Odessa

Lufta/ Kremlini: Deklaratat e Macron e Cameron rrezikojnë të përshkallëzojnë situatën me Europën! Ushtria e Kievit: Situata në front po përkeqësohet

3 Maj, 08:10| Përditesimi: 3 Maj, 21:54

  • Share

Një zyrtar i lartë ushtarak ukrainas thotë se situata në vijën e frontit në Ukrainën lindore po përkeqësohet, ndërsa po përballen me armatime më të fuqishme të forcave ruse. Një zëdhënës i komandës strategjike të Ukrainës në lindje të vendit tha se Rusia kishte grumbulluar trupa në rajonin e Donetskut në një përpjekje për të thyer vijën mbrojtëse të Ukrainës.

Rusia e ka shtyrë Ukrainën në prapavijë në fushën e betejës, ndërsa Kievi përballet me mungesën e trupave dhe municioneve kundër një armiku më të madh. Problemet e Ukrainës janë përkeqësuar për muaj të tërë ndërsa ushtria priste ndihmën e re jetike ushtarake nga Shtetet e Bashkuara.

Ditët e fundit, forcat ushtarake ruse kanë sulmuar rajonin e Zaporizhzhia 349 herë. Ivan Fedorov, kreu i administratës ushtarake rajonale të Zaporizhzhia, tha këtë në një postim në Telegram, të raportuar nga faqja ukrainase Ukrinform.

Teksa ka ndarë disa foto të sulmeve ruse, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje për të mbrojtur Ukrainën 

: “Vetëm në prill, rusët përdorën më shumë se 300 raketa të llojeve të ndryshme, pothuajse 300 dronë dhe më shumë se 3200 bomba sulme ajrore kundër Ukrainë. Qytetet dhe komunitetet tona nga rajoni Sumy në rajonin e Odessa, Kharkiv, Donetsk, vuajnë nga ky terror i qëllimshëm dhe i poshtër çdo ditë dhe natë. Shumë jetë janë humbur nga këto sulme. Dhe vetëm me forcë mund ta ndalojmë këtë terror. Forca e popullit tonë, forca e unitetit botëror, forca e presionit ndaj Rusisë, forca e ushtarëve tanë që mbajnë vijën e frontit. Të gjithë ata që punojnë për forcën dhe mbrojtjen tonë kundër Rusisë janë mbrojtës të vërtetë të jetës” tha Zelensky.

Ndërkohë Kremlini ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit britanik, Cameron se Ukraina ka të drejtë të përdorë armët e furnizuara nga Londra për të goditur territorin rus. Ndërkohë presidenti francez tha se Franca po vlerëson dërgimin e mundshëm të trupave në Ukrainë. Për Kremlinin këto deklarata janë të rrezikshme dhe po rrezikojnë të përshkallëzojnë situatën me Europën. 

Ora 21:51
Macron paralajmëroi për trupa franceze në Ukrainë/ Tajani: Nuk jemi në luftë me Rusinë

1714766043_IOGUOTUOIU.JPG

Antonio Tajani

“Ne gjithmonë kemi thënë se nuk jemi në luftë me Rusinë dhe për këtë arsye nuk do të dërgojmë ushtarë italianë për të luftuar në Ukrainë”.

Kështu tha ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, drejtuar gazetarëve mbi deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron.

"Ne mbrojmë - shtoi Tajani - të drejtën e Ukrainës për të qenë një shtet i pavarur. Por ne nuk jemi, e përsëris, në luftë me Rusinë. Qëndrimi ynë është gjithmonë ky. Ne kurrë nuk kemi ndryshuar mendje. Ne mbrojmë lirinë, pavarësinë, por ne po punojmë për të ndërtuar paqen”,- theksoi Tajani.

Ora 13:45
Kremlini: Deklarata e Kameron e Makron të rrezikshme, rrezikojnë të përshkallëzojnë situatën

1714133709_peskov.JPG

Kremlini i sheh deklaratat e Sekretarit të Jashtëm britanik David Cameron për të drejtën e Kievit për të përdorur armët britanike për të goditur Rusinë si "një përshkallëzim të drejtpërdrejtë" që "mund të përbëjë potencialisht një rrezik për sigurinë evropiane, të gjithë arkitekturën e sigurisë evropiane". Këtë e tha zëdhënësi Dmitry Peskov, cituar nga Tass. Dje Cameron, i tha agjencisë Reuters se Ukraina ka të drejtë të përdorë armët e furnizuara nga Londra për të goditur territorin rus.

Edhe deklarata e presidentit francez Emmanuel Macron për dërgimin e mundshëm të trupave në Ukrainë përfaqësojnë një "prirje shumë të rrezikshme" dhe Moska vazhdon të "monitorojë nga afër" deklaratat e Parisit, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, cituar nga Interfax.

Ora 10:56
Sulmi kibernetik rus ndaj Gjermanisë, ministrja e Jashtme Baerbock paralajmëron pasoja

Rusia organizoi një sulm kibernetik, që dyshohet se është orkestruar nga një grup i lidhur me inteligjencën e saj ushtarake, u shpreh Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Gjermania ka qenë ndër vendet perëndimore që i kanë ofruar mbështetje ushtarake Ukrainës në luftën e saj me Rusinë dhe lidhjet mes dy vendeve janë ngrirë.

Në janar 2023, Berlini tha se hakerat aktivistë rusë morën disa faqe gjermane jashtë linje në përgjigje të vendimit të saj për të dërguar tanke në Kiev.

‘Tani mund t’ia atribuojmë qartë sulmin e vitit të kaluar grupit rus APT28, i kontrolluar nga shërbimi rus i inteligjencës ushtarake GRU,’ tha Baerbock.

‘Me fjalë të tjera, hakerat rusë sulmuan Gjermaninë në hapësirën kibernetike’, shtoi ajo. ‘Kjo është krejtësisht e papranueshme dhe nuk do të shkojë pa pasoja’.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 03/05/2024 08:59

    Gjithe kjo lufte mundej dhe duhej te ishte evituar por kur te mer koka ere jeshtu perfundon si mos me keq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?