Lukashenko djeg Bjellorusinë, por qetëson shqiptarët

20 Gusht 2020, 22:04| Përditesimi: 20 Gusht 2020, 22:06

  • Share

I dha drejtim vetë Lukashenko dhe i qetësoi të gjithë bijtë e shqipes, që kanë një javë duke qarë hallet e Bjellorusisë, meqë punet tona i kemi të gjitha në rregull.

Si ata, që mendojnë se, po të shkojë Edi Rama si ndermjetësues atje, kriza do të zgjidhet menjëherë, si lider global që është, ashtu edhe të tjerët, të cilët po thonë se vetëm për shkak te tij presidenti bjellorus nuk e pranon OSBE-në si arbitër.

E sigurt është që, kur autokrati i Minskut e ka marrë atë vendim, njeriu i fundit që mund t'i ketë vajtur ndër mend me shumë gjasa ka qenë kryeministri i Shqipërisë.

Pas kësaj, ka shumë mundësi që ky qëndrim refuzues dhe sypatrembur ndaj imperializmit perëndimor do ta përshpejtojë fundin e regjimit të tij.

Komento

Komente

  • Maxi: 21/08/2020 14:46

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=747216465849491&set=a.189643781606765&type=3&theater

    Përgjigju
  • Dani: 21/08/2020 03:31

    Edhe ti me xhelozi po flet?Ke dalë nga shkolla e Salës nuk ke faj.

    Përgjigju
  • Gazmend: 20/08/2020 22:52

    Mendoj se Edi Rama shkon ne Minsk si kryetar i radhes se OSBE dhe jo si kryeministri i Shqiperise ,prandaj mos i ngaterro pozicionet me qellim denigrimin e Edi Rames, rastesia qelloi qe Shqiperia te jete kryesuese e radhes se OSBE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?