Vdekja e Prigozhin, Kremlini: Nuk përjashtohet akti i qëllimshëm! Shi dronësh në Rusi, Podolyak: Lufta po spostohet

30 Gusht 2023, 07:31| Përditesimi: 30 Gusht 2023, 20:08

  • Share

Shiu i dronëve gjatë natës në Rusi, ka mbyllur përkohësisht tre aeroporte në Moskë, të cilat janë detyruar të anulojnë fluturimet. Ndërsa mbrojtja ukrainase ka rrëzuar 28 raketa dhe 15 dronë në territorin e saj. Ndërkohë Kremlini ka reaguar mbi vdekjen e Prigozhin, duke thënë se nuk përjashtohet mundësia e një akti të qëllimshëm për vrasjen e tij.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, është shprehur së fundmi se hetuesit kanë dalur në një konkluzion duke e konsideruar mundësinë që avioni, ku pasagjer ishte shefi mercenar Yevgeny Prigozhin, të jetë rrëzuar qëllimisht.

"Është e qartë se versione të ndryshme të ngjarjeve po shqyrtohen, duke përfshirë versionin, ju e dini se për çfarë po flasim, le të themi se ishte një krim i provokuar qëllimisht. Duhet të presim rezultatet e hetimit tonë rus”, u tha gazetarëve Peskov.

Ndërsa tre aeroporte ruse në Moskë, janë mbyllur dhe janë anuluar fluturimet pas sulmit masiv me dronë shpërthyes. Mbrojtja ukrainase po ashtu ka rrëzuar 28 raketa dhe 15 dronë në territorin e saj. Ndërsa iu dha lamtumira kreut të Vagner, Yevgeny Prigozhin.

Aeroportet në Rusi, jane mbyllur pas breshërisë së sulmeve me dronë shpërthyes një natë më parë. Guvernatori i Pskov Mikhail Vedernikov ka publikuar pamjet e aviacionit teksa të paktën 10 dronë bien mbi aeroporte Domodedovo, Vnukovo dhe Sheremetyevo të Moskës.  Sulmi ka dëmtuar 4 avione ushtarakë dhe 5 avionë të tjerë raportohet se janë larguar nga aeroportet. Aeroporti Pskov, jo shumë larg kufirit me Estoninë, është preku nga sulmet po gjithashtu.

Autoritetet ruse raportojnë se sulme me dronë ka pasur në 7 rajone. Nga ana tjetër Mbrojtja ajrore e Ukrainës thotë se janë rrëzuar 28 raketat ruse dhe 15 nga 16 dronët e lëshuar gjatë natës në të gjithë vendin. Presidneti Volodymyr Zelensky aktualisht hedh poshtë hipotezën e negociatave të drejtpërdrejta me Moskën, por lufta mund të përfundojë edhe brenda këtij viti nëse Rusia respekton pikat e planit të paqes të Ukrainës duke filluar me tërheqjen e trupave nga territoret e pushtuara.  Kjo është një nga deklaratat që përmban intervista e Zelensky dhënë ekskluzivisht për televizionin kombëtar portugez dhe transmetuar mbrëmjen e djeshme nga Rtp.

Në këtë dinamikë të luftës, Rusia i ka dhënë lamtumirën ish themeluesit të grupit mercenar Vagner Yevgeny Prigozhin kreu i grupit. Një funeral vetëm nga familjarët dhe miqtë në Shën Petërsburg, Prigozhin prehet në varrezat Porokhovskoye pranë babait të tij.

Pamjet e ceremonisë së varrimit e blinduar me siguri kanë bërë xhiron e botës, ndërsa është publikuar edhe varri i tij në varrezat Porokhovskoye pranë babait të tij. Varri mban një kryq druri dhe ai është mbuluar me trëndafila të kuq. Video e varrit të Prigozhin po bën xhiron e botës ku mbi të qëndron një fotografi e madhe e një kryq druri, dhe teksti në kornizë i një poezie të Iosif Brodskit me titull "Natura Morta".

Për Prigozhin nuk pati asnjë ceremoni luksose dhe as nderime ushtarake sikurse veprohet me sih ushtarakët rusë. Presidenti rus Vladimir Putin nuk ishte i pranishëm në varrimin e ish aleatit dhe ish mikut të tij Prigozhin që vdiq në rrëzimin e avionit Embraer Legacy 600 javën e kaluar në rajonin e Tverit.

Ora 16:30
Borrell: Pas vdekjes së Prigozhin, grupi Wagner së shpejti do të gjejë një tjetër zëvendësues

1690991267_eaa6ebe660532a9cdcaf3fc04d9621d9.jpg

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, gjatë një pushimi nga Këshilli joformal i Ministrave të Mbrojtjes të BE-së në Toledo, tha se ishte tepër i sigurt se së shpejti grupi Wagner do të kishte një tjeër zëvendësues pas vdekjes së Prigozhin.

Ai tha se pjesëtarët e grupit Wagner janë mercenarë të cilët do të jenë në shërbim të Putin.

"Jam i sigurt se së shpejti do të gjejnë një zëvendësues për grupin Wagner. Janë krahu i djathtë i Rusisë në Afrikë, ata janë mercenarë, në linjë me Moskën, në shërbim të Putinit”, tha Borrell.

Ora 16:20
Viktor Orban: Rizgjedhja e Trump është mënyra e vetme për të ndaluar luftën në Ukrainë

1693405106_vik.jpg

Kryeministri nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është rizgjedhja e Donald Trump.

Në një intervistë të gjerë me ish-prezantuesin e Fox News, Tucker Carlson, Orban lavdëroi politikën e jashtme të Trump, ndërsa kritikoi administratën e Joe Biden dhe qasjen e saj ndaj luftës.

