Lufta/ WSJ: Baza e SHBA-së në Jordani nuk rrëzoi dronin e huaj pasi e ngatërruan me dronin e tyre! Mediat: 10% e punonjësve të UNRWA kanë lidhje me Hamasin

29 Janar, 07:20| Përditesimi: 29 Janar, 22:41

  • Share

Një sulm me dron në një bazë amerikane në Jordani la 3 të vdekur dhe të paktën 34 të plagosur, një post ushtarak në Jordani, i njohur si Kulla 22. Presidenti amerikan, Joe Biden, për këtë sulm fajësoi grupet militante të mbështetura nga Irani dhe deklaroi se do i përgjigjen menjëherë sulmit.

Është hera e parë që ushtarët amerikanë vritet nga përplasjet në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit dhe incidenti mund të rrisë më tej tensionet në rajon, duke shtuar frikën e një konflikti më të gjerë që përfshin drejtpërdrejt Teheranin. 

Biden tha se sulmet ishin kryer nga grupe të armatosura të mbështetura nga Irani.

“Ndërsa ende jemi duke mbledhur faktet rreth sulmit, ne e dimë se është kryer nga grupe militante radikale të mbështetura nga Irani që veprojnë në Siri dhe Irak”, tha zoti Biden në një deklaratë.

Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara “do t'i konsiderojnë përgjegjës të gjithë ata që janë të përfshirë dhe ata do të japin llogari në momentin dhe mënyrën që zgjedhim ne”.

Më vonë, në një  kishës në Karolinën e Jugut, presidenti tha "Ne do të përgjigjemi"  ndërsa mbajti një moment heshtje për trupat amerikane të vrarë.

Shtetet e Bashkuara nuk arritën të ndalonin dronin që sulmoi bazën amerikane në kufirin midis Jordanisë dhe Sirisë pasi e ngatërrua me dronin e tyre.

Këtë e raporton Wall Street Journal, duke cituar burime amerikane.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihma ka përjashtuar nga puna disa punëtorë të saj që akuzohen se ishin të përfshirë në sulmin terrorist të Hamasit ndaj Izraelit me 7 tetor.

Një dokument izraelit, që agjencia amerikane e lajmeve Associated Press e siguroi të hënën, detajon akuzat ndaj 12 punonjësve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të cilët, sipas autoriteteve në Izrael, morën pjesë në sulmin e Hamasit më 7 tetor. Dokumenti pretendon se shtatë prej tyre u futën në territorin e Izraelit, përfshirë dy punonjës që morën pjesë në rrëmbime dhe dy të tjerë në sulmet ndaj vendbanimeve izraelite.

Sipas autoriteteve izraelite, dokumenti, që është ndarë me zyrtarët amerikanë, përmban informacione mbi 12 punonjësit e OKB-së, rolin e tyre në sulm, rolin e tyre si punonjës të OKB-së dhe fotografi.

Në dokument thuhet se sipas informacioneve të mbledhura nga shërbimet e zbulimit, të paktën 190 punonjës të Agjencisë së OKB-së mbi Ndihmat për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) janë operativë të Hamasit apo grupit Xhihadi Islamik, pa dhënë prova për këtë.

Ndërkohë katër persona janë varur në Iran pasi u dënuan me vdekje për bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës izraelite në një komplot për të sabotuar një vend mbrojtës iranian. Katër të pandehurit u arrestuan më 23 korrik 2022 ndërsa, sipas agjencisë, ata po përgatisnin një operacion kundër një objekti të Ministrisë së Mbrojtjes në Isfahan, një qytet i madh në Iranin qendror, në emër të Mossad.

Më poshtë keni lajmet më të fundit nga tensionet në Lindjen e Mesme  

Ora 20:56
Wall Street Journal: Baza e SHBA-së në Jordani nuk rrëzoi dronin e huaj pasi e ngatërruan me dronin e tyre

1706558306_sgbszrbhzg.JPG

Shtetet e Bashkuara nuk arritën të ndalonin dronin që sulmoi bazën amerikane në kufirin midis Jordanisë dhe Sirisë pasi e ngatërrua me dronin e tyre.

Këtë e raporton Wall Street Journal, duke cituar burime amerikane.

