Gjykata Ndërkombëtare Penale, urdhër-arresti për Vladimir Putin, akuzohet për krime lufte në Ukrainë! Kievi: Vendim historik, ky është vetëm fillimi! Moska: Letër higjienike

17 Mars 2023, 07:10| Përditesimi: 17 Mars 2023, 22:46

  • Share

Urdhër arresti ndërkombëtar për Vladimir Putin për krime lufte. Ky është zhvillimi i madh i ditës së sotme, pas vendimit të marrë nga Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë pas rezultateve të para të dala nga hetimi i nisur disa javë pas pushtimit. Presidenti rus akuzohet se ka deportuar mijëra fëmijë ukrainas në Rusi.

E njëjta akuzë, me një urdhër të dytë arresti, u ngrit edhe kundër Maria Lvova-Belova, komisionerja e Moskës për të drejtat e fëmijëve. Hetuesit dhe magjistratët që hetojnë krimet e kryera gjatë konfliktit shpjegojnë se kjo linjë hetimi ka pasur gjithmonë përparësi sepse "fëmijët dhe adoleshentët nuk mund të trajtohen si plaçkë lufte". Dhe tani, në përfundim të kontrolleve komplekse dhe të thelluara edhe në lidhje me pranueshmërinë dhe aspektet ligjore, tre gjyqtarët - italiani Rosario Aitala, japonezi Tomoko Akane dhe kostarikani Sergio Ugalde - kanë pranuar kërkesat e prokurorit Karim Khan.

“Vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale nuk kanë asnjë kuptim për vendin tonë, as nga pikëpamja juridike”, komentoi zëdhënësja e Kremlinit, Maria Zakharova, ndërsa Kievi flet për një vendim “historik”.

“Ne vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me GJNP në rastet e dëbimit të detyruar të fëmijëve ukrainas. Më shumë se 1000 faqe prova të ndara tashmë me gjykatën”, shkroi Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës Andrij Kostin në Twitter.

Më 16 mars 2023, u publikua raporti i komisionit hetimor të OKB-së që akuzonte Moskën se kishte kryer "një numër të konsiderueshëm krimesh lufte në katër rajone të Ukrainës në javët e para pas pushtimit rus" dhe duke specifikuar se si "situatat e hetuara në lidhje me transferimin dhe deportimin e fëmijëve brenda Ukrainës dhe në Federatën Ruse respektivisht shkel të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe përbëjnë krim lufte.

Sipas asaj që u konstatua nga gjyqtarët e koordinuar nga Aitala, komisionerja ruse për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova do të kishte urdhëruar dërgimin e adoleshentëve dhe fëmijëve në objektet e kontrolluara nga Moska që në javët e para pas pushtimit të Ukrainës.  Putin nënshkroi një dekret për të përmirësuar dhe bërë menjëherë operacionale procedurat për marrjen e nënshtetësisë ruse për ukrainasit. Të miturit do të dërgoheshin në kampet ruse të riedukimit dhe më pas do t'u besoheshin familjeve për birësim përfundimtar.

Urdhër arresti ndërkombëtar u lëshua për shkak se krerëve të shteteve nuk u jepet imunitet në rastet që përfshijnë krime lufte , krime kundër njerëzimit ose gjenocid. Analistët ndërkombëtarë janë të vetëdijshëm se për momentin është praktikisht e pamundur të zbatohet urdhri i arrestit , por është një akt që në çdo rast kufizon lëvizjet e presidentit rus dhe hap pashmangshmërisht skenarë të rinj në konflikt.

Për urdhër arrestin, reagoi edhe presidenti ukrainas, i cili e quajti një vendim historik të marrë ndaj personi që kishte kryer krime, duke privuar fëmijët ukrainas që të takoheshin me prindërit e tyre.

Çfarë bën Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe a mund të arrestohet Putin?
Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë ka qenë pjesë e sistemit global të drejtësisë që nga viti 2002, por përqendrimi i saj në çështjet afrikane ka çuar në akuza për njëanshmëri. Statuti i Romës që themeloi gjykatën është ratifikuar nga 123 vende, por SHBA-ja është një mungesë e dukshme, së bashku me Kinën, Indinë dhe Rusinë.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka në juridiksion të ndjekë penalisht dhe të sjellë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për krimet më të këqija - gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës. Gjykata ka juridiksion global. Është një gjykatë e mundësisë së fundit, që ndërhyn vetëm kur autoritetet kombëtare nuk mund ose nuk do të ndjekin penalisht. Rusia nuk është nënshkruese e asaj marrëveshjeje - kështu që Vladimir Putin ose Maria Lvova-Belova nuk do të ekstradohen, dhe natyrisht Putin është presidenti rus.

