Selia e Partisë Demokratike

‘Lufta’ për vulën e PD-së, më 27 dhjetor në Gjykatën e Lartë zhvillohet seanca për rekursin e Rithemelimit

12 Dhjetor 2023, 09:08| Përditesimi: 12 Dhjetor 2023, 12:57

  • Share

Gjykata e Lartë pritet të shprehet për rekursin që grupimi i Rithemelimit i Sali Berishës ka depozituar për vendimin e 3 marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në shkallë te parë çështjen e logos dhe vulës së Partisë Demokratike.

Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarët, Artur Kalaja, Ervin Pule dhe Dariel Sina. Në mars të këtij viti, Gjykata e Apelit vendosi të rrëzojë vendimin e Agron Zhukrit dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese. Pas këtij vendimi, vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetën PD zyrtare.

Me unanimet të plotë trupa gjykuese e Apelit, e përbërë nga relatore Elona Mihali dhe anëtarë Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja, prishi vendimin e datës 25 mars 2022. 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI: 12/12/2023 11:03

    Kryetari FOLTORES është NON GRATA,Nuk duhet të ket PARTI deri në vdekje natyrale se politike ka cofur..! -GJL ti lër vulën PD legjitime dhe ti kthej Zyrat(SHQUP)LULIT.Ndryshe GJL del kundër SHBA..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?