Sipas medias amerikane, në bazë pritej të kthehej një dron i dërguar për mision në Iran. Rastësia fatale qëndron në faktin se droni i lëshuar nga grupet terroriste sulmoi bazën në të njëjtën kohë që pritej kthimi i dronit amerikan dhe kjo ka bërë që ushtarët e bazës amerikane të mos mbrohen.

Sulmi rezultoi në vdekjen e tre ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e 34 të tjerëve.

Ora 20:24
Gaza/ Hamas: Rreth 27 mijë palestinezë të vrarë dhe mbi 65 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës

1706557308_7tilgulgu.JPG

Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar ditën e sotme se 26,637 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite që nga fillimi i luftës, më 7 tetor të vitit 2023.

Ndër të tjëra ministria palestineze bën me dije se 65,387 palestinezë të tjerë janë plagosur nga luftimet e ashpra në Gaza.

Ora 20:20
Fregata daneze drejt Detit të Kuq për të ndihmuar operacionet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara

1706556187_ytuiguilguylyulogh.JPG

Të hënën Danimarka nisi drejt Detit të Kuq një fregatë e cila do të marrë pjesë në operacionet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur anijet tregtare kundër sulmeve të militantëve Houthi.

Organizata terroriste Houthi, e mbështetur nga Irani, ka ndërmarrë një valë sulmesh me dronë dhe raketa kundër anijeve tregtare dhe ushtarake që nga 19 nëntori, si reagim ndaj operacioneve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës.

Anijet tregtare janë detyruar të përdorin rrugën detare të Kepit të Shpresës së Mirë të Afrikës së Jugut. Kjo rrugë detare është rreth 14 ditë më e gjatë dhe më e kushtueshme se kalimi përmes Detit të Kuq dhe Kanalit të Suezit.

Danimarka, ku ka selinë kompania e transportit detar “Maersk MAERSKb.CO” po dërgon fregatën 139 metra të gjatë për të marrë pjesë në operacionet për mbrojtjen e anijeve tregtare.

Ministri i Mbrojtjes së Danimarkës, Troels Lund Poulsen, foli për shtypin nga bordi i fregatës përpara nisjes së saj nga baza detare Korsor. Ai tha se e “kanë gabim ata që mendojnë se ne do të rrimë duarkryq dhe të lejojmë lëvizjen Houthi që të terrorizojë tregtinë e lirë botërore”.

Javën e kaluar rebelët Houthi qëlluan me tre raketa balistike drejt një anije transporti që lundronte nën flamurin amerikan, të operuar nga firma Maersk.

Fregata është e pajisur me raketa amerikane kundër anijeve të tipit Harpoon dhe raketa tokë-ajër të modelit ESSM, por nuk ka aftësi mbrojtëse kundër raketave balistike, tha kreu i Komandës së Marinës Daneze, Henrik Ryberg.

Fregata me një ekuipazh prej rreth 175 marinarësh do të fillojë operacionet në Detin e Kuq, sapo parlamenti danez të miratojë një rezolutë për dërgimin e anijes luftarake në zonë, çka pritet më 6 shkurt. Fregata nuk do të marrë pjesë në ofensivën kundër rebelëve të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, tha ministri.

Rreth 2500 anije të kompanive daneze të transportit detar kalojnë në vit përmes Detit të Kuq, një rrugë tregtare që përbën rreth 15% të trafikut të anijeve në botë./ VOA

Ora 19:28
Publikohen detaje mbi përfshirjen e punonjësve të OKB-së në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit

1706553091_TGVBRGRRSBN.JPG

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihma ka përjashtuar nga puna disa punëtorë të saj që akuzohen se ishin të përfshirë në sulmin terrorist të Hamasit ndaj Izraelit me 7 tetor.

Një dokument izraelit, që agjencia amerikane e lajmeve Associated Press e siguroi të hënën, detajon akuzat ndaj 12 punonjësve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të cilët, sipas autoriteteve në Izrael, morën pjesë në sulmin e Hamasit më 7 tetor. Dokumenti pretendon se shtatë prej tyre u futën në territorin e Izraelit, përfshirë dy punonjës që morën pjesë në rrëmbime dhe dy të tjerë në sulmet ndaj vendbanimeve izraelite.

