Lukashenko: Duhet të flasim me polakët për të vendosur paqe mes dy vendeve

11 Gusht 2023, 15:34| Përditesimi: 11 Gusht 2023, 15:44

  • Share

1689685218_lukashenko.jpg

"Duhet të flasim me polakët. Unë i thashë kryeministrit të më kontaktojë. Nëse ata duan, ne mund të flasim dhe të bëjmë paqe", tha lideri bjellorus, Aleksandër Lukashenko , në favor të bisedimeve me Varshavën pasi Polonia njoftoi vendosjen e trupave shtesë në kufirin mes dy vendeve në një kontekst tensionesh.

Në deklaratat e raportuara, Lukashenko la të kuptohet gjithashtu se politikat kufitare të Varshavës do të lidhen me zgjedhjet parlamentare të 15 tetorit. Ditën e djeshme, Polonia njoftoi synimin e saj për të zhvendosur 10 mijë ushtarë në kufirin me Bjellorusinë.

"Ata po përpiqen të nxisin tensionet për të demonstruar se riarmatimi i vendit është i drejtë. Polakët nuk janë memeca. Le të presim dhe të shohim, sepse ne jemi të hapur për bashkëpunim", tha Lukashenko.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Zelensky shkarkon shefat e rekrutimit për korrupsion! Agjentët 007 të Kievit paralajmërojnë banorët e Moskës: Prisni sulme të reja


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?