Luhet për historinë dhe paratë, sonte ndeshja përcaktuese e Partizanit në Europë! Në fushë edhe Struga me Ballkanin

17 Gusht 2023, 11:47| Përditesimi: 17 Gusht 2023, 13:03

  • Share

Sonte në orën 20:00 në Elbasan Partizani do të luajë një ndeshje vendimtare për historinë e klubit, pasi të kuqtë presin Valmerian në ndeshjen e kthimit, teksa një javë më parë fituan 1-2 në transfertë. Për këtë përballje trajneri Zoran Zekic ka të padisponueshëm sulmuesin Christian Mba, ndërsa braziliani da Silva është i pezulluar për shkak të sjelljes. Kualifikimi nuk vlen vetëm për prestigjin, por edhe për arkat e klubit, pasi nëse Partizani ia del përfitimet nga Europa në turin e katërt shkojnë në 1.9 milionë euro.

“Në ndeshjen e parë Valmeria tregoi se ishte një skuadër shumë e mirë, por nuk duhet të kemi frikë. Të tregohemi të zgjuar dhe të interpretojmë ndeshjen ashtu siç duhet. Për më tepër të largojmë presionin nga kjo ndeshje,”-u shpreh Zoran Zekic, trajner i Partizanit.

Sakaq po sonte në orën 20:00 në Luksemburg, skuadra shqiptare e Maqedonisë së Veriut Struga, që drejtohet nga Shpëtim Duro, do ti duhet të mbrojë fitoren 3-1 në ndeshjen e parë për të kaluar në fazën ‘play-of’ të Conference League’.

“Duhet ta fshijmë nga kujtesa lojën e parë dhe të përqëndrohemi te kjo ndeshje, për të bërë maksimumin dhe për të kaluar në turin tjetër,”-tha Shpëtim Duro, trajner i Strugës.

“Shpresojmë të vazhdojmë ecurine këtyre ndeshjeve si në aspektin e vrapimit ashtu edhe taktik. Uroj të bëjmë një parqitje shumë të mirë dhe të vazhdojmë më tutje,"-u shpreh Bunjamin Shabani, kapiten i Strugës.

Ndërkohë Ballkani i Ilir Dajës duhet t’ia dalë në Gjibraltar kundër Lincoln Red pasi fituan 2-0 ndeshjen e parë në Kosovë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?