Sudan

Lufta për pushtet në Sudan,mbi 185 viktima e 1800 civilë të plagosur! SHBA thirrje për armëpushim

17 Prill 2023, 22:36| Përditesimi: 17 Prill 2023, 22:39

  • Share

SUDAN- Më shumë se 185 njerëz janë vrarë dhe 1,800 civilë dhe luftëtarë janë plagosur në tre ditët e fundit në përleshjet midis forcave të dy gjeneralëve rivalë që po luftojnë për pushtet në Sudan. Lajmi është bërë me dije nga kreu i misionit të OKB-së në vend, Volker Pertes. Dy palët nuk japin asnjë shenjë se duan një ndërmjetësim për paqen, e ndërsa misionet e ndihmës humanitare në Sudan nuk mund të vazhdojnë për shkak të rrethanave të vështira.

Pak më parë Shtëpia e Bardhë bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Sudan, duke sqaruar se zyrtarët amerikanë janë në kontakt me drejtuesit ushtarakë të vendit.

“Na vjen keq për përshkallëzimin e dhunës në Khartoum dhe zona të tjera të Sudanit. Ne bëjmë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar midis Forcave të Armatosura sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë”, tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Luftime të ashpra shpërthyen të shtunën mes forcave të armatosura të udhëheqra nga Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan dhe Forcës së Mbështetjes së Shpejtë, RFS, të udhëhequr nga gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur edhe si Hemedti.

Konflikti ka nisur për shkak se palët nuk po bien dakord mbi mënyrën se si do të përfshihen në ushtri forcat paramilitare ndërsa synohet krijimi i një qeverie kalimtare. Që prej puçit ushtarak të vitit 2021, Sudanin e kanë udhëhequr gjeneralët ushtarakë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?