Lufta/ Ushtria izraelite: Kemi rrethuar qytetin e Gazës, eliminuan 130 militantë! OKB: Sulmohen katër shkolla të kthyera në strehimore, të paktën 20 të vrarë

2 Nëntor 2023, 08:12| Përditesimi: 2 Nëntor 2023, 23:02

  • Share

Qyteti i Gazës, më i madhi në rripin bregdetar tashmë të rrethuar plotësisht nga Izraeli. Ushtria e Izraelit teksa njoftoi se ka rrethuar Qytetin e Gazës tha se deri më tani janë vrarë 130 militantë. 

Ndërkaq UNRWA thotë se një strehë e OKB-së e kthyer në shkollë është dëmtuar në Kampin e Refugjatëve Jabalia në Gaza, duke vrarë të paktën 20 persona, raporton Sky Neës.

Forcat izraelite goditën edhe një ndërtesë banimi në kampin e refugjatëve Bureij në Gaza qendrore, duke vrarë të paktën 15 persona. Kjo u raportua nga Associated Press, duke cituar një zëdhënës për mbrojtjen civile të Gazës. Banorët thanë se dhjetëra njerëz ishin të bllokuar nën rrënoja.

Sipas zëdhënësit të Forcave Mbrojtëse izraelite (IDF), nënkoloneli Avihai Adrai tha se një milici iraniane ka mbërritur në Libanin jugor dhe po ndihmon Hezbollahun në luftën kundër Izraelit. Ai po ashtu tha se milicia e Imam Huseinit është caktuar në vitet e fundit për të ofruar ndihmë në Siri, por tani "është e përfshirë në fërkime me IDF në kufirin libanez në javët e fundit dhe po merr pjesë në aktivitete sulmuese në territorin izraelit".

Prindërit e dëshpëruar të 32 fëmijëve që janë rrëmbyer dhe po mbahen peng Hamasi iu lutën mbrëmë grupit terrorist t'i lironte ata. Sipas gazetës britanike 'The Sun', në total kjo ka të bëjë me 32 emra djemsh dhe vajzash që u rrëmbyen në rrjetin e tuneleve 500 kilometra të gjatë të lëvizjes terroriste palestineze. Sipas raportimit të mediave, foshnja, Kfif Bibas është pengu më i vogël i Hamasit në rripin e Gazës, i cili për fat të mirë është bashkë me nënën, e cila ka edhe djalin tjetër Arielin vetëm katër vjeç.

Ministria e shëndetësisë së Gazës të udhëhequr nga Hamasi deklaroi se numri i njerëzve të vrarë në Gaza është rritur në 9,061. Gaza është e rrethuar dhe po përballet me sulme të vazhdueshme ajrore, detare dhe tokësore nga Izraeli, që kur Hamasi kreu sulm në Tel Aviv më 7 tetor, duke vrarë mbi 1.400 persona.

“Rreth 3,342 fëmijë janë në mesin e atyre që kanë vdekur që nga 7 tetori”, tha Hamasi.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, u bëri thirrje për 'pauzë' ndaj luftës Izraelit dhe Palestinës. Ai tha se kjo pauzë do u jepte kohë edhe më shumë të burgosurve që të dilnin nga Rripi i Gazës. 

"Unë mendoj se ne kemi nevojë për një pauzë. Një pauzë do të thotë t'i japësh kohë për t'i lënë të burgosurit të dalin", kështu tha Biden në një fushatë në Minesota.

Shkalla e tragjedisë në Gaza është "e paprecedentë". Kjo u përsërit nga Komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinez (UNRËA) Philippe Lazzarini, pasi vizitoi Rripin e Gazës për herë të parë që nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor.

"Sapo jam kthyer nga Rripi i Gazës. Është hera e parë që më lejohet të hy që nga fillimi i kësaj lufte të tmerrshme, gati katër javë më parë. Përmasat e tragjedisë janë të paprecedentë", tha ai, duke shpjeguar se kishte vizituar edhe refugjatët e zhvendosur në një nga shkollat ​​e agjencisë në Rafah.

Sipas burimeve të Hamasit të raportuara nga shtypi izraelit dhe palestinez, kishte 195 viktima të sulmeve të Izraelit në kampin e refugjatëve Jabalia. Ditët e fundit, ushtria izraelite sulmoi me bomba vendbanimin me popullsi të dendur, duke vrarë një udhëheqës të Hamasit që ndodhej atje.

Ora 22:34
Papa për luftën në Gaza: Zgjidhja ideale, 2 popuj - 2 shtete! Jerusalemi me status të veçantë

1696315529_papafrancesku.JPG

Papa Françesku

‘Çdo luftë është disfatë. Gjithçka fitohet me paqe, me dialog”. Këto janë fjalët e Papa Françeskut në një intervistë për televizionin Rai Uno ku ka folur për konfliktin mes Hamasit dhe Izraelit.

