Sport

Lukaku drejt largimit nga Interi, 130 milion zikaltërve dhe 13 milionë euro në sezon sulmuesit nga Chelsea

4 Gusht 2021, 09:53| Përditesimi: 4 Gusht 2021, 09:58

  • Share

Interi mund të humbasë edhe sulmuesin kryesor Romelu Lukaku. Diskutimi i merkatos mes Interit dhe Chelseat për sulmuesin belg vijon dhe ka të reja interesante. Nëse deri pak orë më parë klubi zikaltër dhe vetë Lukaku nuk donin të dëgjonin ofertën e londinezëve dhe shprehnin dëshirën për të vazhduar së bashku tashmë nga Britania vijnë zëra se Interi është i tunduar nga oferta dhe Lukaku nga paga që i ofrohet.

Lukaku do të mbrojë titullin me ngjyrat zikaltër por Chelsea është i vendosur dhe ofron shumë. Interi kërkon vetëm para dhe jo lojtar në shkëmbim. Për Interin do të shkonin 120 deri në 130 milion euro ndërsa paga për Lukakun do të shkojë nga 8.5 që është aktualisht në 13 milion euro neto në sezon. Për momentin Interi nuk ka ndërmend ta shesë qendërsulmuesin por nëse vetë Lukaku shfaq interes dhe oferta janë të këtij niveli atëherë çdo gjë është e mundur./ Përgatiti Andi Kapxhiu

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?