Diplomati italian Luigi Soreca

Luigi Soreca rikthehet në Shqipëri si ambasador i komanduar i Bashkimit Evropian

16 Gusht 2023, 19:26| Përditesimi: 16 Gusht 2023, 22:13

  • Share

Diplomati italian, Luigi Soreca do të rikthehet në Shqipëri si ambasador i Bashkimit Evropian në vendin tonë. Soreca do të drejtojë Delegacionin e BE-së në Tiranë deri në emërimin e ambasadorit të ri.

Ish ambasadori do të marrë detyrën përkohësisht më 1 shtator dhe do të drejtojë Delegacionin e BE-së në Tiranë deri në ardhjen e Shefit të ri të Delegacionit.

Ndërkohë ambasadorja aktuale Christiane Hohmann u largua para kohe nga vendi ynë pasi u desh të rikthehej në Shërbimin e Jashtëm Gjerman nga 1 shtatori 2023 për detyrën e saj të ardhshme të lartë. Ajo mund të shkojë në Irak si ambasadore e Gjermanisë.

Para se të niste detyrën në Shqipëri, në gusht 2022, Christiane Hohmann ishte ambasadore e Gjermanisë në Estoni.

Soreca ka shërbyer si ambasador në vendin tonë për tre vite e shtatë muaj. Ai erdhi në Tiranë në shtator të vitit 2018 dhe u largua në prill të 2022.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari: 16/08/2023 21:53

    Te njoftohet urgjentisht Romina Kuko.

    Përgjigju
    • Or tej: 17/08/2023 09:25

      Erdhi me ne fund gerneta per Rominen or teeeejjjjj

    • Turi: 16/08/2023 23:41

      Ypp xhixhi

  • Grupi: 16/08/2023 20:48

    Nuk paska marre kestin e fundit akoma. Te gjithe diplomatet e huaj super pasurohen ne shqiperi.

    Përgjigju
    • E verteta: 17/08/2023 08:36

      Eh more Lesh me " shyqyre" si ty eshte mbushur si vend prandaj njerezit jane verbuar nga korupsioni, krimi dhe parate e pista. Nuk e kupton injoranca qe kjo situate neser do ju kthehet ne bumerang. Ti me kujton historine e Nastradinit qe e peshtyu pasanikun ne fytyre ne shtepine e e tij dhe i tha: U vetmi vend i piset ne shtepine tende eshte fytyra jote.

    • Llesh: 16/08/2023 22:06

      E mer grup shyqyr qe jeni pak si takemi juaj ne Shqiperi por megjithate ju e qelbni vendin

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?