Ati i Shenjtë propozon një zgjidhje që sipas tij do t’i jepte fund konfliktit.

Ata janë dy popuj që duhet të jetojnë së bashku. Me zgjidhjen e mençur dy popuj, dy shtete. Marrëveshja e Oslos thotë dy shtete shumë të kufizuara dhe Jerusalemi me status të veçantë”. “Do të ishte fundi i shumë gjërave dhe shumë jetëve të humbura. Izraeli, Palestina, Toka e Shenjtë, Jerusalemi por edhe Ukraina na prekin sepse janë luftëra që mund të zgjidhen me mençuri dhe humanizëm”, theksoi Papa.

Nxitja për një zgjidhje me dy shtete, një zgjidhje sipas së cilës Izraeli do të bashkëjetonte me një shtet të pavarur palestinez, mbështetet edhe nga SHBA-ja.

Një zgjidhje e tillë u la në  plan të dytë që kur përpjekja e fundit e udhëhequr nga Amerika në bisedimet e paqes dështoi në vitin 2014, mes mosmarrëveshjeve për vendbanimet izraelite, lirimin e të burgosurve palestinezë dhe çështje të tjera.

Ora 22:19
Kreu i OBSH: Tmerr në Gaza, kushtet të papërshkrueshme! Spitale të mbushur, të plagosurit shtrirë në korridore

1698960210_lcimgb5f6594c81ab48779b6dc26a14b0250e.jpeg

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë apel urgjent për qasje humanitare në Gaza, duke i quajtur kushtet atje të papërshkrueshme.

Ai tha se evakuimi i detyruar i spitaleve në Rripin e Gazës po rrezikon jetën e qindra pacientëve.

“23 spitale në qytetin e Gazës dhe Gazën veriore janë urdhëruar të evakuohen dhe evakuimi i detyruar në këto rrethana do të vendosë qindra pacientë në një situatë kërcënuese për jetën”, tha shefi i OBSH-së.

“Po na mbarojnë fjalët për të përshkruar tmerrin që po shpaloset në Gaza”, tha shefi i OBSh-së.

Në një konferencë për shtyp në Gjenevë, ai përsëriti thirrjen për një pauzë humanitare në luftën midis Izraelit dhe Hamasit për të ndihmuar mijëra njerëz që janë plagosur.

 

Ora 22:16
Udhëheqësi i Hezbollahut mban fjalim të premten, Izraeli: Do t'i përgjigjemi me vepra çdo përshkallëzimi të mundshëm

Izraeli do të përgjigjet me veprime, jo me fjalë, në përgjigje të çdo përshkallëzimi nga Hezbollahu në kufirin verior, tha një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

Komentet nga Daniel Hagari vijnë pasi ushtria izraelite ka shkëmbyer zjarr me militantët e Hezbollahut gjatë disa javëve të fundit. Ushtria izraelite tha të enjten se goditi disa objektiva të Hezbollahut në Liban në përgjigje të lëshimeve nga vendi drejt Izraelit.

Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, pritet të flasë mbi luftën të premten.

Grupi lëshoi një deklaratë të enjten duke thënë se goditi një kazermë ushtarake izraelite në zonën e Fermave Shebaa me dy dronë sulmues, duke pretenduar se ata bënë "goditje shumë të drejtpërdrejta brenda kazermës". Fermat Shebaa janë territor i diskutueshëm përgjatë kufirit Izrael-Liban.

I pyetur për mundësinë e përshkallëzimit në dritën e fjalimit të Nasrallah, Hagari përsëriti se Izraeli do të përgjigjet me veprim, duke vënë në dukje se ata janë shumë të përgatitur.

Është e paqartë se çfarë mund të shpallë Nasrallah në fjalimin e së premtes, por mediat në pronësi të Hezbollahut kanë qenë të qarta në mbështetjen e tyre për Hamasin që nga 7 tetori. Vëzhguesit do të shikojnë fjalimin për shenja të një faze të re në konflikt, ose modifikime në rregullat e përcaktuara lirshëm i angazhimit që shtrihet përtej pikë-për-tat aktuale.

Në pritje të fjalimit, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha të enjten: “Mesazhi ynë për të apo për këdo tjetër është se ata po mendojnë për zgjerimin, përshkallëzimin dhe thellimin e këtij konflikti: ju nuk duhet ta bëni atë”.

Ora 21:19
Izraeli bombardon për herë të dytë kampin e refugjatëve në Jabalia, humbin jetën 20 persona

1698956476_etetetete.PNG

Izraeli ka bombarduar për herë të dytën herë radhazi kampin e refugjatëve Jabalya, në Gaza.

