Rripi i Gazës

Lufta/ Ushtria izraelite: Po intensifikojmë bombardimet në Gaza! Bastiset një xhami në Jenin! SHBA dërgon më shumë raketa

22 Tetor 2023, 07:50| Përditesimi: 22 Tetor 2023, 22:26

  • Share

Bombardimet izraelite në Gaza po intensifikohen. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë njoftuar një shtim të sulmeve për të krijuar kushtet e nevojshme për fazën tjetër të luftës, pra ofensivën tokësore. 

Një korrespondent i Al Jazeera tha se sulmet ishin të përqendruara në kampin e refugjatëve Nusseirat në Gaza qendrore, duke i quajtur ato "vërtet të tmerrshme". Këtë e raporton "The Times of Israel".

Ndërkohë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftuan se kanë nisur një sulm ajror në një kompleks nëntokësor që i përket Hamasit në xhaminë Al-Ansar, në Jenin, Bregu Perëndimor. Sipas forcave izraelite, xhamia fshihte një celulë terroriste që po organizonte një sulm të afërt.

Ora 22:20
Lufta në rripin e Gazës/ Liderët e NATO-s ‘samit telefonik’! Flasin Biden, Meloni, Sunak, Trudeau, Macron dhe Scholz

1698006359_ddddd.JPG

Mbrëmjen e kësaj të diele është zhvilluar një bisedë e përbashkët telefonike mes kryeministres, Giorgia Meloni, me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, kryeministrin britanik, Rishi Sunak, kryeministrin Justin Trudeau, Presidentin e Republikës Franceze, Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Takimi iu kushtua shqyrtimit të evolucionit të krizës serioze që u hap pas sulmit të 7 tetorit të kryer nga Hamasi kundër Izraelit, ndërkohë që janë intensifikuar kërcënimet mes Iranit dhe Izraelit.

Liderët e vendeve kryesore të NATO-s kanë shprehur shqetësimin se konflikti mund të përshkallëzohet.

Ora 16:00
Sulmet izraelite në Gaza, vritet në shtëpi gazetari i njohur! Nga nisja e konfliktit Izrael-Hamas, 22 gazetarë të vrarë  

1697983258_gaza.jpg

Roshdi Sarraj, themeluesi i Ain Media, është vrarë në shtëpinë e tij nga një sulm izraelit. Sarraj ishte një nga gazetarët më të njohur në Gaza, dhe madje në dy javët e fundit, kishte punuar me mediat ndërkombëtare në përpjekje për të bërë publike pamjet.

22 gazetarë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit dy javë më parë, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve. Gazetarët janë përballur me arrestime, kërcënime, censurë dhe sulme kibernetike.

Ora 14:04
Lufta Izrael-Hamas, 28 nobelistë thirrje për lirimin e të miturve të rrëmbyer: Ata janë fëmijët tanë

 

Rreth 29 Nobelistë kanë kërkuar lirimin urgjent të fëmijëve të rrëmbyer në luftën Izrael-Palestine dhe një kalim të sigurt për ta larg konfliktit, duke theksuar se fëmijët në të dyja anët e ndarjes janë fëmijët tanë. Në një deklaratë të përbashkët, ata thanë se janë thellësisht të tronditur nga fëmijët e vrarë gjatë masakrës nga Hamasi dhe në bombardimin e gjerë pasues të Gazës nga Izraeli

Nobelistët kërkojnë siguri për të gjithë fëmijët viktima të luftës, ata të Izraelit dhe ata të Gazës. Në një letër të hapur të nënshkruar nga 29 fitues të çmimit Nobel, ata ftojnë të gjithë ata që janë “për një paqe të qëndrueshme për të gjithë fëmijët që jetojnë në Izrael, Palestinë dhe gjetkë” që të ndezin qirinj.

“Sonte, në kulmin e errësirës, ne do të ndezim tre qirinj: një për të gjithë fëmijët e vrarë dhe të rrëmbyer në Izrael, dhe një për të gjithë fëmijët e vrarë dhe të gjymtuar në bombardimet dhe luftimet në Gaza, dhe një për njerëzimin dhe shpresën”, thuhet në mesazhin e tyre.

Nga 29 nënshkruesit e letrës, 11 janë fitues të çmimit Nobel për Paqe, si aktivistja ukrainase Oleksandra Matviichuk e dhënë në 2022 dhe guatemalezja Rigoberta Menchù Tum si dhe shumë fitues të çmimit Nobel për Fizikë, Mjekësi dhe Kimi.

