Tërbuni 1-1 Besëlidhja, ndërprerë nga bora

Luhen katër ndeshjet e Kategorisë së Dytë, dëbora shtyn Tërbuni - Besëlidhja! Portieri dërgohet me urgjencë në spital

25 Nëntor 2023, 16:42| Përditesimi: 25 Nëntor 2023, 19:40

  • Share

Grupi A i Kategorisë së Dytë ka pasur në program katër duele këtë të shtunë. Duke nisur nga 13:30 tetë skuadrat zbritën në fushë, ndërsa në stadiumin "Ismail Xhemali" në Pukë u luajt vetëm pjesa e parë e Tërbuni 1-1 Besëlidhja. Për shkak të borës së shumtë në fushë dhe kushteve të pafavorshme të motit, 45 minutat e dyta të duelit do luhen në një tjetër datë. Sfida u mbyll 1-1 në pjesën e parë.

Gjatë fraksionit të parë, portieri i Tërbunit Entoni Shkoza nuk u ndje mirë për shkak të temperaturave të ulëta, me 22-vjeçarin që u dërgua menjëherë në spital dhe pas ndihmës është jashtë rrezikut për jetën. Duket se temperaturat e ulëta dhe bora i shkaktuan probleme kardiake 22-vjeçarit, që futi në panik të pranishmit.

Pjesa e dytë e ndeshjes është vendosur që të luhet ditën e mërkurë, ora 13:00 në qytetin e Shkodrës.

Në duelet e tjera bie në sy fitorja 0-6 e Ilirisë në transfertë me Shënkollin. Në Librazhd, Sopoti vendas nuk mundi të merrte pikë pasi u mund 1-2 nga Veleçiku. Adriatiku fitoi 2-1 me Murlanin.

Pas kësaj jave, Valbona kryeson me 21 pikë, ndjekur nga Iliria dhe Besëlidhja me 19 pikë. Në fund Murlani dhe Naftëtari.

Ora 19:37
Panik në Pukë, i ftohti nga bora i shkaktojnë probleme kardiake portierit! Dërgohet me urgjencë në spital

PUKË - Tërbuni dhe Besëlidhja barazuan 1-1 në pjesën e parë të ndeshjes së Kategorisë së Dytë që vlente për javën e tetë në grupin A. Sfida u luajt vetëm 45 minuta për shkak se stadiumi "Ismail Xhemali" u mbulua nga bora. Për shkak të kushteve jo të favorshme, dueli u vendos të shtyhej në një tjetër datë.

Gjatë pjesës së parë, portieri i vendasve Entoni Shkoza nuk u ndje mirë për shkak të temperaturave të ulëta, me 22-vjeçarin që u dërgua menjëherë në spital dhe pas ndihmës është jashtë rrezikut për jetën. Duket se temperaturat e ulëta dhe bora i shkaktuan probleme kardiake 22-vjeçarit, që futi në panik të pranishmit.

Pjesa e dytë e ndeshjes është vendosur që të luhet ditën e mërkurë, ora 13:00 në qytetin e Shkodrës.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?