Bota

Lukashenko: SHBA, Britania dhe Polonia synojnë të shkatërrojnë BE-në

29 Nëntor 2021, 14:51| Përditesimi: 29 Nëntor 2021, 14:53

  • Share

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania dhe Polonia po synojnë të shkatërrojnë Bashkimin Evropian. Lukashenko tha se është i sigurt se për dy vite polakët dhe britanikët duan të shkatërrojnë Bashkimin Evropian me sugjerimin e Uashingtonit, pasi SHBA nuk kanë nevojë për partnerë që mund të jenë të barabartë me ta.

“Situata në kufirin perëndimor nuk është e lehtë. Kushtojini vëmendje vizitës së kryeministrit polak Mateusz Morawiecki në Britani.  Shumë kanë filluar të deklarojnë hapur: nëse mbarojnë ndihmat nga Bashkimi Evropian (miliarda dollarë dhe euro) ne nuk kemi nevojë për BE-në. Prandaj po bëhet gjithçka për ta shkatërruar Bashkimin Evropian”, tha Lukashenko.

Kryeministrit polak Morawiecki zhvilloi një seri bisedimesh në Evropë në lidhje me presionin e krijuar nga emigrantët në kufirin e Bashkimit Evropian me Bjellorusinë. Bashkimi Evropian ka akuzuar udhëheqësin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko se po përdor emigrantët për të destabilizuar BE-në, në formë hakmarrjeje për sanksionet e vendosura ndaj regjimit të tij autoritar.

Bjellorusia mohon se ka krijuar krizën. Polonia po i refuzon emigrantët, duke thënë se po mbron kufirin për të gjithë Evropën. Ajo ka marrë mbështetje nga Bashkimi Evropian, NATO dhe Shtetet e Bashkuara.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?