Bombardimet nisën të mërkurën dhe zgjatën deri të enjten në mëngjes, duke u marrë jetën 20 peronave që ishin në shkollat ​​e Kombeve të Bashkuara në Jabalya dhe kampin e refugjatëve Al Shati, ka deklarauar për CNN kreu i agjencisë kryesore të ndihmës të OKB-së që punon në enklavë.

Bombardimi i kampit të refugjatëve ka sjellë paralajmërime të shumta nga ndërkombëtarët,  të cilët e cilësojnë këtë sulm të ushtrisë izraelite si krim lufte, raporton CNN.

Ora 21:13
OKB: Dëmtohen katër shkolla që po përdoreshin si strehimore në Gazë

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) tha të enjten se katër prej shkollave të saj në Gazë, të cilat po përdoren si strehimore, janë dëmtuar në 24 orët e fundit.

Njëra nga shkollat e prekura ishte në kampin e refugjatëve Xhabalia “pas dy ditëve të bombardimeve të mëdha në këtë zonë”, tha agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA.

Shkollat e tjera të goditura ishin një në Shati dhe dy të tjera në Bureij, sipas saj.

“Në jug, dy shkolla të shndërruara në strehimore në kampin e refugjatëve Bureij u dëmtuan. Raportohet për dy të vrarë dhe 31 të plagosur”, tha ajo në një komunikatë për media.

Kampi i refugjatëve Xhabalia është më i madh në Rripin e Gazës, ku nga shpërthimi i fundit raportohet të jenë vrarë 20 njerëz dhe plagosur pesë të tjerë.

Sipas OKB-së, katër shkollat e dëmtuara janë strehë e gati 20.000 njerëzve.

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë thotë se gati 50 prej ndërtesave të saj janë prekur nga lufta prej 7 tetorit, kur Hamasi kreu sulme befasuese në Izrael, duke i vrarë mbi 1.400 njerëz dhe duke i rrëmbyer më shumë se 240 të tjerë.

Izraeli e ka bombarduar Rripin e Gazës prej atëherë, sepse synon ta “rrënojë Hamasin”, grupin militant palestinez.

OKB-ja thotë se, deri më sot, 72 punonjës të saj janë vrarë në Gazë, shpesh bashkë me familjet e veta. REL

Ora 21:10
Ushtria izraelite: Kemi përfunduar rrethimin e Gazës

1698956044_8888888888888888888888888888.JPG

Ushtria izraelite njofton se ka rrethuar qytetin e Gazës.

“Forcat tona janë në zona shumë të rëndësishme të qytetit të Gazës”, tha më herët zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

Ora 18:39
Izraeli: 130 terroristë të Hamasit janë eleminuar gjatë orëve të fundit

1697228206_gaza.jpg

Gjatë orëve të fundit janë eleminuar 130 terroristë u vranë, sipas ushtrisë izraelite. Ndër të tjera, Izraeli bën me dije se ushtarët vazhdojnë të zhvillojnë luftime të ashpra kundër terroristëve të Hamasit në Rripin e Gazës.

"Aeroplanët dhe helikopterët luftarakë kanë sulmuar disa baza ushtarake të përdorura nga zyrtarë të lartë të Hamasit si dhe me ndihmën e forcave në terren, shkatërruan me sukses logjistikën terroriste të vendosur në zonat civile dhe bazat ushtarake",- thuhet nw njoftim, transmeton La Repubblica

Ora 17:28
Kontradikta brenda shtetit të Izraelit/ Shefi i Shtabit të Izraelit premtoi furnizimin e spitaleve në Gaza me karburant, Netanyahy nuk e miraton

1698696455_Netanjahu2.jpg

Kryeministrit i Izraelit, Benjamin Netanyahu

Zyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahut, ka deklaruar se nuk ka miratuar transferimin e karburantit në spitalet e Gazës edhe nëse rezervat e fundit atje mbarojnë.

Mesa duket kjo deklaratë e zyrës së kryeministrit izraelit ishte për të përgënjeshtruar Shefin e Shtabit të Izraelit, Herzi Halevi, i cili garantoi se po punohet për furnizimin e spitaleve në Gaza me karburant.

Sipas vlerësimeve të SHBA-së, Hamasi posedon aktualisht rreth 200,000 litra benzinë në Gaza, transmeton La Repubblica.

Ora 17:01
VIDEO/ Hamas bombardon tanket izraelite

Hamasi ka publikuar një video në rrjetin social “Telegram” ku tregon disa momente teksa sulmojnë me raketa antitank, tanket izraelite, transmeton La Repubblica.

