Luftar Reçi nuk dëshmon/ Avokati i Palurent Dervishajt: S’mban mend sa ka gënjyer! E gjitha bashkëpunim mes tij dhe SPAK

6 Mars 2023, 10:57| Përditesimi: 6 Mars 2023, 11:00

  • Share

1678096705_Screenshot13.jpg

Report Tv ka zbardhur të tjera detaje nga seanca për marrjen në pyetje të Luftar Reçit. Avokati i Plaurent Dervishajt, Ilia Ilia ka hedhur akuza se e gjitha është një bashkëpunim mes SPAK dhe Reçit.

“Sot për të tretën herë që jam i bindur se është inskenim mes prokurorisë dhe bashkëpunëtorit. Pra janë dakortësuar me Reçin paraprakisht. Është i vetmi person mbi dëshmitë e të cilit janë ngritur akuzat, dhe ai nuk ndodhet këtu. Reçi nuk mban mend sa ka gënjyer dhe ka frikë të dëshmojë se nuk do të thotë të njëjtën gjë. Mund t’i vihet një opgj pranë, nëse bëhet me video konferencë dhe të lexojë çfarë i thonë”, tha Ilia Ilia.

Nga ana tjetër, Emiljano Shullazi është shprehur se do ta shohë në sy Luftar Reçin kur dëshmon.

“Që jam vënë nën hetim ku nuk kam kërkuar ballafaqim me Luftar Reçin. Letra pa fund KLP, ish krimeve të rënda, KLGJ, asnjë përgjigje, përballja do bëhet në gjykatë më kanë thënë. Prokurorja nuk ka firmosur për arrestimin tim, dhe nuk e njeh dosjen. Dua ta shoh në sy kur të dëshmojë Luftar Reçi. Hajde tani vijmë këtu qëndrojmë përballë jush se bashkëpunëtori nuk është”, tha Shullazi.


Lajmi kryesor:

Dështon sërish përballja/ Mungon Luftar Reçi: Unë në seancë do të jem si qengji mes ujqërve! GJKKO urdhëron shoqërim të detyruar! Shullazi: Dua ta shoh në sy


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?