Ora 22:35
Ukraina: Urdhër-arresti për Putin e vështirëson vizitën e Xi Jinping në Moskë! Nuk mund të takohet me një person që akuzohet për krime ndaj fëmijëve

1675164126_6400xi1662541618.jpg

Urdhër-arresti i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) kundër Vladimir Putin vështirëson vizitën e presidentit kinez, Xi Jinping në Moskë. Kjo u deklarua nga  Oleksy Danilov , sekretar i Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare të Ukrainës. 

"Për vizitën e paralajmëruar të liderit kinez në Moskë, unë mendoj se situata tani do të jetë e vështirë për Kinën. Është e vështirë të takosh një person që dyshohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime kundër fëmijëve ukrainas. Edhe nëse Kina nuk respekton juridiksionin e gjykatës, do të jetë ende një detyrë e vështirë për Kinën dhe diplomatët e saj," tha Danilov.

Ora 20:27
Zelensky reagon pas urdhër-arrestit që Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi për Putin: Vendim historik!

1677703432_zeleeeee.jpg

“Do të ishte e pamundur të kryhej një operacion i tillë kriminal si deportimi i mijëra fëmijëve ukrainas në territorin rus, pa urdhrin e liderit të lartë të këtij shteti terrorist”.

Kështu u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky për urdhrin e arrestit të lëshuar nga gjykata ndërkombëtare penale ndaj Vladimir Putinit duke e akuzuar këtë të fundit për depërtimin e dyshuar të fëmijëve në ukrainas.

Duke e cilësuar këtë vendim si ‘historik’, Zelensky u shpreh se deportimi i fëmijëve ukrainas dhe fshehja e tyre në Rusi duke i privuar nga çdo mundësi për të kontaktuar me prindërit e tyre, është një politikë e keqe shtetërore e ndërmarrë nga Putin.

Ora 19:07
Urdhër arresti për Putin, Borrell: Vendim i rëndësishëm! Autorët e krimeve në Ukrainë duhet të mbajnë përgjegjësi, ky është vetëm fillimi

1677526728_gfdsa.JPG

“Me urdhër-arrestin kundër Vladimir Putinit, ne përballemi me një vendim të rëndësishëm për drejtësinë ndërkombëtare dhe për popullin ukrainas. Ne kemi thënë gjithmonë në Bashkimin Evropian se autorët e krimeve në Ukrainë do të duhet të mbajnë përgjegjësi. Kjo është vetëm 1 ‘fillimi i procesit'”. Kështu deklaroi përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme të BE-së, Josep Borrell pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Ora 17:34
Urdhër arresti për Putin, Rusia: Letër higjienike! S'ka vlerë te ne

1679070931_Screenshot9.jpg

Letër higjienike e konsideron Moska zyrtare urdhër arrestin për Putinin nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Ka qenë ish-udhëheqësi rus Dmitry Medvedev që shkon aq larg për të krahasuar urdhrin për arrestimin e Vladimir Putin me "letër higjienike".

Njeriu që shërbeu si president i Rusisë midis disa prej mandateve të Putinit, dhe më vonë pati një mandat të gjatë si kryeministër, ka qenë jashtëzakonisht i zëshëm dhe mbështetës i luftës në Ukrainë.

Rusia i ka mohuar vazhdimisht akuzat për mizori gjatë pushtimit të Ukrainës. Kremlini gjithashtu ka thënë vazhdimisht se nuk e njeh juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe thotë se nuk mban asnjë detyrim sipas saj.

Duke iu përgjigjur urdhrit të arrestit kundër Putinit, një zëdhënëse e ministrisë së jashtme ruse thotë se ai "nuk ka asnjë rëndësi".

“Vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale nuk kanë asnjë kuptim për vendin tonë, përfshirë edhe nga pikëpamja juridike”, tha zëdhënësja Maria Zakharova në kanalin e saj Telegram.

"Rusia nuk është palë e Statutit të Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe nuk ka asnjë detyrim sipas tij. Rusia nuk bashkëpunon me këtë organ dhe "recetat" e mundshme për arrestim që vijnë nga Gjykata Ndërkombëtare do të jenë ligjërisht të pavlefshme për ne. ."

Ora 17:18
Urdhër arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, a do të arrestohet Putin?

