Lufta në Ukrainë/ Sulmet ruse në Odessa dhe Kharkiv: Shtatë të vdekur, mes tyre tre fëmijë

10 Shkurt, 08:11| Përditesimi: 10 Shkurt, 09:00

  • Share

Gjatë sulmeve ruse me dron gjatë natës në Odessa dhe Kharkiv kanë mbetur të vdekur 7 persona mes tyre edhe 3 fëmijë.

Dronët rusë goditën mbrëmë qytetin jugor të Ukrainës, Odessa. Këtë e kanë bërë të ditur autoritetet lokale, duke shtuar se nga sulmi është plagosur një 44-vjeçar.

Ndërkohë, SHBA-të refuzojnë kërkesën e Putinit për fillimin e negociatave për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Lajmi në përditësim...

Ora 08:58
Zelensky emëron shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka emëruar gjeneralmajorin Anatoliy Barhilevych, në krye të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ukrainase.

Këtë post, deri më 9 shkurt e mbante Serhiy Shaptala.

Gjatë një video-adresimi më 9 shkurt, Zelensky e përshkroi Barhilevychin si “një person me përvojë që kupton detyrat e kësaj lufte dhe objektivat e Ukrainës”.

Ai tha se ky emërim është bërë me rekomandim të komandantit të ri të përgjithshëm të ushtrisë ukrainas, Oleksandr Syrskiy.

Syrskiy u zgjodh të drejtojë ushtrinë ukrainase të enjten. Ai deklaroi më 9 shkurt se shteti duhet të ndryshojë dhe përmirësojë metodat e tij të luftës nëse dëshiron të mposhtë forcat pushtuese ruse.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?