“Ne jemi thellësisht të tronditur nga fëmijët e vrarë gjatë masakrës së kryer nga Hamasi dhe nga fëmijët e vrarë deri më tani në bombardimet e përhapura pasuese të Gazës nga Izraeli”, thuhet në letër.

Fëmijët palestinezë janë fëmijët tanë. Fëmijët izraelitë janë fëmijët tanë”, shkruajnë sërish nobelistët. “I bëjmë thirrje të gjithëve Të gjithë fëmijët e rrëmbyer duhet të lirohen urgjentisht dhe të gjithë fëmijëve duhet t’u ofrohet një kalim i sigurt nga konflikti. përfundon mesazhi i nobelistëve.

Ora 11:55
Ushtria izraelite sulmon dy aeroporte të Sirisë, raportohet për 2 të vdekur

Media shtetërore siriane po raporton se sulmet me raketa izraelite kanë shënjestruar dy aeroportet kryesore të vendit.

Agjencia Arabe Siriane e Lajmeve thotë se aeroportet ndërkombëtare të Damaskut dhe Alepos janë sulmuar.

Të paktën dy punëtorë civilë u vranë në aeroportin e Damaskut, njoftoi Al Jazeera duke cituar drejtorinë e përgjithshme të meteorologjisë të qeverisë siriane.

Aeroportet e Damaskut dhe Aleppos të Sirisë jo vetëm që trajtojnë aviacionin civil, por edhe bazat ushtarake, të cilat thuhet se janë pika tranziti për armët iraniane të dërguara për Hezbollahun një grup militant i cili është i fuqishëm si në Siri ashtu edhe në Liban.

 

 

Ora 11:51
Pas sulmit në xhaminë në Jenin, raportohet për viktima të tjera në Bregun Perëndimor

Pas sulmit të mbrëmjes së shkuar në xhaminë al-Ansar në Jenin, ku Izraeli goditi një qelizë të armatosur e cila sipas radios ushtarake po përgatiste një sulm, numri i palestinezëve të vrarë në përleshjet me ushtrinë në Bregun Perëndimor është rritur.

Sipas një raporti nga agjencia zyrtare palestineze e lajmeve, dy persona u vranë në xhami.

Një i tretë u qëllua nga ushtria gjatë trazirave në qytetin e afërt të Kabatya, ndërsa dy palestinezë të tjerë u qëlluan për vdekje gjatë incidenteve në Tubas dhe Nablus, sipas burimeve mjekësore të cituara nga agjencia.

 

Ora 11:48
Turqia dërgon aeroplan me ndihma humanitare për Gazën në Egjipt

Turqia ka dërguar një avion me një ekip mjekësor dhe furnizime në Egjipt për të ndihmuar palestinezët në Rripin e Gazës.

Këtë e ka bërë të ditur ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

"Aeroplani ynë u ngrit për të ndihmuar Gazën. Aeroplani presidencial i ngarkuar me ilaçe dhe pajisje mjekësore, me 20 specialistë mjekësorë në bord, u nis nga Ankaraja për në Egjipt," tha Koca.

Në pamjet e shpërndara nga ministri, ai tregoi disa kuti të shënuara me përmbajtjen e tyre duke u ngarkuar në një avion të presidencës turke.

Ora 11:42
Kalimi Rafah midis Gazës dhe Egjiptit është aktualisht i mbyllur

1697888984_luftanerripinegazes.jpg

Kalimi Rafah midis Egjiptit dhe Gazës aktualisht mbetet i mbyllur pas hapjes së përkohshme të djeshme që lejoi transitin e rreth njëzet kamionëve me ndihma humanitare të destinuara për banorët e Rripit.

Në anën egjiptiane, kamionë me ndihma shihen të ndaluar.

Ora 11:41
Ushtria izraelite: Të paktën 212 pengje ende në duart e Hamasit

1696848227_pengje.jpg

Forcat ushtarake izraelite kanë përditësuar numrin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Sipas një njoftimi zyrtar të ushtrisë, të paktën 212 pengje janë ende në duart e Hamasit.

 

Ora 11:39
Lufta në Rripin e Gazës, OKB-ja ngren alarmin për përhapje të zgjebes, lisë dhe diarresë

1697112345_iza.jpg

Shërbimet shëndetësore në Rripin e Gazës, të rrethuar prej dy javësh nga Izraeli, kanë zbuluar raste të lisë së dhenve, zgjebe dhe diarre të shkaktuara nga kushtet e këqija higjienike dhe konsumimi i ujit nga burime johigjienike.

Alarmi vjen nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

Në raportin e saj të përditshëm mbi situatën në Gaza, Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se këto raste mund të rriten nëse energjia elektrike nuk kthehet në Rripin, i cili është plotësisht i izoluar nga Izraeli, ose nëse nuk arrin më karburant te gjeneratorët e energjisë.