1678814763_putin111998471678760640.jpg

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP)ka lëshuar urdhër arresti për Vladimir Putin por çfarë do të thotë kjo? GJNP u krijua për të ndjekur penalisht dhe për të sjellë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për krimet më të këqija - gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës. Gjykata ka juridiksion global. Është një gjykatë e mundësisë së fundit, që ndërhyn vetëm kur autoritetet kombëtare nuk mund ose nuk do të ndjekin penalisht.

GJNP nuk ka kompetenca për të arrestuar të dyshuarit dhe mund të ushtrojë juridiksion vetëm brenda vendeve që janë nënshkruar në marrëveshjen që ka ngritur gjykatën, e njohur si Statuti i Romës.

Rusia nuk është nënshkruese e asaj marrëveshjeje - kështu që Vladimir Putin ose Maria Lvova-Belova nuk do të ekstradohen, dhe natyrisht Putin është presidenti rus. Gjykata Ndërkombëtare Penale mbështetet në vendet në mbarë botën për të ndihmuar në arrestimet dhe transferimin e të dyshuarve në Hagë.

Ora 17:12
Urdhër arresti për Putin, organizata që dokumentoi disa krime: Hapi i parë për t'i dhënë fund mosndëshkimit

Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, që ka dokumentuar transferimin e civilëve ukrainas dhe i ka cilësuar këto veprime si “shkelje serioze të ligjeve të luftës që përbëjnë krime lufte dhe potencialisht krime kundër njerëzimit”, tha se urdhër-arresti ndaj Putinit “është hapi i parë për t’i dhënë fund mosndëshkimit që ka inkurajuar për një kohë të gjatë bartësit e luftës ruse kundër Ukrainës”.

“Urdhër-arrestet dërgojnë mesazh të qartë se dhënia e urdhrave për të kryer apo tolerimi i krimeve serioze kundër civilëve mund të çojë në burgjet në Hagë. Urdhër-arrestet janë kambanë zgjimi për të tjerët që kanë kryer shkelje apo i kanë fshehur ato, se dita e tyre që të dalin para gjykatës mund të vije, pavarësisht pozitës apo rangut ushtarak që kanë”, tha Balkees Jarrah, drejtoreshë për drejtësi ndërkombëtare në HRË.

Ora 16:29
Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin

1675891661_dvfg.JPG

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi ​​sot një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin, duke e akuzuar atë për krime lufte të dyshuara të kryera në Ukrainë.

Moska i ka mohuar vazhdimisht akuzat për mizori gjatë pushtimit të fqinjit të saj. Kujtojmë se Kremlini nuk e njeh juridiksionin e kësaj gjykate ndërkombëtare.

Ora 15:30
SHBA: Armëpushimi mes Ukrainës dhe Rusisë, nuk është gjëja e duhur për t'u bërë aktualisht! Do të miratonte pushtimet ruse

Shtëpia e Bardhë ka shprehur shqetësimin se vizita e presidentit kinez Xi Jinping në Moskë nuk merr parasysh palën ukrainase dhe se përpjekjet e Pekinit po shkojnë në një drejtim. 

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby tha se armëpushimi i parashikuar në planin e paqes të Kinës nuk do të çonte në një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, por do të ishte ratifikimi i pushtimit rus.

 

Ora 14:46
Norvegjia: Ne do të furnizojmë BE-në 30-40% gaz për 4-5 vitet e ardhshme

1679060810_niver.JPG

Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store në një pikë shtypi me Ursula von der Leyen dhe Jens Stoltenberg deklaroi se Norvegjia ishte në gjendje të rriste furnizimet me gaz për BE-në këtë vit dhe ambicia wshtw që ta mbahet ky nivel të lartë për 4-5 vitet e ardhshme.

"Ne kemi bashkëpunim të ngushtë me BE-në. Norvegjia ishte në gjendje të rriste furnizimet me gaz për BE-në këtë vit dhe është ambicia jonë që ta mbajmë këtë nivel të lartë për 4-5 vitet e ardhshme. Ne do të furnizojmë 30-40% të gazit për BE dhe 10% e gazit të konsumuar prodhohet vetëm në këtë platformë. Nuk është në interesin tonë që çmimet e gazit të rriten, si për partneritetet tona ashtu edhe për konsumatorët norvegjezë. “, shtoi kryeministri i Oslo

Ora 13:25
Polonia dhe Sllovakia do dërgojnë avionë luftarakë në Ukrainë/ Moska: Do i shkatërrojmë! Do sjellin vetëm fatkeqësi për popullin ukrainas

1678569270_ruseet.JPG

Polonia dhe Sllovakia kanë njoftuar se duan të furnizojnë Ukrainën me avionë luftarakë. Për këtë ka reaguar Moska duke thënë se do të shkatërrohen nga forcat ruse.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov argumentoi se dërgimi i kësaj ndihme ushtarake ‘nuk mund të ndikojë në rezultatin e operacionit special ushtarak, por mund të sjellë fatkeqësi të mëtejshme për Ukrainën dhe popullin ukrainas’.