Sipas autoriteteve izraelite, dokumenti, që është ndarë me zyrtarët amerikanë, përmban informacione mbi 12 punonjësit e OKB-së, rolin e tyre në sulm, rolin e tyre si punonjës të OKB-së dhe fotografi.

Në dokument thuhet se sipas informacioneve të mbledhura nga shërbimet e zbulimit, të paktën 190 punonjës të Agjencisë së OKB-së mbi Ndihmat për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) janë operativë të Hamasit apo grupit Xhihadi Islamik, pa dhënë prova për këtë.

Sipas dokumentit, më mesin e 12 punonjësve të identifikuar janë nëntë mësues dhe një punonjës social. Njëri akuzohet se ishte armatosur me predhë anti-tank një natë para sulmit, ndërkohë që një tjetër kishte bërë fotografi të njërës prej pengjeve. Disa akuzohen për “pjesëmarrje në aktivitet terrorist” apo koordinim të lëvizjes së kamionëve apo armëve që u përdorën për të kryer sulmin. Dhjetë akuzohen se kanë lidhje me Hamasin dhe njëri me Xhihadin Islamik.

Dy nga 12 të identifikuarit janë vrarë, sipas dokumentit. Sipas OKB-së, njëri prej tyre ende është në proces identifikimi.

Akuzat kanë rritur tensionet tashmë të larta mes Izraelit dhe Agjencisë së OKB-së mbi Ndihmat për Refugjatët Palestinezë. Izraeli thotë se Hamasi i shfrytëzon objektet e organizatës për të strehuar armë apo për të kryer sulme. Agjencia e OKB-së mbi Ndihmat për Palestinezët thotë se nuk toleron sjellje të tilla me dijeni dhe se ka masa të brendshme për të parandaluar keqpërdorimet dhe ajo merr masa ndaj punonjësve që i shkelin rregullat.

Akuzat kundër punonjësve të Agjencisë së OKB-së mbi Ndihmat për Refugjatët Palestinezë, të njohur me shkurtesën UNWRA, i nxitën vendet perëndimore të ngrijnë financimin për këtë organizatë, e cila është tejet e rëndësishme për palestinezët në nevojë në Rripin e Gazës. OKB-ja përjashtoi nga puna nëntë nga 12 punonjësit e akuzuar dhe dënoi “veprimet e dyshuara të tyre”.

Pavarësisht katastrofës humanitare në Gazë, ku zyrtarët thonë se lufta e Izraelit ka shkaktuar zhvendosjen e shumicës së popullatës, donatorët kryesorë, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, e kanë pezulluar financimin. Të hënën atyre u është bashkangjitur Japonia dhe Austria.

Me pjesën më të madhe të buxhetit të pezulluar, UNRWA njoftoi se do të detyrohet të ndërpresë funksionimin e saj brenda disa javësh.

OKB-ja reagoi duke thënë se e tërë agjencia nuk duhet të dënohet për veprimet e disa punonjësve të saj, nga të cilët thotë se do të kërkojë llogari nëse vërtetohen akuzat ndaj tyre. Organizata u ka bërë thirrje donatorëve të vazhdojnë financimin e agjencisë së ndihmave.

Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh i agjencisë së ndihmave për palestinezët. Së bashku me disa vende të tjera, Shtetet e Bashkuara financuan rreth 60% të buxhetit të UNRWA-s në vitin 2022.

UNRWA u ofron shërbimet bazë familjeve palestineze që larguan apo u dëbuan nga territori që Izraeli i mori nën kontroll gjatë luftës së vitit 1948. Refugjatët dhe pasardhësit e tyre përbëjnë shumicën e popullatës në Rripin e Gazës.

Që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas, shumica e 2.3 milionë banorëve të Gazës varen nga programet e agjencisë “vetëm për të mbijetuar”, përfshirë nevojat për ushqim dhe strehim, thonë zyrtarët e OKB-së.

Një e katërta e popullatës së Gazës po vuan nga uria ndërkohë që luftimet dhe kufizimet e Izraelit po pengojnë hyrjen e ndihmave.

