Levin dhe Netanyahu

Lufta/ Netanyahu do të operohet për hernie, kryeministër i përkohshëm Levin! Hamas: Negociatat për armëpushim me Izraelin shumë të largëta

31 Mars, 16:46| Përditesimi: 31 Mars, 20:45

  • Share

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t'i nënshtrohet një operacioni për hernie.

Kështu ka bërë të ditur zyra e kreut të qeverisë. Operacioni do të bëhet nën anestezi të përgjithshme dhe ministri i Drejtësisë Yariv Levin do të marrë përsipër kreun e përkohshëm të qeverisë gjatë operacionit.

Sakaqpozicionet midis Izraelit dhe Hamasit janë ende "shumë të largëta" për të arritur përparim në negociatat për një armëpushim në Gaza. Kështu ka thënë një përfaqësues i organizatës palestineze, e cila ende nuk ka vendosur të dërgojë një delegacion në bisedimet e ndërmjetësuara nga Katari dhe Egjipti.

77 palestinezë humbën jetën në 24 orët e fundit nga sulmet izraelite në Gazë, bënë të ditur autoritetet e shëndetësisë, ndërsa një delegacion izraelit mbërriti në Egjipt ku po mbahet një raund të ri bisedimesh në përpjekje për të siguruar një armëpushim me Hamasin, që ka dërguar gjithashtu përfaqësuesin e vet. Ushtria izraelite tha se vrau një militant të lartë të Xhihadit Islamik në një sulm ndaj një qendre komande në oborrin e spitalit Al-Aksa në Gazën qendrore.

Përfaqësues të grupit militant të xhihadit Islamik, aleat i Hamasit, nuk kanë reaguar mbi ngjarjen. Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë dhe mediat e Hamasit thanë se sulmi goditi disa tenda brenda spitalit Al-Aksa, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur disa të tjerë, përfshirë pesë gazetarë.

Në tendat e spitalit Al aksa në Deir al-Balah, me mijëra persona po strehohen prej muajsh pasi janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës në pjesën tjetër të territorit. Po ashtu dhe në spitale të tjera në Gaza janë strehuar shumë palestinezë të zhvendosur.

Izraeli akuzon Hamasin dhe grupet e tjera militante se operojnë në dhe përreth ndërtesave shëndetësore, ku here pas here janë zhvilluar operacione siç ishte bastisja javën e kaluar të spitalit më të madh në Gaza Al Shifa, ku sipas izraelitëve u vranë disa terroriste dhe shumë të tjerë u arrestuan.

Ora 20:28
Hamas: Negociatat për armëpushim me Izraelin shumë të largëta

 

Pozicionet midis Izraelit dhe Hamasit janë ende "shumë të largëta" për të arritur përparim në negociatat për një armëpushim në Gaza. Kështu ka thënë një përfaqësues i organizatës palestineze, e cila ende nuk ka vendosur të dërgojë një delegacion në bisedimet e ndërmjetësuara nga Katari dhe Egjipti.

Ora 17:39
Lufta në Gaza/ Hamasi nuk ka dërguar delegacion në Kajro apo Doha për negociata me Izraelin

1711819351_tryjteyjteyjrtyj.JPG

Nuk ka asnjë vendim nga Hamasi për të dërguar një delegacion në Kajro ose Doha për të rifilluar bisedimet për një armëpushim në Gaza.

Kështu tha një drejtues i organizatës palestineze, duke mohuar informacionin e qarkulluar dje për rifillimin e negociatave në Egjipt ditën e sotme.

Ndër të tjera, anëtari i grupit palestinez është shprehur se qëndrimet e Izraelit dhe Hamasit janë ende "shumë të largëta" për të arritur përparim në negociata.

Ora 17:26
Ushtria izraelite: Kemi sulmuar qendrën komanduese të Xhihadit Islamik në oborrin e spitali 'Al Aksa'

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan se kanë sulmuar një qendër komanduese të Xhihadit Islamik Palestinez në oborrin e spitalit al-Aksa në Rripin e Gazës.

Ushtria izraelite pretendon se ndërtesa e spitalit nuk u godit  dhe funksionimi i tij nuk u prek nga kjo bastisje.

"Prania e qendrës së komandimit dhe e terroristëve që operonin në oborrin e spitalit janë një provë shtesë e përdorimit sistematik të infrastrukturës humanitare dhe mjekësore nga organizatat terroriste në Rripin e Gazës si mbulesë për aktivitetet terroriste".

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?