Ora 16:52
Izraeli: Do të furnizojmë spitalet në Gaza

1698940419_hyhyhyh.jpg

Shefi i Shtabit të Izraelit, Herzi Halevi është zotuar se shteti izraelit do të bëjë të pamundurën për furnizimin e spitaleve me karburant, transmeton La Repubblica.

“Ne po monitorojmë situatën në Gaza çdo ditë. Ka më shumë se një javë që na thonë se karburantet në spitale po mbarojnë dhe nuk është kështu, karburanti do të dërhohet , me mbikëqyrje, në spitale dhe ne do të bëjmë gjithçka për të garantuar se këto furnizime nuk do të shkojnë në ndihmë të Hamas",- ka deklaruar Halevi.

Ora 16:19
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve: 33 gazetarë kanë vdekur që nga fillimi i konfliktit Izrael-Hamas

1698939244_pupupupupupu.jpg

Gazetarë dhe operatorë në Gaza

Të paktën 33 gazetarë kanë humbur jetën që nga fillimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor. Këtë e raporton Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), sipas të cilit viktimat përfshijnë 28 gazetarë palestinezë, 4 izraelitë dhe 1 libanez. CPJ raporton gjithashtu se janë plagosur 8 gazetarë si dhe janë shpallur të zhdukur 9 të tjerë, transmeton La Repubblica.

Ora 16:16
Izraeli kërkon anije spitalore për të ndihmuar palestinezët e plagosur

1698938277_dedede.jpg

Anije spitalore

Ambasadori izraelit në Gjermani Ron Prosor, u ka kërkuar vendeve të huaja që të dërgojnë anije spitalore në Egjipt.

Prosor tha se ato do të përdoren për të trajtuar palestinezët e plagosur që hyjnë në Egjipt nga Rripi i Gazës.

Gjatë një interviste radiofonike, ai shtoi se shpreson që propozimi i tij të jetë marrë parasysh dhe të realizohet, raporton BBC.

Po ashtu, javën e kaluar, Franca bëri me dije se po dërgonte një anije në Mesdheun lindor për të mbështetur spitalet e Gazës.

BBC raporton se ky propozim i është shtruar dhe Italisë nga Izraeli.

Ora 15:11
Nëna palestineze së bashku me vajzën 6-vjeçare italiane largohen nga Gaza

1698934378_jsa.jpg

Pas grupit të parë të italianëve që u larguan ditën e djeshme nga Rripi i Gazës, mëngjesin e sotëm një vajzë italine 6-vjeçare dhe nëna e saj palestineze kaluan në pikën kufitare Rafah. 

Tashmë të dyja janë në Egjipt, të ndihmuar nga stafi i Ambasadës Italiane në Kajro për kthimin e tyre të mëvonshëm në Itali. Këtë e ka bërë të ditur Farnesina përmes një shënimi.

“Jam veçanërisht i lumtur për përfundimin pozitiv të rastit të kësaj vajze të vogël, e cila nesër do të mbushë 6-vjeç, dhe nënës së saj", tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani.

Ora 13:55
Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Mbi 9 mijë palestinezë të vdekur, mes tyre 3 mijë fëmijë

1698843995_huhu.jpg

Numri i njerëzve të vrarë në Gaza është rritur në 9,061, sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës të udhëhequr nga Hamasi.

“Rreth 3,342 fëmijë janë në mesin e atyre që kanë vdekur që nga 7 tetori”, tha Hamasi.

Gaza është e rrethuar dhe po përballet me sulme të vazhdueshme ajrore, detare dhe tokësore nga Izraeli, që kur Hamasi kreu sulm në Tel Aviv më 7 tetor, duke vrarë mbi 1.400 persona.

Izraeli ka bllokuar furnizimet me karburante, ujë dhe rrymë për në Gazë, ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë. Autoritetet izraelite kanë lejuar vetëm një pjesë të vogël të ndihmës për palestinezët që ka hyrë nga pikëkalimi Rafah, që lidh Gazën me Egjiptin.

Ora 11:35
Mes përpjekjeve për t’i shpëtuar luftës, rrëfimi prekës i 24-vjeçares në Gaza: Unë thjeshtë nuk dua të vdes në moshë të re

1698921300_bomb.jpg

Rrëfime prekëse vijnë nga të mbijetuarit e sulmeve në Gaza, të cilët jetojnë me frikën e vdekjes e cila mund t’ju vijë nga momenti në moment. BBC ka publikuar rrëfimin e një 24-vjeçareje e cila mes frikës së luftës dhe dëshirës për të jetuar bën thirrje për ndihmë.

