Luhet sfida direkte Tirana-Kukësi, ja çfarë rezultati duan bardheblutë për t’u shpallur që sot kampionë

6 Korrik 2020, 12:09| Përditesimi: 6 Korrik 2020, 12:14

  • Share

Pas polemikave të shumta dhe zhurmës së madhe që shkaktoi ndeshja e Kupës ndaj Bylisit sot Tirana do të kërkojë të lërë gjithçka pas krahëve dhe pse jo të fitojë titullin kampion.

Bardheblutë kryesuesit e Superligës presin në “Selman Stërmasi” Kukësin e vendit të dytë dhe rivalin direkt për titullin kampion. Titulli i fundit kampion për Tiranën ishte në vitin 2009 por sot bardheblutë mund të festojë për trofeun numër 25 në histori si kampionë të vendit.

 Gjithsesi për ta fituar që sot titullin kampion Tiranës i duhet që ndeshjen ndaj rivalit direkt Kukësit ta fitojë me tre gola diferencë pasi në të kundërt festa do të shtyhej në duelin e radhës ndaj Partizanit në derbi. Tirana është me njërën dorë tek titulli kampion por që ta fitojë sot duhet t’a mposhtë Kukësin me diferencë prej 3 a më shumë golash.

Java e 32-të e Superligës luan sot edhe dy ndeshje të tjera ku Partizani luan në Mallakastër ndaj Bylisit ndërsa nën dritën e projektorëve Teuta pret Skënderbeun në duelin për një vend në Kupat e Europës.

Përgatiti: Andi Kapxhiu

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?