Lufta/ Ukraina merr fondin prej 1 milion eurosh nga Shqipëria, ministri ukrainas: Mirënjohës për ndihmën

4 Gusht 2022, 18:43| Përditesimi: 4 Gusht 2022, 18:57

  • Share

Ukrainës i dorëzohet fondi prej 1 milion euro që qeveria shqiptare i ka alokuar. Lajmi bëhet me dije nga ambasadori ukrainas në Shqipëri Volodymyr Shkurov. Ministria e Financave e Ukrainës në bashkëpunim me Ambasadën e Ukrainës në Shqipëri siguruan marrjen e ndihmës financiare në llogaritë e Shërbimit Shtetëror të Thesarit të Ukrainës.

Ambasadori Shkurov bën me dije se ky fond do të përdoret për shpenzimet prioritare të Ukrainës.

“Mbështetja e partnerëve tanë ndërkombëtarë përshpejton fitoren e Ukrainës. I jemi mirënjohës Qeverisë së Shqipërisë për ndihmën e vendit tonë përballë një pushtimi rus në shkallë të gjerë. Këto fonde do të forcojnë stabilitetin e sistemit financiar të Ukrainës”, tha ministri i Financave të Ukrainës, Serhiy Marchenko.

Me vendim të Këshillit të Ministrave, në qershor të këtij viti u miratua fondi prej 1 milion euro që qeveria shqiptare premtoi për Ukrainën në Konferencën e Donatorëve. Në total, 6 miliardë euro janë mbledhur nga konferenca ndërkombëtare e donatorëve në Varshavë për mbledhjen e fondeve për Ukrainën, e organizuar të enjten. Vendet perëndimore janë angazhuar t'i qëndrojnë pranë Kievit për ringritjen dhe rindërtimin.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 04/08/2022 20:21

    Tani po i dalin pislleqet ketij legenit zelensky se deri dje mashtronte se Ruset po bombardojne shkolla e spitale kur ne te vertete ne to strehohen ushtare

    Përgjigju
    • Mihalov: 05/08/2022 06:45

      Ti sje Turi, je Turiov. Deri ketu arring propaganda juaj sllave? Ne Shqiperi nuk ecen, kot lehni.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?