Ai tha se kthimi i Trump në detyrë do të ishte “e vetmja rrugëdalje” nga konflikti dhe se çdo sugjerim se Kievi mund të fitonte luftën kundër Rusisë ishte “një gënjeshtër”, raportojnë mediat e huaja.

“Rusët janë shumë më të fortë, shumë më të shumtë se ukrainasit. Thirrni përsëri Trumpin. Trump është njeriu që mund të shpëtojë botën perëndimore. Ne e humbëm mundësinë historike për të pranuar Ukrainën në NATO”, tha Orban.

Që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022, qeveria e Orban ka mbajtur lidhje të ngushta me Moskën dhe ka kërcënuar të bllokojë sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.

Orban, aleati më i ngushtë i Vladimir Putinit në BE, ka refuzuar të lejojë transferimin e armëve perëndimore përtej kufirit të përbashkët të Hungarisë me Ukrainën dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe bisedime paqeje në konflikt, por pa thënë se çfarë do të thotë kjo për integritetin territorial të Ukrainës.

Ora 15:58
Kremlini: Rrëzimi i avionit të Prigozhin mund të jetë shkaktuar qëllimisht

1692866895_yevgenyprigozhinrusi.jpg

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shprehet se hetuesit janë duke e konsideruar mundësinë që avioni, ku pasagjer ishte shefi mercenar Yevgeny Prigozhin, të jetë rrëzuar qëllimisht.

"Është e qartë se versione të ndryshme të ngjarjeve po shqyrtohen, duke përfshirë versionin, ju e dini se për çfarë po flasim, le të themi se ishte një krim i provokuar qëllimisht. Duhet të presim rezultatet e hetimit tonë rus”, u tha gazetarëve Peskov.

Avioni privat Embraer i prodhimit brazilian në të cilin Prigozhin po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg u rrëzua më 23 gusht në veri të Moskës, duke vrarë të 10 personat në bord, mes tyre edhe kreun e grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, raportojnë mediat e huaja.

Shkaku i rrëzimit të avionit të Prigozhin është ende i paqartë, por banorët pranë vendit të ngjarjes i thanë Reuters se dëgjuan një zhurmë të fuqishme dhe më pas panë avionin i cili ishte rrëzuar.

Ora 15:50
Analisti rus: Prigozhin jeton dhe mbretëron, po planifikon hakmarrjen e tij ndaj Putinit! Kremlini gënjen për ADN-në

1692983618_bb.jpg

Një analist politik rus, Dr. Valerie Solovey, pas funeralit të Yevgeny Prigozhin në të cilën Putin nuk mori pjesë, ka pohuar se lideri i grupit Wagner jeton dhe mbretëron.

Analisti mendon pretendon se avioni që u rrëzua në Moskë javën e kaluar, mbante një person tjetër dhe jo Prigozhin, raporton Daily Mail.

Ai tha se Prigozhin po planifikon hakmarrjen e tij ndaj Putin pas vdekjes së truprojës së tij dhe shumë prej bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë.

“Prigozin është gjallë dhe planifikon të hakmerret ndaj Putinit pas vdekjes së truprojës së tij dhe shumë prej bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë. Ai është shëndosh e mirë dhe i lirë dhe kjo gjë do të zbulohet këtë vit”, tha analisti.

Solovey tha gjithashtu se ai po fshihet në një vend të huaj për sigurinë e tij dhe se lideri i fuqishëm i Kremlinit, qëndron vërtet pas rrëzimit të avionit të mërkurën e kaluar në kryeqytetin rus, duke shtuar se ende nuk dihet vendi se ku mund të jetë i fshehur.

Ai akuzon autoritetet ruse se kanë gënjyer për gjetjen e ADN-së së Prigozhinit në vendin e rrëzimit në rajonin Tver.

Theksoi se Kremlini e dinte se përpjekja e tij për të vrarë liderin Wagner kishte dështuar dhe se Prigozhin ka akses në 1.6 miliardë paund bitcoin, një fond që do ta përdorë për t’u hakmarrë ndaj Putinit.

“Nuk ka pasur asnjë shpërthim në avion. Ajo u rrëzua nga një raketë e Moskës”, tha analisti.

Ora 09:06
Autoritetet ushtarake: 2 të vdekur nga sulmi me raketa në Kiev

Dy persona humbën jetën si pasojë e sulmit me raketa në Kiev dhe një tjetër u plagos. 

Kështu ka bërë të ditur mëngjesin e sotëm kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit ukrainas, Sergei Popko.

Ora 08:39
Zelensky: Forcat ruse të largohen nga territori i Ukrainës, pastaj dialog

Volodymyr Zelensky aktualisht hedh poshtë hipotezën e negociatave të drejtpërdrejta me Moskën, por lufta mund të përfundojë edhe brenda këtij viti nëse Rusia respekton pikat e planit të paqes të Ukrainës duke filluar me tërheqjen e trupave nga territoret e pushtuara. 

Kjo është një nga deklaratat që përmban intervista e Zelensky dhënë ekskluzivisht për televizionin kombëtar portugez dhe transmetuar mbrëmjen e djeshme nga Rtp.

Ora 08:29
Sulm me dron në qytetin Pskov në Rusi, guvernatori publikon pamjet nga shpërthimi

 

Një sulm me dron ndodhi në një aeroport në qytetin veriperëndimor rus të Pskov që dëmtoi dy avionë transportues ushtarakë Ilyushin 76, sipas agjencive ruse të lajmeve.

Guvernatori rajonal i Pskov, Mikhail Vedernikov ndau pamjet e asaj që ai tha se ishte një sulm me dron në qytet.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?