Lukaku duke festuar golat ndaj Empolit

Lukaku bëhet i frikshëm, Inter merr fitoren e parë në Seria A pas 6 ndeshjesh! Pak minuta edhe për Asllanin (VIDEO)

23 Prill 2023, 14:30| Përditesimi: 23 Prill 2023, 14:38

  • Share

Interi ka marrë fitoren e parë pas 6 ndeshjesh në Seria A pasi zikaltërit kanë mposhtur 0-3 Empolin. Në këtë sfidë delikate për të besuarit e Inzaghit Lukaku realizoi ‘dopietë’, ndërsa në minutat e fundit rrugën e rrjetës gjeti edhe Lautaro Martinez.

Vlen të theksohet se si zëvendësues në këtë ndeshje hyri edhe shqiptari Kristjan Asllani, ndërsa kjo ishte edhe një hakmarrje për humbjen e fazës së parë që Inter pësoi nga Empoli në ‘San Siro’.  Fitorja e fundit në kampionat për Interin ishte më 5 mars kundër Lecce-s.

Golat e ndeshjes Empoli-Inter mund t'i ndiqni këtu.

Sakaq më herët Lazio u mposht 0-1 nga Torino, duke hedhur një hap fals në blindimin e zonës Champions. Kryeqytetasit vinin në këtë sfidë pas një serie fitoresh të pabesueshme, ndërsa pas sfidës trajneri Maurizio Sarri bëri akuza të forta për arbitrat.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?