Romelu Lukaku

Lukaku 'thumbon' Interin: Isha në situatë të vështirë, Roma më ndihmoi

8 Mars, 16:06
  • Share

Romelu Lukaku duket se ende nuk e ka harruar plotësisht largimin "me sherr" nga Interi. Pa e përmendur kurrë, sulmuesi belg kthehet shpesh për të folur për ish-skuadrën e tij, duke dhënë sinjale të qarta për tifozët zikaltër, të goditur në krenarinë e tyre nga një lojtar që i ishte betuar për dashuri të përjetshme skuadrës dhe i cili befas u bë i padisponueshëm, pasi kishte “flirtuar” me kundërshtarë si Juventusi dhe Milani.

Mundësia e fundit për të folur për një të kaluar që kurrë nuk ka qenë kaq e largët ishte ndeshja e parë e raundit të 1/8 të Ligës së Evropës, ku Big Rom u ngrit mbi mbrojtjen e Brighton dhe shënoi pasi Roma fitoi 4-0 në ndeshjen e parë.

“Gjithmonë përpiqem të jap maksimumin për Romën sepse isha në një situatë të vështirë, shumë njerëz nuk e dinë se si ishte situata ime, por falënderoj shumë Romën që më ndihmoi”, shpjegoi sulmuesi belg pas ndeshjes për Sky Sport . 

Romelu flet edhe për mbështetjen që i ka dhënë Nainggolan dhe tanimë De Rossi.

"Kur mbërrita, pashë menjëherë dashurinë e tifozëve për këtë ekip madhështor. Nainggolan më kishte përgatitur shumë në ditët e fundit se si duhet të sillem në Romë. Shokët e skuadrës ishin shumë të mirë me mua, Mourinho më ndihmoi dhe tani De Rossi po e bën këtë", vijoi ai.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?