Romelu Lukaku

Lukaku harron Interin dhe i thotë 'po' Juventusit! Ndizet merkato në Serie A

15 Korrik 2023, 10:03
  • Share

Romelu Lukaku është në qendër të merkatos në Serie A. Sulmuesi belg ka harruar Interin pas dy sezonesh dhe i ka thënë "po" Juventusit. Mund të duket e çuditshme, por "Zonja" ka marrë dakordësinë e sulmuesit dhe mediet në Itali bëjnë me dije se paga prej 12 milionë eurosh në sezon ka bindur Lukakun që të kalojë te rivali më i madh i Interit.

Zikaltërit kërkuan të marrin sërish në huazim lojtarin nga Chelsea, me Blutë që kërkojnë një shumë përfundimtare prej afro 40 milionë eurosh për ta lënë të lirë. Me Interin që po ngurron, Juvja duket se ka bërë ofertën e duhur të drejtim të Chelsea, duke bindur dhe lojtarin me pagën e majme.

Tanimë drejtori i ri sportiv i Juves, Christian Giuntioli i ka kërkuar Lukakut që të presë të paktën dhjetë ditë, derisa Vlaahovic të sistemohet te PSG-ja. Me palët që kanë dakordësinë, është puna e Juves që të lëvizë në merkato dhe të afrojë ish-sulmuesin e Interit, teksa duket se këtë herë derbi i Italisë ka kaluar në merkaton e nxehtë të verës.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?