Pamje nga vendi i ngjarjes

Kronikë

‘Luftë’ mes të rinjve në Gjermani, goditet me thikë 25-vjeçari shqiptar pas një feste! Përfundon në spital në gjendje të rëndë për jetën

7 Tetor 2021, 22:51| Përditesimi: 7 Tetor 2021, 22:57

  • Share

Rreth 20 djem të rinj janë përplasur mes tyre pas një feste në një bordello në Hamburg të Gjermanisë. Si pasojë e përleshjes ndërmjet tyre, ka mbetur i plagosur një 25-vjeçar shqiptar, i cili është goditur me thikë në shpinë dhe në kokë. I riu, identiteti i të cilit nuk dihet, është dërguar në spital dhe është në gjendje të rëndë për jetën.

Dëshmitarët okularë e përshkruan sherrin mes të rinjve si një ‘tmerr’, ku sipas tyre ato po luftonin ndërmjet tyre dhe menjëherë njoftuan policinë.

Pas sherrit, në vendngjarje mbërritën gjashtë makina policie, ndërsa disa nga të rinjtë u larguan me shpejtësi dhe disa të tjerë u fshehën në bordello. Jo shumë larg vendit të ngjarjes, policët arrestuan pesë persona, përfshirë një rumun që ishte vetëm 21 vjeç. Arsyeja e grindjes së përgjakshme është ende e paqartë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?