Lukaku bë heroin, Inter kalon në çerekfinale! Do përballet me Milanin

13 Janar 2021, 17:42| Përditesimi: 14 Janar 2021, 10:04

  • Share

Inter ka marrë një kualifikim dramatik në 1/8 e Kupës së Italisë duke mposhtur 1-2 Fiorentinën pas 120 minutash. Zikaltërit do ta zhbllokonin sfidën në minutën e 40 me Vidal që realizoi saktë një penallti, por kaq nuk do të mjaftonte për të kaluar më tej. Kjo si pasojë e Koume-s që dhuroi një perlë për të barazuar përkohësisht.

Kaq në harkun kohor të 90 minutave, ndërsa goli vendimtar do të vinte pak para se skuadrat ti drejtoheshin penalltive. Një kros i Barella-s u shfrytëzua siç duhet nga Lukaku që nuk fali me kokë.

Faza tjetër, që është çerekfinale, rezervon derbin mes Interit dhe Milanit. Këta të fundnit një ditë më parë mposhtën Torinon me penallti.

Ndërkohë sonte do të luhen edhe dy sfida të tjera çerekfinale të Kupës së Italisë që janë të gjitha me tek ndeshje. Napoli i Genaro Gatusso-s do të përballet në San Paolo me Empoli-n, një kundërshtar që duket i lehtë në letër. Një ndeshje speciale edhe për Hysajn, që do përballet me të kaluarën.

Sakaq në mbrëmje Juventus do të presë në Allianz Stadium Genoa-n. Për bardhezinjtë do të jetë një ndeshje jo pa inpenjim, ndërkohë që të dielën do të jetë supersfida me Interin e vlefshme për Seria A.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?