Ndërkohë Izraeli njoftoi se kishte përparim në bisedimet e së dielës për armëpushim, por se ende ka “dallime të rëndësishme” mes palëve. Qëllimi i bisedimeve është t’i ofrojë Gazës pak pushim nga luftimet dhe më shumë ndihma humanitare dhe të sigurojë lirimin e më shumë se 100 pengjeve që ende po mbahen nga Hamasi./ VOA

Ora 15:36
Spanja ruan marrëdhëniet e saj me Agjencinë Palestineze për Refugjatët

1706538806_a.jpg

Foto nga Gaza

Spanja do të ruajë marrëdhëniet e saj me Agjencinë Palestineze të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNRWA), pavarësisht pretendimeve në lidhje me përfshirjen e supozuar të disa punonjësve të saj në sulmet e 7 tetorit në Izrael, njoftoi ministri i Jashtëm.

"Ne nuk do të ndryshojmë marrëdhëniet tona me UNRWA, e cila është një agjenci thelbësore e Kombeve të Bashkuara për të lehtësuar situatën humanitare", deklaroi ministri José Manuel Albares para Kongresit të Deputetëve. 

Megjithatë, Spanja “do të ndjekë nga afër hetimin e brendshëm” të shpallur nga agjencia “dhe rezultatet që mund të prodhojë”, vazhdoi kreu i diplomacisë spanjolle. 

UNRWA ka qenë në qendër të një polemike të madhe që kur Izraeli pretendoi se disa nga personeli i tij ishin të përfshirë në sulmet e kryera më 7 tetor nga Hamasi, të cilat lanë 1,140 të vdekur, kryesisht civilë, sipas llogaritjeve nga AFP bazuar në të dhënat zyrtare izraelite.

Pas këtyre akuzave, agjencia e OKB-së pushoi të përfshirët dhe premtoi një hetim të plotë dhe veprim ligjor nëse kjo pjesëmarrje vërtetohej. Izraeli ka thënë se do ta ndalojë UNRWA-n që të vazhdojë të punojë në Gaza pas luftës. 

Një duzinë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Japoninë, Gjermaninë, Italinë dhe Holandën, gjithashtu njoftuan se po pezullonin fondet për agjencinë. Bashkimi Evropian, një donator i madh i UNRWA, ka bërë thirrje për një auditim të funksionimit të saj.

Ora 15:31
Mediat: 10% e punonjësve të UNRWA kanë lidhje me Hamasin

1706376011_ytuikfgugu.guo.g.JPG

Ushtarët e Hamasit

Rreth 10% e punonjësve të UNRWA në Gaza kanë lidhje me Hamasin ose Xhihadin Islamik dhe gjysma e tyre kanë të afërm që i përkasin këtyre organizatave terroriste. 

Kjo është ajo që raportohet në një dokument të inteligjencës të siguruar nga Wall Street Journal. 

Informacioni i përmbajtur bazohet në të dhënat e inteligjencës, si dhe në mbikëqyrjen e telefonave celularë, në hetimet për terroristët e Hamasit të kapur ose të vrarë dhe më shumë, tha një burim i administratës amerikane, sipas të cilit Izraeli ndau të dhënat me Uashingtonin. 

Prandaj, SHBA-ja pezulloi fondet për agjencinë e OKB-së, ndërsa vetë UNRWA, e përballur me akuza specifike, pushoi disa operatorë dhe hapi një hetim të brendshëm.

Ora 15:27
Irani mohon rolin e tij në sulmin ndaj postës ushtarake amerikane në Jordani

1706538247_aga.jpg

Ushtar izraelit në Gaza

Irani ka mohuar të ketë luajtur një rol në sulmin ndaj një poste ushtarake amerikane në Jordani që vrau tre anëtarë të shërbimit amerikan.

Agjencia shtetërore e lajmeve iraniane e raportoi këtë, duke cituar misionin e përhershëm të vendit në Kombet e Bashkuara.

"Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara i tha IRNA të dielën në mbrëmje se Irani nuk ka asnjë lidhje dhe nuk ka asnjë lidhje me sulmin ndaj Baza e SHBA-së”, raportoi Agjencia e Lajmeve të Republikës Islamike.Sav

Ora 15:22
Sulmi ajror izraelit në Damask kundër pozicionit të Pasdaranit iranian

1705732656_gaza.PNG

Gaza pas bombardimeve izraelite

Një pozicion i Pasdaranit iranian u shënjestrua kohët e fundit në Damask, Siri, nga një sulm ajror izraelit. Kjo është raportuar nga Observatori Kombëtar për të Drejtat e Njeriut në Siri, i cili përdor një rrjet të dendur informatorësh në terren. 

Sipas burimeve, sulmi ndodhi në lagjen Sayyda Zeyneb, në periferi juglindore të Damaskut, e cila prej vitesh është shndërruar në selinë e Pasdaran dhe aleatëve të tyre libanezë, Hezbollahut. 

Nga informacionet e para të mbërritura nga kryeqyteti sirian, nuk u shënuan viktima në sulm. Ndërkohë kundërajror sirian u kundërpërgjigj duke lëshuar një sërë raketash në drejtim të luftëtarëve izraelitë.

Ora 13:10
Scholz bisedë telefonike me al-Sisi: Fokusi jonë është tek ndihma humanitare në Gaza

1706530147_al.jpg

Olaf Scholz dhe al-Sisi

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pati një bisedë telefonike me presidentin egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, me të cilin ndanë rëndësinë e dërgimit të ndihmave humanitare për popullsinë e Rripit të Gazës. 

Një zëdhënës i qeverisë gjermane e tha këtë ndërsa një numër gjithnjë në rritje vendesh, përfshirë Gjermaninë dhe Italinë, kanë pezulluar fondet për UNRWA, agjencia e Kombeve të Bashkuara përgjegjëse për ndihmën e refugjatëve palestinezë.

"Kancelarja dhe presidenti (egjiptian) ranë dakord se në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit ekziston një nevojë urgjente për të përmirësuar ndjeshëm aksesin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës dhe ofrimin e furnizimeve për palestinezët", tha zëdhënësi në një deklaratë.

Ora 13:05
Hamasi: Ne do t'i lirojmë pengjet nëse Izraeli i jep fund luftës

1704906308_hamas.png

Ushtarët e Hamasit

Një ditë pas samitit të Parisit midis Katarit, Egjiptit dhe Shteteve të Bashkuara, Hamasi zbut pritshmëritë për një armëpushim afatgjatë në Gaza.

"Suksesi i takimit të Parisit varet nga pranimi i Izraelit për t'i dhënë fund agresionit global në Rripin e Gazës", tha Sami Abu Zuhri, një zyrtar i lartë i Hamasit, siç raportohet nga Al Jazeera.

Grupi gjithashtu thekson se një lirim i plotë i pengjeve gjithashtu kërkon që Izraeli të lirojë të gjithë mijëra palestinezët e mbajtur në burgjet izraelite.

Ora 11:53
Austria pezullon pagesat për agjencinë e ndihmës së OKB-së në Gaza

1706028454_4156160.jpeg

Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite

Austria është bërë vendi i fundit që ka pezulluar pagesat për agjencinë e ndihmës së Kombeve të Bashkuara në Gaza, pasi Izraeli akuzoi disa nga anëtarët e stafit të saj për përfshirje në sulmet terroriste të Hamasit të 7 tetorit.

“Akuzat se stafi i UNRWA-s ishte i përfshirë në sulmin terrorist të Hamasit më 7 tetor janë thellësisht tronditëse dhe jashtëzakonisht shqetësuese”, tha zyra e jashtme në Vjenë, duke shtuar se do të pezullonte përkohësisht të gjitha pagesat e mëtejshme për agjencinë dhe duke bërë thirrje për një hetim, raporton CNN.

Që nga 7 tetori, Austria kishte dhënë 13 milionë euro për popullsinë në Gaza, thuhet në deklaratë.

Ora 10:37
Takimi sekret i pasluftës në Riad

1706521021_rais.jpg

Princi i kurorës saudit, Mohammed bin Salman dhe presidentit iranian, Ebrahim Raisi 

Sipas rindërtimit, shefat e sigurisë egjiptiane, jordaneze dhe saudite i thanë Farajt se AP duhet të kryejë reforma serioze që do t'i mundësonin asaj të rinovojë udhëheqjen e saj politike. 

