Lufta në Ukrainë/ Zelensky anulon vizitën në Spanjë! Biden po përgatit dërgimin e raketave Patriot në Kiev

15 Maj, 09:06| Përditesimi: 15 Maj, 16:36

  • Share

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka anuluar vizitën në Madrid të planifikuar për këtë të premte. Siç bëhet me dije, Zelensky do të takohej me mbretin Felipe VI në Shtëpinë Mbretërore dhe më pas do të hante drekë në Pallatin Mbretëror.

Pallati Zarzuela nuk sqaroi arsyet e pezullimit të vizitës, e cila supozohej të ishte vizita e dytë dypalëshe e Zelenskyt në Spanjë dhe në të cilën ai kishte planifikuar të takohej me kryeministrin.

Burime diplomatke nënvizuan se udhëtimi i presidentit ukrainas, i cili duhej të përfshinte Portugalinë, është për shkak të situatës komplekse që po kalon vendi përballë ofensivës ruse pas më shumë se dy vitesh luftë.

Ndërkohë Zelensky ka kërkuar gjithnjë e më shumë armatime nga perëndimi dhe duket se i është hapur drita jeshile nga Kongresi amerikan. Presidenti Biden dhe administrata e tij po punojnë për të dërguar një bateri tjetër raketash Patriot në Ukrainë.

Kjo është raportuar nga agjencia Bloomberg, duke cituar disa burime, sipas të cilave Shtetet e Bashkuara synojnë të dërgojnë një bateri të vetme së bashku me radarët.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?