Luhet një copëz titull në 'Maradonën' e mbushur plot, sonte superpërballja Napoli-Juventus! Përplasen trajnerët, Allegri: Spaletti e ka detyrim fitoren

13 Janar 2023, 12:27| Përditesimi: 13 Janar 2023, 15:22

  • Share

Sonte në orën 20:45 Seria A luan një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, pasi Napoli kryesues pret Juventusit e vendit të dytë. Në stadiumin ‘Maradona’ të mbushur plot vendasit do kërkojnë të djegin shpresat jo vetëm të bardhezinjve, por të gjithë kundërshtarëve, ndërsa ‘zonja e vjetër’ ka shansin e artë për t’u afruar në krye. Aktualisht diferenca është 7 pikë, ndërsa lajmi i mirë për Napolin është se nuk ka asnjë mungesë. Ndryshe nga Juventusi që deri në fund të janarit do të duhet t’ia dala pa Vlahovic dhe Pogba-n, të rikuperuar ende jo të gatshëm për të luajtur një ndeshje.

Në konferencën për shtyp trajneri Allegri është përpjekur të kalojë presionin te Napoli, duke u shprehur se ‘ata janë skuadra që duhet të fitojë me patjetër, pasi për Juventusin është një ndeshje thjeshtë e rëndësishme’. Sakaq Spalletti është kundërpërgjigjur duke deklaruar se ‘Allegri e ka të kotë të fshihet pasi Juventus është favorite, duke qenë një skuadër e mbushur me kampionë’. Për t'u theksuar edhe fakti që kompanitë e basteve e kanë konsideruar Napolin si skuadrën pretendente për të fituar 3 pikët, ndërsa nuk duhet harruar edhe fakti që Juventus vjen pas 8 fitoresh rradhazi në kampionat.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?