Disa palestinezë janë të detyruar të konsumojnë ujë të kripur nga puset bujqësore, të cilat mund të shkaktojnë epidemi kolere dhe të paraqesin rreziqe për shëndetin, si rritja e mundshme e niveleve të hipertensionit, veçanërisht tek foshnjat dhe gratë shtatzëna dhe tek njerëzit me probleme të veshkave.

Ora 09:55
Ushtria izraelite njofton se ka vrarë dy komandantë të Hamasit

1697782370_izrael.JPG

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se vranë dy anëtarë të forcave komando të Hamasit, Nukhba, në një sulm ajror pranë gardhit kufitar të Gazës mbrëmë.

Ushtria thotë se terroristë të tjerë të Hamasit u vranë gjithashtu në të njëjtin incident, por nuk jep hollësi të mëtejshme.

Njësia Nukhba udhëhoqi sulmin vrasës të 7 tetorit në Izraelin jugor.

Në të njëjtën kohë, avionët luftarakë goditën dhjetëra vende të Hamasit në Rrip, shton IDF-ja.

Objektivat e goditura gjatë natës përfshijnë asetet e Hamasit në ndërtesa shumëkatëshe, boshte tunelesh, vende magazinimi të armëve, qendra komandimi dhe xhami të përdorura si dhoma lufte nga grupi terrorist, sipas IDF-së.

Ora 09:11
Gaza: Më shumë se 50 palestinezë të vrarë gjatë natës

Më shumë se 50 palestinezë u vranë gjatë natës pasi bombardimet izraelite të Gazës u intensifikuan.

Kjo është bërë e ditur nga burime mjekësore në Rrip

Ora 09:09
OKB: 42% e shtëpive në Gaza të shkatërruara ose të dëmtuara

1697002523_Screenshot5.jpg

Të paktën 42% (164,756) e të gjitha banesave në Rripin e Gazës janë shkatërruar ose dëmtuar nga shpërthimet dhe bombardimet.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Strehimit në Gaza, e cituar nga Zyra e OKB-së për Çështjet Humanitare, sipas së cilës vlerësohet se ka 1,400,000 persona të zhvendosur në enklavën palestineze me 566,000 prej tyre në 148 objekte emergjente të përcaktuara nga UNRWA.

Ora 09:07
Lufta në Rripin e Gazës, sirena alarmi në Izraelin qendror dhe në Tel Aviv

1697353806_gaza.jpg

Sirenat paralajmëruese për rinisjen e raketave nga Gaza ranë në Izraelin qendror dhe në Tel Aviv mëngjesin e sotëm. 

Këtë e bëri të ditur ushtria izraelite.

Ora 08:29
OKB: Gaza në prag të katastrofës

Mungesa e mallrave bazë po e shtyn Gazën "në prag të katastrofës", thotë OKB, duke përmendur mungesat e mëdha të ushqimit, ujit dhe furnizimeve mjekësore. 

Agjencia tha se i duhen urgjentisht 74 milionë dollarë për të ofruar ndihmë emergjente për 90 ditët e ardhshme. Magazinat kanë më pak se një javë rezerva ushqimore dhe aftësia për të rimbushur këto furnizime është "kompromentuar nga rrugët e dëmtuara, çështjet e sigurisë dhe mungesa e karburantit".

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agim: 22/10/2023 21:49

    FREE PALESTINE!!

    Përgjigju
  • Scutari: 22/10/2023 17:26

    Çfarë mbjell do të korrësh-themi ne shqiptarët....

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 22/10/2023 14:22

    Sa keq është marr peng bota nga Usa dhe izraeli, si ka mundësi as UN ska fuqi të futet në Gaza për të ndihmuar ata fëmijë qe jan duke vdekur.

    Përgjigju
  • Tahipi: 22/10/2023 14:09

    Duhet te ndryshoje sistemi per zgjedhje te situatës ne bot

    Përgjigju
  • la Verita: 22/10/2023 12:54

    Bota perendimore skllave e USA E NATO; Gjynah per Palestinen e pushtuar nga PERENDIMI

    Përgjigju
  • Turi: 22/10/2023 12:13

    Ku eshte OKB qe nuk nderhyn te dergoje ndihma humanitare per ata njerez qe nuk kane asnje lloj gjeje per te mbijetuar ? Mete qe po bejne cifutet as nazistet nuk e kane ber dhe faji per jete eshte i gjithe i perendimoreve qe e kane ber boten me dopjo standarte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?