Vladimir Putin

Lufta/ Vrasja e Zelenskyt supozohej të ishte ‘dhurata’ për Putin! Sulm rus në shkallë të gjerë në Ukrainë, raketa dhe dronë kundër qyteteve

8 Maj, 07:29| Përditesimi: 8 Maj, 07:31

  • Share

Eliminimi i Zelenskyt supozohej të ishte një dhuratë për Putin! Ky ishte objektivi i një rrjeti agjentësh rusë që komplotonin për të vrarë presidentin ukrainas, sipas shërbimit ukrainas të sigurisë SBU që zbuloi planin.

Operacioni i kundërzbulimit çoi në arrestimin e dy kolonelëve ukrainas, të akuzuar për tradhti të lartë dhe ndihmë dhe nxitje të një sulmi terrorist për bashkëpunim me shërbimet ruse.

Ndërkohë forcat ruse kanë nisur një sulm në shkallë të gjerë në qytetet e Ukrainës. Rusia lwshoi raketa balistike dhe lundruese të tipit Shahed, raketa dhe dronë gjatë gjithë natës.

Këtë e raporton "The Kiev Independent", duke cituar Forcat Ajrore të Ukrainës si burimin e saj.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?