Volodymyr Zelensky

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Ideja e Trump për heqje dorë nga territoret tona, primitive

10 Prill, 15:40| Përditesimi: 10 Prill, 16:59

  • Share

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka komentuar planin e pretenduar të paqes për ti dhënë fund luftës në Ukrainë nga ana e ish-presidentit Donald Trump.

‘Nëse marrëveshja përfshin heqjen dorë nga territoret tona, atëherë është një ide shumë primitive.’, tha Zelensky.

Gjatë intervisës për Politico, presidenti ukrainas tha se ishte gati të takonte Donald Trump për të diskutuar propozimet e tij. Por shtoi se ish-presidentit amerikan i duheshin ‘argumente të forta’.

‘Nuk kam  nevojë për një ide fantastike, kam nevojë për një ide të vërtetë sepse jetët e njerëzve janë në rrezik’.

Nga ana tjetër, ai mirëpret vizitën e Trump në Kiev.

‘Ne thamë se do të donim që Donald Trump të vinte në Ukrainë të shihte gjithçka me sytë e tij dhe të nxirrte përfundimet e tij. Në çdo rast jam i gatshëm të takohem me të dhe të diskutoj këtë çështje’, shprehet Zelensky.  

Ora 16:55
Rrëzohet helikopteri rus në Krime

Një helikopter rus Mi-27 është rrëzuar sot brigjet perëndimore e gadishullit të Krimesë.

Ministria Mbrojtjes ruse ka njoftuar se një nga helikopterët e saj sulmues Mi-24 ishte rrëzuar afër bregut perëndimor të Krimesë rreth orës 6 të mëngjesit me kohën e Moskës.

Ndërkohë që nga ana tjetër Ukraina ka reaguar duke deklaruar se nuk ka lidhje me rënien e helikopterit.

 Sipas detajeve paraprake dyshohet se helikopteri u rrëzua pas një dështimi të mosfunksionimit të pajisjeve.

Ora 16:22
Moska sulmon infrastrukturën energjetike në Odessa


Moska ka kryer një sulm natën në infrastrukturën energjetike në rajonet Odessa dhe Mykolaiv.

 Ky lajm u raportua nga Forcat e Mbrojtjes Jugore të Ukrainës, duke theksuar se Moska shënjestroi dy rajonet jugore duke lëshuar 17 dronë, 12 prej të cilëve u rrëzuan mbi rajonin e Mykolaiv,ndërsa dy të tjerë u rrëzuan mbi Odessa Oblast. 

"Ne po vlerësojmë shkallën e dëmtimit të termocentralit. Një shtëpi private dhe disa makina u dëmtuan gjithashtu," shkroi në Telegram kryebashkiaku i Odessa, Hennadii Trukhanov.

Ora 15:50
Presidenti argjentinas nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave në Kiev në luftën ndaj Rusisë

1709396760_javiermilei.JPG

Presidenti argjentinas Javier Milei nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të nidhmës ushtarake në Ukrainë për të mbështetur Kievin në luftën kundër Rusisë.

‘Është diçka për të cilën po flet ministri ynë i Mbrojtjes (Luis Petri) për të parë se për çfarë mund të bashkëpunojmë’, tha lider ultra-liberal.

Milei, i cili është i ftuar në takimin e liderëve të vendve të G7-ës që do të mbahet në Pulia të Italisë në datat 13-15 qershor, shprehu dëshirën për të takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë turnout që do të zhvillojë në Europë.

Dhe, gjithashtu zbuloi se donte të organizonte një forum në Buenos Aires në mbrojtje të lirisë së Ukrainës.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?