Një familje prej gjashtë personash, ku Tala është e vetmja që mbështet familjen ekonomikisht, tregon se sapo nisi përshkallëzimi i situatës, frika sa vinte e rritej. Vëllai 15-vjeç, Jazid me aftësi të kufizuara mund të lëvizë vetëm me karrige me rrota. Ndërkohë spitalet në Gaza nuk kanë medikamentet që i duhen, ndërsa bombardimet vazhdojnë dhe e përkeqësojnë më shumë situatën.

“Sapo filloi përshkallëzimi, u frikësova shumë dhe krizat vazhduan të përkeqësoheshin e më shumë", tha Tala.

Tala tregoi se fitoi bursë dhe studioi në SHBA dhe Bejrut, Liban. Ajo kujdeset për familjen e saj përmes sfidave tè jetës përtej kufijve të Gazës.

“Ne po përpiqemi të mbijetojmë. Nuk jemi të sigurt se do t’ia dalim, por po përpiqemi të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbijetuar, sepse thjesht nuk dua të vdes në moshën 24 vjeçare", tha Tala, raporton BBC.

Kufiri është një vend ku fjala “fat” ka kuptime të ndryshme. Do të thotë t’i shpëtosh bombardimeve, urisë dhe mungesës së ujit. Do të thotë gjithashtu të lini pas ata që doni, të cilët nuk kanë pasaporta të huaja, ose që nuk janë aq të plagosur aq sa të meritojnë evakuimin, ose që janë bllokuar nën zjarr dhe nuk mund të arrijnë kufirin.

Numri i atyre që janë larguar, ose do të mund të largohen, është vetëm një përqindje e vogël e popullsisë së Gazës prej 2.2 milionë banorësh. Mona, ajo nuk deshi të jepte mbiemrin e saj është një shtetase australiane përmes martesës.

Ajo shkoi e vetme në kufi dhe e përhumbur nga mendimi i familjes së saj të bllokuar në Gaza. Deri në fund të ditës, Tala Ebu Nahleh e kishte të qartë se familja e saj nuk do të ishte edhe aq me fat për t'u shpëtuar sulmeve. Përmes një video mesazhi Tala shihet duke thënë se nuk dinte si të ndihej, ajo dukej shumë e lodhur.

“Nuk jam aspak e lumtur, sepse po largohem nga pjesa tjetër, vëllezërit dhe motrat e mia, e gjithë familja ime është ende këtu. Uroj që në dashtë Zoti të jenë të gjithë në një vend të sigurt, situata është e tmerrshme atje, është shumë shumë keq. Unë nuk e di nëse do t’ia dalim nesër, por shpresoj që po”, tha Tala.

Gjithsej, 400 shtetas të huaj dhe të plagosur mundën të largoheshin nga Gaza në ditën e parë të evakuimit të mërkurën.

Ora 11:20
Apeli i Papa Françeskut: Izraelitët dhe palestinezët duhet të jetojnë së bashku

1698920361_kjs.jpg

Në një intervistë me drejtorin e emisionit të lajmeve të RAI1, Gian Marco Chiocci, Papa Françesku u shpreh se çdo luftë është një disfatë dhe se gjithçka fitohet me paqe dhe me dialog.

“Çdo luftë është një disfatë. Asgjë nuk zgjidhet me luftë. Asgjë. Gjithçka fitohet me paqe dhe me dialog”, tha Papa Françesku.

Ai tha se duhet një zgjidhje e mençur mes dy shteteve dhe se janë dy popuj që duhet të jetojnë së bashku. raporton media turke Anadolu.

”izraelitët dhe palestinezët janë dy popuj që duhet të jetojnë së bashku. Me zgjidhjen e mençur dy popuj, dy shtete. Marrëveshja e Oslos thotë dy shtete shumë të kufizuara dhe Jerusalemi me status të veçantë”, shtoi Papa Françesku.

Ai theksoi se luftërave dhe konflikteve aktuale mund t’u jepet fund përmes mençurisë dhe ndjenjës së humanizmit.

“Do të ishte fundi i shumë gjërave dhe shumë jetëve të humbura. Izraeli, Palestina, Toka e Shenjtë, Jerusalemi por edhe Ukraina na prekin sepse janë luftëra që mund të zgjidhen me mençuri dhe humanizëm”, tha Papa.

Ora 10:42
Greqia 'gjithnjë e më e shqetësuar' për rritjen e vdekjeve të civilëve nga sulmet izraelite në Gaza

1698918124_lkjd.jpg

Greqia është "gjithnjë e më e shqetësuar" për rritjen e numrit të vdekjeve civile nga sulmet izraelite në Gaza.

