'Luftë' me kryesuesen, Roma pret sonte në 'Olimpico' Betis-in! Lazio, United dhe Arsenal në fushë për Europa League

6 Tetor 2022, 11:31| Përditesimi: 6 Tetor 2022, 16:14

  • Share

Roma e Jose Mourinhos pas fitores kundër Interit do kërkojë sonte në Europë League të vijojë me rezultatet pozitive, pasi vendi i tretë në grup ku ndodhet aktualisht nuk i përshtatet. Për t’ia dalë duhet të thyejë kryesuesen e Btis, ndërsa për këtë pritet të ketë ndihmën e madhe e të publikut. Para ndeshjes Mourinho ka deklaruar se nuk do kursejë askënd, duke lënë të kuptohet se Dybala do luajë titullarë pavarësisht problemeve me dëmtimet.

Ndërkohë në orën 18:45 në fushë do jetë edhe një tjetër skuadër e Seria A, Lazio, që duhet të kthejë nderin në Europë pas humbjes 5-1 kundër Midtjylland. Të besuarit e Sarri-t kanë udhëtuar në Austri për t’u përballur me Sturm Graz, ndërsa 3 pikët janë objektiv edhe për të mos komplikuar kalimin e grupit.

Nga skuadrat me emër të Europës do të impenjohet edhe Manchester United, që ndodhet në Qipro për t’u përballur me Omonian. Një ndeshje e lehtë në letër, por që nuk duhet gabuar, pasi pozitat në grup nuk janë më të mirat për ‘djajtë’. Një fitore do mbyllte pak edhe plagët nga humbja turpëruese në derbi kundër City-t, ndërsa nga minuta e parë pritet në fushë Cristiano Ronaldo. Arsenal do jetë sonte gjithashtu në fushë, pasi në Londër pret Bodo Glint me qëllimin për të forcuar pozitat në grup.

Sakaq në Conferenca League, skuadra e vetme shqiptare që merr pjesë në Kupat e Europës, Ballkani i Kosovës, ka udhëtuar në Turqi për tu përballur me Sivasspor. Skuadra e Ilir Dajës qëllimin e ka arritur, por sonte do kërkojë të tregojë vlerat e saj dhe pse jo për të bërë surprizën pavarësisht se turqit janë favoritët e mëdhenj.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?