Një nga kërkesat ka të bëjë me faktin se, nëse formohet një qeveri e re palestineze, kryeministri duhet të ketë disa nga kompetencat që vitet e fundit ishin të përqendruara në duart e presidentit të AP Mahmud Abbas. 

Një burim në veçanti nënvizoi se sauditët, egjiptianët dhe jordanezët kanë shpjeguar se reforma e AP është e nevojshme për t'u kthyer në qeverisjen e Gazës pas një periudhe tranzicioni që do të pasojë përfundimin e luftës. 

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Riadit theksoi gjatë takimit se Arabia Saudite është ende e interesuar të ndjekë normalizimin me Izraelin në këmbim të hapave konkretë dhe të pakthyeshëm drejt krijimit të një shteti palestinez, edhe nëse jo menjëherë.

Axios tha se ambasadat e Jordanisë dhe Arabisë Saudite në Uashington nuk pranuan të komentojnë.

Ora 09:48
Izraeli sërish në gjyq? Sindikata e gazetarëve paralajmëron: Do ngremë padi nëse punonjësit e shtypit në Gaza janë në shenjestër të ushtrisë izraelite

1706518038_gaz.jpg

Foto ilustruese

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve ka kërcënuar se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër zyrtarëve izraelitë nëse gazetarët që punojnë në Gaza janë në shënjestër të ushtrisë.

Në një letër të hapur drejtuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant të publikuar të shtunën, thuhej se rreth 10% e gazetarëve që punonin në Gaza ishin vrarë gjatë luftës Izrael-Hamas.

“E tillë ka qenë shkalla e vdekshmërisë mes mbledhësve të lajmeve – rreth tre herë ajo e punonjësve shëndetësorë, për shembull – që është e pamundur të besohet se kjo është një çështje rastësie”, thuhej në letër, raporton CNN.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), një organizatë jofitimprurëse më vete që promovon lirinë e shtypit, tha të dielën se 83 gazetarë dhe punonjës të medias ishin vrarë që nga fillimi i luftës më 7 tetor. Prej tyre, 76 ishin palestinezë, katër izraelitë dhe tre libanez.

IFJ i bënte thirrje Izraelit të publikonte politika dhe procedura specifike për të siguruar që personeli ushtarak do të mbronte gazetarët. Ushtria izraelite ka thënë më parë se kurrë nuk synon qëllimisht gazetarët.

Ora 09:32
OKB: Dorëzimi i ndihmave në Gazën veriore mohohet gjithnjë e më shumë nga Izraeli

1705663433_fotok.PNG

Kamionët me ndihma humanitare në Gaza

Agjencia humanitare e OKB-së ka folur së fundmi mbi konfliktin Gaza-Izrael. Sipas kësaja agjencie, dërgesat e ndihmave në Gazën veriore dhe qendrore po mohohen gjithnjë e më shumë nga Izraeli.

“Në gjysmën e dytë të janarit, partnerët humanitar vazhdojnë të vëzhgojnë një tendencë në rënie në përpjekjet e tyre për të hyrë në zonat veriore dhe qendrore të Gazës. Arsyet përfshijnë vonesat e tepërta për autokolonat e ndihmave humanitare para ose në pikat e kontrollit izraelit dhe aktivitetin e shtuar ushtarak në Gazën qendrore”, thuhej në një deklaratë.

Dërgesat humanitare në Gazën qendrore ishin shtyrë gjithnjë e më shumë që nga mesi i janarit për shkak të rritjes së aktivitetit ushtarak.

Ora 09:20
SHBA po shqyrton nisjen e një operacioni të fshehtë kundër Iranit

1706516314_pla.jpg

Pamje satelitore të postës ushtarake amerikane të njohur si Kulla 22 në Jordani

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë disa opsione për t’iu përgjigjur sulmit në bazën e tyre në Lindjen e Mesme, duke përfshirë mundësinë e një operacioni të fshehtë kundër Iranit.

