Luiz Ejlli

Luizi tregon çfarë do kishte bërë nëse në Big Brother futet ish- i dashuri i Kiarës: Ose unë ose ai në shtëpi

26 Janar 2023, 17:06| Përditesimi: 26 Janar 2023, 17:10

  • Share

Publiku ka pritur që Butrint Imeri, ish-partneri i Kiara Titos të ishte pjesë e Big Brother Vip, kjo ndoshta edhe “e provokuar” nga vetë këngëtari, por kjo gjë nuk ka ndodhur. I Pyetur nga banorët së çfarë do ndodhte nëse do futej në shtëpi ish- i dashuri i Kiarës, Luizi ka reaguar shumë ashpër dhe ka thënë se do ‘ e shkatërronte”. Ai shtoi se nëse diçka e tillë ndodh, ai do të largohet prej shtëpisë. “Ose unë, ose ai”, tha Luizi duke folur me Valbonën dhe Bjordin në oborr.

Ky reagim i Luizit vjen në një kohë kur ai ia ka shprehur hapur të gjitha ndjenjat e tij Kiarës.

Por edhe kjo e fundit ka thënë se e ka shumë xhan atë dhe ndryshe nga ditët e para në shtëpi, është afruar më shumë me Luizin.

 

 

F.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • durres: 26/01/2023 18:18

    po ku krahasohet ky qe djeq cigaren hahahahah me ty o yll.luiz kampjon gjithe durresi ty te don.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?