Lukashenko sugjeron bashkëpunim trepalësh me Moskën dhe Phenianin

16 Shtator 2023, 10:39| Përditesimi: 16 Shtator 2023, 10:40

  • Share

1694786515_putin.jpg

Presidenti rus Vladimir Putin mbajti një takim të premten me aleatin e tij bjellorus, Aleksandër Lukashenko i cili propozoi që Minsku t’u bashkohet përpjekjeve të Moskës për të rigjallëruar aleancën me Phenianin.

Propozimi i tij vjen pas takimit të nivelit të lartë të presidentit Putin me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Presidenti i Bjellorusisë u takua me homologun e tij rus në vendpushimin e Detit të Zi të Soçit dhe presidenti Putin tha se do ta informonte zotin Lukashenko lidhur me bisedimet me udhëheqësin koreano-verior, që siç tha ai kishin të bënin me situatën në rajon dhe atë në Ukrainë. Lukashenko u përgjigj duke propozuar një bashkëpunim trepalësh./VOA


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ministri i Mbrojtjes ruse, Shoigu i tregon liderit të Koresë Veriut sistemin raketor Kinzhal! Zelensky: Heroizmi ukrainas do të sjellë fundin e luftës


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?