Sipas informacioneve, sulmi, i cili mori jetën e tre ushtarëve amerikanë, “do të shkaktojë një përgjigje më vendimtare” nga Uashingtoni, i cili do të tejkalojë në shkallë çdo gjë që ka bërë që nga fillimi i konfliktit në Rripin e Gazës.

Ndër veprimet e mundshme, është operacion i fshehtë në të cilin Shtetet e Bashkuara do të godasin Iranin. Në të njëjtën kohë, Uashingtoni nuk do të shpallë pjesëmarrjen e tij në këtë fushatë, raportojnë mediat e huaja.

Sipas Bloomberg, SHBA mund të “sulmojë drejtpërdrejt zyrtarët iranianë”. Pavarësisht se çfarë bën Uashingtoni, presidenti amerikan Joe Biden do të duhet të marrë një nga vendimet më të rëndësishme të mandatit të tij, pasi kjo mund të çojë në një konfrontim të menjëhershëm midis Uashingtonit dhe Teheranit.

Zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë lëshoi ​​më parë një deklaratë nga Biden, duke thënë se më 27 janar, tre anëtarë të ushtrisë amerikane u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në një sulm me dron ndaj forcave amerikane të vendosura në Jordaninë verilindore, pranë kufirit me Sirinë.

Sipas Komandës Qendrore të Forcave të Armatosura të SHBA-së, janë plagosur 34 ushtarë, nga të cilët 8 janë larguar nga vendi.

Ora 08:29
Katër burra iranian ekzekutohen për bashkëpunim me Izraelin

1706513252_fdfd.jpg

Ushtarë izraelitë

Katër burra janë varur në Iran pasi u dënuan me vdekje për bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës izraelite në një komplot për të sabotuar një vend mbrojtës iranian. 

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia Mizan Online e Autoritetit Gjyqësor. 

Katër të pandehurit u arrestuan më 23 korrik 2022 ndërsa, sipas agjencisë, ata po përgatisnin një operacion kundër një objekti të Ministrisë së Mbrojtjes në Isfahan, një qytet i madh në Iranin qendror, në emër të Mossad.

Ora 08:25
Irani mohon përfshirjen në sulmet në Jordani

1706512996_ga.jpg

Fëmijët palestinezë duke u dhënë ushqim ushtarëve izraelitë

Irani ka mohuar përfshirjen në sulmin me dron që vrau tre anëtarë të shërbimit amerikan në Jordani. Qëndrimi i Teheranit përmbahet në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të lëshuar nga agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA. 

"Këto akuza bëhen me qëllimin politik për të përmbysur realitetin në rajon", tha zëdhënësi i ministrisë Nasser Kanaani, i cituar nga IRNA, pas një deklarate të ministrit të Jashtëm britanik, David Cameron, i cili i bëri thirrje Teheranit që të "ulë tonet".

Ora 08:21
Japonia pezullon fondet për UNRWA

1706512837_japo.jpg

Foto nga Gaza

Japonia njoftoi se po u bashkohet vendeve të tjera, duke përfshirë Italinë dhe Gjermaninë, në pezullimin e fondit për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë pasi Izraeli tha se disa punonjës të UNRWA ishin të përfshirë në sulmet e Hamasit më 7 tetor. 

Qeveria japoneze tha se ishte "jashtëzakonisht e shqetësuar për përfshirjen e supozuar të personelit të UNRWA në sulmin terrorist kundër Izraelit".

Për këtë arsye, si kundërpërgjigje, Japonia ka vendosur “të pezullojë përkohësisht financimin e UNRWA-s ndërkohë që ajo heton çështjen dhe merr masa për të adresuar akuzat”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme.

Agjencia shkarkoi disa anëtarë të stafit pas ankesës izraelite dhe premtoi një hetim të plotë, ndërsa Tel Aviv konfirmoi se do të ndalonte operacionet e organizatës në Gaza sapo të përfundojë lufta. 

Qeveria e Tokios shtoi se "do të vazhdojë të bëjë përpjekje të vazhdueshme dhe aktive diplomatike për të përmirësuar situatën humanitare në Rripin e Gazës dhe për të qetësuar situatën sa më shpejt të jetë e mundur, duke ofruar mbështetje për organizatat e tjera".

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?