‘Luftë e tmerrshme globale’, Papa Françesku nxjerr dokument të ri për mbrojtjen e natyrës

30 Gusht 2023, 16:10
  • Share

Papa Françesku së fundmi ka njoftuar se së shpejti do të nxjerrë një dokument të ri për mbrojtjen e natyrës, pasi sipas tij po ndodh një ‘luftë e tmerrshme’ botërore kundër mjedisit. Ai tha se dokumenti do të lëshohej më 4 tetor.

Është një vazhdim i enciklikës së tij me ndikim të vitit 2015, forma më e lartë e shkrimit papal, e cila flet për nevojën për të mbrojtur mjedisin, për të përballuar rreziqet dhe sfidat e ndryshimeve klimatike dhe për të reduktuar përdorimin e lëndëve djegëse fosile, raporton Reuters.

Papa e përshkruan natyrën si një "dhuratë të shenjtë nga krijuesi". I dërguari i SHBA për klimën dhe ish-sekretari i shtetit John Kerry i tha Reuters në një intervistë në qershor pas takimit me Papën se enciklika e vitit 2015 kishte një "ndikim të thellë" në konferencën e klimës atë vit, e cila vendosi synime për të kufizuar ngrohjen globale.

Ai tha se dokumenti i ri do të ishte një nxitje apostolike, një formë tjetër e shkrimit papal. Pasi u publikua Laudato Si, disa katolikë konservatorë të lidhur me lëvizjet politike konservatore dhe interesat e korporatave, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, kritikuan ashpër Papën për mbështetjen e mendimit të shumicës së shkencëtarëve që thonë se ngrohja globale është të paktën pjesërisht për shkak të aktivitetit njerëzor.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?