Ora 10:04
Presidenti i Kinës viziton Rusinë javën e ardhshme

1679043880_126692715gettyimages1182167538.jpg

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, do të vizitojë Moskën më 20 mars, ku pritet të tregojë mbështetje për presidentin rus, Vladimir Putin, teksa edhe tenton të shtyjë përpara një plan për paqe që synon t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Ora 08:18
Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Vendet që po na keqtrajtojnë do mbajnë përgjegjësi

1679037553_gj.JPG

Vendet që “keqtrajtuan Ukrainën” do të mbajnë përgjegjësi pas përfundimit të luftës, ka paralajmëruar ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Në një intervistë për BBC, ai tha se zgjedhja e bërë nga çdo komb pas pushtimit të plotë të Rusisë do të "merret parasysh në ndërtimin e marrëdhënieve të ardhshme".

Ai paralajmëroi gjithashtu se vonesat e dërgesave të armëve perëndimore do të kushtonin jetë ukrainase.

“Nëse një dërgesë shtyhet për një ditë, do të thotë se dikush do të vdesë në vijën e parë”, tha ai.

Në një intervistë të gjerë, Kuleba diskutoi gjithashtu se si beson se lufta do të përfundojë, rolin e Kinës dhe zhgënjimin e tij që Papa Françesku nuk e ka vizituar ende vendin e tij në kohë lufte.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • fikd: 17/03/2023 23:21

    edhe un kam nisur nje leter per te arrestuar surrelin por sma vari njeri.

    Përgjigju
  • Latif: 17/03/2023 22:40

    Kjo eshte hera e 3 qe ariu rus po mund evropin dhe hera 2 me ameriken

    Përgjigju
  • Trrnakop Kacija: 17/03/2023 21:40

    I pari eshte Biden shkaktari i gjakderdhjes ne Ukraine pastaj Zhelensky qe per hatrin e Bidenit po derdh gjakun lume te popullit ukrainas ne fund Putini Lavrovi Shoigu Medvedevi Maria Zakharova.

    Përgjigju
    • Harasho: 17/03/2023 23:58

      Ajo Maria Zakharova mmmmm milf e mire

  • Ylberi: 17/03/2023 18:27

    Duhet te keni kujdes ju qe paguneni me € dhe ..$ se po behet si leter pa vlere

    Përgjigju
    • Or tej: 17/03/2023 23:17

      S'kemi frike sa te kemi Lekun e forte or teeeejjjjj

  • Putini: 17/03/2023 18:20

    Kush do ta arrestoj Putinin , Biden apo Zelensky ? Keta te gjoret po pesojne tronditjen ekonomike dhe duan qe vemendja te shkoj ne vend tjeter per arsye se ngrihen njerezit per leket qe ju kane mare nga llogarite bankare

    Përgjigju
  • AltinTop: 17/03/2023 17:54

    Imagjino Putini ne burg dhe Berisha me shoke pretendente per tu bere Kryeministra..

    Përgjigju
  • Tuku: 17/03/2023 17:35

    Mase i futet Spak ketoj Putinit. Te shikoj ky pastaj s’do dije nga te vej..

    Përgjigju
  • Artani: 17/03/2023 17:26

    Asgje skan per ti ber ketij, ashtu siç nuk ben gje edhe spaku ndaj politikaneve tane

    Përgjigju
  • GOLI: 17/03/2023 17:12

    QESHARAKE....TE THEMI I ÇIK TE JEM I GABUAR...POR...TE KEN KUJDES,PUTINIT TE MOS JA PERDRIDHIN KOKRAT.

    Përgjigju
  • Arditi: 17/03/2023 09:35

    Mjaft se per ju u shkaterrua ekonomia , nese keni kellqe i dilni vet per zot luftes nuk do meret bota ter kohen me ju

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 17/03/2023 20:23

      O nje thenie e njejte me te sales ,a ju kujtohet more shqiptare kur u kap lilua floriri ?

    • O ben: 17/03/2023 17:24

      ti qenke rrote r...

    • Beni: 17/03/2023 16:43

      O shoku ardit ca behet andej nga ambasada ruse? A paguajn mire?

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?