Goli i Lukakut

Lukaku s'ndalet në stërvitje, ul në tokë mbrojtësin dhe shënon supergol! Gëzojnë tifozët e Romës (VIDEO)

6 Shtator 2023, 16:03| Përditesimi: 6 Shtator 2023, 16:13

  • Share

Romelu Lukaku ka gëzuar tifozët e Romës. Sulmuesi i tyre ka shënuar një supergol nga grumbullimi me kombëtaren e Belgjikës, duke treguar se është rrugës për të kapur formën optimale dhe për të ndihmuar klubin e Serie A në objektivat sezonalë.

Sulmuesi ka marrë një pasim në përgatitjet e "Djajve", teksa pas kontrollit të bukur ia ka dalë që të lërë në vend shokun e skuadrës në mbrojtje me 'biçikletë', për një gol që po bën xhiron e medieve në Europë.

Duket se firma me Romën e ka qetësuar sulmuesin, që kaloi një verë me të vërtetë të nxehtë mes "telenovelës" për të ardhmen e tij të re. Kujtojmë se për kualifikueset e Euro 2024, Belgjika luan me Azerbajxhanin në transfertë më 9 shtator dhe pret Estoninë tre ditë më vonë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?