Ilir Daja, trajneri i Ballkanit

Luhen fatet e kualifikimit në Zagreb, Ilir Daja: Nuk kemi ç'humbasim, japim gjithçka në fushë

13 Dhjetor 2023, 19:41| Përditesimi: 13 Dhjetor 2023, 19:42

  • Share

KROACI - Dinamo Zagreb luan kundër Ballkanit nesër në 21:00 për raundin e fundit në grupin C të Conference League. Kampionët e Kosovës luajnë fatet në Kroaci, teksa një fitore e mundshme kombinuar edhe me humbjen e Astanës, do i jepte djemve të Ilir Dajës kalimin më tej.

Nga Zagrebi, trajneri Ilir Daja ka thënë se nesër do luajnë gjithçka për gjithçka, pasi nuk kanë asgjë për të humbur.

"Kemi një ndeshje të vështirë, sepse kemi përballë një kundërshtar që ka shumë përvojë dhe është tepër i fortë, pavarësisht se ndeshjen e parë e kemi fituar në Prishtinë. Kështu që në Zagreb na pret një ndeshje shumë e fortë. Pavarësisht kësaj, ne jemi përgatitur dhe nuk kemi çfarë të humbim, pra do të luajmë ‘gjithçka për gjithçka’.

Sigurisht që kemi bërë një rrugëtim për të dytin vit në këtë garë që është historike për Kosovën dhe kur luajmë në këto nivele gjithmonë kemi përballë ekipe shumë më të mira se ne në çdo aspekt. Edhe kur luan për barazim është shumë vështirë, lëre më për fitore. Por, ne do të përdorim të gjitha forcat tona për të bërë një paraqitje të mirë në Zagreb dhe për të fituar”, paralajmëroi Daja në konferencën për shtyp", tha Ilir Daja.

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?