Pamje nga vendngjarja

‘Luftë’ në Napoli, Ultrasit e Unionit përplasen me policinë, arrestohen 11 tifozë gjermanë

8 Nëntor 2023, 13:41| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 13:43

  • Share

Përplasje të ashpra janë shënuar mbrëmjen e kaluar në Napoli mes tifozëve të Union Berlinit dhe policisë italiane.

Rreth 2 mijë tifozë gjermanë kanë udhëtuar për të ndjekur ndeshjen e Champions League që luhet sonte në stadiumin Maradona, por qindra ultras u përballën me policinë në qendër të qytetit.

Ata shkatërruan dyqane, hodhën fishekzjarre dhe përmbysën koshat e mbeturinave, ndërsa nuk munguan as bombat molotov.

Nga incidentet mbetën të plagosur lehtë disa policë, ndërsa janë shoqëruar në komisariat 11 tifozë gjermanë. Frika e policisë ishte se ultrasit e Union Berlinit do të përplaseshin me ultrasit e Napolit.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?