Duke iu përgjigjur në parlament kritikave nga partitë opozitare dhe publiku lidhur me sulmet e ushtrisë izraelite ndaj civilëve dhe politikën e qeverisë greke në lidhje me konfliktin, sipas një njoftimi nga qeveria, kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se përgjigja e Izraelit duhet të marrë parasysh ligjin ndërkombëtar, veçanërisht ligjin ndërkombëtar humanitar.

Duke theksuar se qeveria që ai drejton i ka vendosur një theks të veçantë nevojës për korridore humanitare dhe pauza humanitare për të lehtësuar gjendjen e civilëve në Gaza, kryeministri Mitsotakis tha se "imazhet që po transmetohen aktualisht nga media në Gaza janë tragjike".

"Mijëra njerëz, (përfshirë) fëmijë, po humbasin jetën në sulmet që janë përshkallëzuar përtej asaj që pritet të shihet si një përgjigje e arsyeshme ndaj një sulmi ndaj Izraelit", tha Mitsotakis.

Duke shprehur qëndrimin se qeveria e tij mbetet e përkushtuar ndaj një zgjidhjeje politike të konfliktit izraelito-palestinez bazuar në parimin e zgjidhjes me dy shtete, Mitsotakis theksoi se qeveria mbështet krijimin e një shteti palestinez që nuk do të minonte stabilitetin e Izraelit, me të cilin Greqia gëzon marrëdhënie strategjike, raporton media turke Anadolu.

Ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që nga sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor.

Më shumë se 10.300 njerëz janë vrarë që atëherë në konflikt, duke përfshirë të paktën 8.796 palestinezë dhe më shumë se 1.538 izraelitë.

Përveç numrit të madh të viktimave dhe zhvendosjeve, furnizimet bazë po mbarojnë për 2,3 milionë banorët e Gazës për shkak të rrethimit të Izraelit.

Ora 10:31
Rritet në 242 numri i pengjeve të Hamasit në Gaza

1698839532_hama.jpg

Numri i pengjeve të mbajtura nga Hamasi është rritur në 242. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari

Pentagoni po përgatitet për mundësinë e shpëtimit të pengjeve amerikane në Gaza duke pozicionuar forca speciale në rajon, edhe nëse Shtëpia e Bardhë as e konfirmon dhe as nuk e mohon.

Duke parë përtej, plani që shfaqet është të shfrytëzohet sulmi barbar i Hamasit për të ndërtuar një koalicion të ngjashëm me atë kundër ISIS-it, për të çrrënjosur kërcënimin.

Ora 10:15
Turqia e gatshme të mbështesë transferimin e pacientëve nga Gaza

1698916570_turi.jpg

Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca tha se trajtimi i pacientëve me kancer në Spitalin Turko-Palestineze në Gaza, i cili duhej të ndërpriste punën si pasojë e sulmeve izraelite, do të vazhdojë dhe se janë të gatshëm të ofrojnë të gjithë mbështetjen për transferimin e pacientëve në Turqi.

Në deklaratën në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Koca theksoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë një zgjedhje midis lënies së pacientëve me vetëdije të vdesin dhe shpëtimit të jetës së tyre, raporton media turke Anadolu.

"Spitali Turko-Palestineze që vepron në Gaza është dashur të ndërpresë plotësisht punën dje si pasojë e mbarimit të karburantit dhe sulmeve të vazhdueshme të Izraelit. Pavarësisht nga të gjitha paralajmërimet dhe thirrjet tona drejtuar institucioneve përkatëse dhe komunitetit ndërkombëtar!", tha Koca.

Ai gjithashtu shtoi se: "Si Turqia, ne jemi të gatshëm të ofrojmë të gjithë mbështetjen në vazhdimin e trajtimit të pacientëve me kancer, të cilët u liruan detyrimisht nga spitali për shkak të mungesës së burimeve dhe për transferimin e pacientëve të tjerë të kujdesit intensiv pediatrik dhe të rritur në Gaza, të cilët janë në nevojë dhe konsiderohen të aftë nga pikëpamja mjekësore, në vendin tonë sa më shpejt të jetë e mundur".

Ai tha se presin që komuniteti ndërkombëtar dhe institucionet përkatëse t'i përgjigjen thirrjes së Turqisë dhe të ndërmarrin veprime sa më parë. Koca theksoi se komuniteti ndërkombëtar dhe institucionet përkatëse nuk kanë bërë përpjekje të mjaftueshme për të parandaluar sulmet në spital.

"Tani, shpëtimi i jetëve të pacientëve është detyrë e pashmangshme. E vetmja mundësi tjetër përveç shpëtimit të jetëve të pacientëve është që me vetëdije t'i lëmë pacientët të vdesin. A ka njeri që thotë 'Unë mund ta marr përgjegjësinë për këtë?'", tha Koca.

