Besiktas 2-3 Lugano

Lugano e fortë në Stamboll, befason Besiktasin mes 5 golash në Conference League (VIDEO)

5 Tetor 2023, 20:55| Përditesimi: 5 Tetor 2023, 20:56

  • Share


Besiktas humbi 2-3 në Stamboll kundër Luganos, për ndeshjen e dytë në grupin D të Conference League. Edhe pse me Milot Rashicën në fushë për 45 minuta, skuadra turke nuk mundi të merrte pikë në shtëpi, duke u barazuar dhe më pas kaluar nga zviceranët.

Vendasit kaluan në avantazh të dyfishtë me Aboubakar në minutat 38-të dhe 52, ndërsa dhjetë minutat e fundit të ndeshjes ishin dramatike. Lugano shënoi me Aliseda dhe barazoi me shqiptarin Shkëlqim Vladi, teksa në fundin e ndeshjes Eric Bailly shënoi në portën e tij, për t'i dhënë Besiktasit një goditje, për humbjen 2-3.

Në grupin D të Conference League, Lugano dhe Club Brugge kanë nga katër pikë dhe ndajnë kreun, teksa Besiktas dhe Bodo Glimt nga një pikë.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Ballkani mposht gjigantët e Dinamos, Besiktasi përmbyset nga Lugano! Legia me Muçin s'ia del në Conference League


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?