Ora 10:09
Kreu i Emirateve të Bashkuara ofron trajtim për 1 mijë fëmijë palestinezë të plagosur në spitalet e tyre

1698916135_gaga.jpg

Kreu i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Sheikh Mohamed bin Zayed Al-Nahyan, deklaroi se vendi i tij do të trajtojë rreth 1.000 fëmijë të plagosur palestinezë në spitalet e tyre.

Vendimi u njoftua gjatë një bisede telefonike midis ministrit të Jashtëm të EBA, Abdullah bin Zayed Al-Nahyan dhe presidentes së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), Mirjana Spoljaric, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve të Emiratetve WAM.

Të dy palët theksuan gjithashtu rëndësinë e ofrimit të mbështetjes dhe ndihmës mjekësore për civilët në Gaza, raporton media turke Anadolu.

Më herët të mërkurën, grupi i parë i palestinezëve të plagosur mbërriti në Egjipt për trajtimin e tyre mjekësor në spitalet në provincën veriore të Sinait pas hapjes së pikës kufitare Rafah për herë të parë pas 25 ditësh, mes luftimeve intensive në Gaza.

Ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që kur grupi palestinez Hamas filloi një ofensivë të befasishme më 7 tetor.

Më shumë se 10,300 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë të paktën 8,796 palestinezë dhe më shumë se 1,538 izraelitë. Më shumë se 22 mijë palestinezë janë plagosur në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit, rreth 70 për qind e tyre janë gra dhe fëmijë.

Ora 09:37
Deputetja izraelite e partisë së Netanyahut thirrje për spastrim etnik: Gaza duhet të fshihet nga faqja e dheut

1698914195_gaza.jpg

Galit Distel Atbaryan, anëtare e partisë qeverisëse Likud në Izrael, e udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu, tha se Gaza duhet të fshihet plotësisht nga faqja e dheut.

Atbaryan, në një deklaratë në llogarinë e saj në rrjetin social “X”, bëri thirrje për spastrim etnik të Rripit të Gazës, raporton media turke Anadolu.

Duke iu drejtuar izraelitëve, Atbaryan shkroi: Mos urreni njëri-tjetrin. Përbindëshat ju urrejnë mjaftueshëm. Urreni armikun. Urreni përbindëshat. Madje edhe grindjet më të vogla të brendshme janë humbje çmendurisht budallaqe e energjisë. Investoni këtë energji në një gjë; Për të zhdukur gjithë Gazën nga faqja e dheut. Përbindëshat nga Gaza ose do të shkojnë në gardhin jugor dhe do të përpiqen të hyjnë në territorin egjiptian, ose do të vdesin. Gaza duhet të fshihet nga faqja e dheut”.

Deputetja izraelite, e cila gjithashtu i përshkroi palestinezët në Bregun Perëndimor të pushtuar si “nazistë” dhe uroi “zjarr dhe tym” për ta, tha: “Ka nevojë për një ushtri hakmarrëse dhe mizore izraelite. Çdo gjë më pak është imorale. Është krejtësisht joetike”.

Ora 09:26
Imazhet satelitore para dhe pas bombardimeve në kampin Jambalia

1698913431_para.jpg

Imazhet e reja satelitore zbulojnë shkallën e shkatërrimit në kampin e refugjatëve Jambalia, i cili u bombardua nga Izraeli të martën dhe të mërkurën, duke vrarë të paktën 195 njerëz, sipas Hamasit.

Imazhet e publikuara nga Maxar Technologies tregojnë kampin para dhe pas sulmeve të rënda ajrore, për të cilat Izraeli tha se kishin për qëllim vrasjen e anëtarëve të lartë të organizatës terroriste në zonë.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut tha dje se bombardimet e Izraelit ndaj kampit të refugjatëve Jambalia në Rripin e Gazës “mund të përbëjnë krime lufte”.

“Duke pasur parasysh numrin e lartë të viktimave civile dhe shkallën e shkatërrimit pas sulmeve ajrore izraelite në kampin e refugjatëve Jambalia, ne shprehim frikë serioze se këto janë sulme joproporcionale që mund të përbëjnë krime lufte", shkroi UNHCR në mesazhin në Platformën X.

Izraeli bombardoi vazhdimisht kampin e refugjatëve Jambalia të martën dhe të mërkurën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në këtë zonë me popullsi të dendur dhe duke vrarë disa dhjetëra njerëz, sipas Hamasit. Izraeli shpjegoi të martën se kishte vrarë një komandant të Hamasit, Ibrahim Biari, që besohet të jetë një nga ata që janë përgjegjës për sulmin vdekjeprurës të lëvizjes islamike palestineze të 7 tetorit.

Ora 09:22
Hamasi: Të paktën 195 palestinezë të vrarë në kampin e refugjatëve në Jabalia

1698913300_hamas.jpg

Të paktën 195 palestinezë u vranë në dy seri sulmesh ajrore izraelite në kampin e refugjatëve Jabalia në Gaza midis të martës dhe të mërkurës, sipas një zyre shtypi qeveritare të drejtuar nga Hamasi.

Rreth 120 persona janë ende të zhdukur nën rrënoja dhe të paktën 777 të tjerë janë plagosur, tha zyra në një deklaratë, raportoi Guardian.

 Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se kanë vrarë Muhamed A'sarin, komandantin e flotës së raketave të drejtuara antitank të Hamasit, ndërsa të martën objektivi kishte synuar të vriste Ibrahim Biari, një komandant kyç i lidhur me Hamasin në sulm. në Izrael më 7 tetor. 

Biari së bashku me milicitë e tij, thuhet se kishte marrë kontrollin e ndërtesave civile në qytetin e Gazës. Dje zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha se sulmi ajror izraelit në kampin Jabalia mund të përbëjë një krim lufte.

Ora 09:14
Ushtria izraelite vazhdon bombardimet në veriperëndim të Gazës dhe në zona të tjera

1698912816_iz.jpg

Ushtria izraelite mëngjesin e së enjtes kreu sulme ajrore, sulme artilerie dhe sulme nga deti në zona të ndryshme të Rripit të Gazës, me fokus të veçantë në pjesën veriperëndimore të enklavës

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve "Wafa", avionët luftarakë izraelitë nisën një "seri sulmesh të ashpra ajrore" në Beit Hanoun, Beit Lahia, Jabalia dhe Al-Karama në zonën veriperëndimore të Rripit të Gazës.

Avionët luftarakë dhe artileria izraelite thuhet se kanë shënjestruar gjerësisht zonën juglindore të qytetit të Gazës. Sulmet ajrore izraelite pretendohet se do të vazhdojnë në afërsi të kampit të refugjatëve Al-Shati, lagjes Al-Nasr dhe Sheikh Radwan në qytetin e Gazës.

Artileria izraelite gjuajti dhjetëra predha në afërsi të Spitalit të Miqësisë Turko-Palestineze, i cili ishte evakuuar nga personeli mjekësor dhe pacientët për shkak të sulmeve të rënda ajrore në afërsi dhe shënjestrimit të drejtpërdrejtë, si dhe për shkak të mungesës së karburantit dhe furnizimeve mjekësore për shkak të bllokadës izraelite, raporton media turke Anadolu.

Këtë javë ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që nga sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Më shumë se 10.300 njerëz janë vrarë në konflikt, përfshirë të paktën 8.796 palestinezë dhe më shumë se 1.538 izraelitë. Përveç numrit të madh të viktimave dhe shpërnguljeve, furnizimet bazë po mbarojnë për 2.3 milionë banorët në Gaza për shkak të rrethimit izraelit.

Ora 09:11
Hamasi: Shkatërruam 2 automjete ushtarake izraelite në veri të Gazës

1698912664_papa.jpg

Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam njoftuan se shkatërruan 2 automjete ushtarake izraelite në veri të Rripi të Gazës së bllokuar, transmeton Anadolu.

Brigadat Kassam publikuan një deklaratë në lidhje me këtë çështje në faqen e saj në Telegram, raporton media turke Anadolu.

Në deklaratë thuhet se dy automjete ushtarake izraelite janë shkatërruar nga raketat antitank "Yasin-105" në veriperëndim të Gazës.

Nuk ka ende asnjë deklaratë nga Izraeli lidhur me këtë çështje.

S.S//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/11/2023 03:20

    Deputetja Atbaryan qe kerkoka /fshirjen e Gazes nga faqja e dheut/ me siguri qe ka gjetur dhe menyren per /zgjidhjen finale te problemit palestinez/!!

    Përgjigju
  • Ushtaraku: 02/11/2023 20:23

    Lufta mbaron po ka vullnet SH.B.A-ja.

    Përgjigju
  • Miri: 02/11/2023 09:50

    Hitleri e paska dit sa rrac e keqe jeni .kur sju ka shuar krejt.

    Përgjigju
  • Biden wc: 02/11/2023 08:56

    Ky plakushi i semure me alzhaimer nuk thote qe ndaloni luften kundra civileve qe po bombardohen tnerresisht nga cifutet por ka hallin te lirohen ata 200 veta qe jane mare peng kurse qe po vriten me mijera femije Palestines persite asnje nuk do tja dije . Bota perendimore po mbeshtet nje genocid kundra nje populli te pambrojtur dhe kjo eshte veretet nje tragjedi qe tregon fundin e botes se ndyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?