Lufta në Ukrainë/ Sulm me dron në termocentralin e Zaporizhias! Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike: Rrezik për një aksident të rëndë bërthamor

8 Prill, 08:11| Përditesimi: 8 Prill, 19:21

  • Share

Një sulm i ri me dron në termocentralin e Ukrainës në Zaporizhia ka rritur rrezikun e një "aksidenti të madh bërthamor", ka paralajmëruar mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së. Rusia tha se Ukraina qëndronte pas sulmit, i cili tha se plagosi tre persona. Ukraina ka mohuar përfshirjen.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) thotë se strukturat kryesore të kontrollit të reaktorëve të termocentralit ukrainas Zaporizhzhia pësuan të paktën tre sulme.

Kreu i IAEA Rafael Grossi tha se sulmi i së dielës me dron ishte "i pamatur" dhe "një përshkallëzim i madh i rreziqeve të sigurisë bërthamore" me të cilat përballet uzina. Ai bëri thirrje që sulmet në Zaporizhzhia të ndalen menjëherë.

“Sulmet e pamatura në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias rrisin ndjeshëm rrezikun e një aksidenti të rëndë bërthamor dhe duhet të ndalen menjëherë. Sulmi i djeshëm ndaj termocentralit është një shkelje e qartë të parimeve themelore për mbrojtjen e termocentralit më të madh bërthamor në Europë", shkroi ai.

Termocentrali Zaporizhia, në Ukrainën jugore, është më e madhja në Evropë.

Ora 19:17
Moska: Fatkeqësia bërthamore do të ishte faji i atyre që ndihmojnë Kievin

Ministria e Jashtme ruse ka reaguar për sulmet me dron në centralin bërthamor të Zaporizhzhias në jug të Ukrainës. Moska edhe një herë bën me faj perëndimin dhe Kievin për rrezikun e një fatkeqësie bërthamore që rrezikohet të ndodh.

‘Me veprimet e saj kriminale, Ukraina, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe satelitët e saj perëndimorë, në thelb tregon se ka hyrë në rrugën e terrorit bërthamor’, thuhet në shënimin e ministrisë së Jashtme ruse.

Sakaq, nuk ka lënë pa fajësuar perëndimin për furnizimin me armë të Kievit, por edhe me furnizimin me informacione që ‘mbështesin’ krimet e Ukrainës.

Nga ana tjetër, ministria e Jashtme ruse thotë se po bën gjithçka të mundshme për sigurinë e termocentralit të Zaporizhzhias.

‘Ne synojmë të identifikojmë dhe ndjekim penalisht ata që janë përgjegjës për sulmet ndaj objekteve bërthamore ruse.’

Ora 14:55
Kiev/Rusët godasin sërish Zaporizhian

“Rusët kanë goditur sërish fabrikën industriale në Zaporizhia ”: kjo është akuza e bërë nga kreu i rajonit Ivan Fedorov në Telegram.

Më tej Fedorov ka thëmë se sulmi rus ka shkaktuar 6 të plagosur.

Sipas gazetës Guardian në termocentralin bërthamor të kontrolluar nga Rusia, një tjetër dron u rrëzua në çatinë e reaktorit numër 6.

"Sot një dron kamikaz është rrëzuar mbi kompleksin. Ai ra në çatinë e Njësisë 6", thanë operatorët, duke shtuar se reaktori nr. 6 është aktualisht i fikur.

Ora 11:02
Rusi, evakuohen 10 mijë të mitur nga rajoni i Belgorodit

Guvernatori i rajonit të Belgorodit të Rusisë, Viaceslav Gladkov, pretendon se deri më tani rreth 10,000 të mitur janë evakuuar nga rajoni në kufi me Ukrainën drejt zonave të tjera të Rusisë.

Kjo është raportuar nga agjencia Interfax . Në javët e fundit, autoritetet ruse kanë akuzuar trupat ukrainase për bastisje në rajonin e Belgorodit, ku thuhet se disa njerëz humbën jetën.

Më 19 mars, Gladkov tha se autoritetet lokale kishin vendosur të evakuonin 9,000 të mitur nga rajoni.

Ora 10:52
Financial Times zbulon taktikën e Moskës: Po sulmon termocentralet më pak të mbrojtura

1712566563_ukraine.JPG

Foto ilustruese 

Rusia ka ndryshuar taktikën në sulmet e saj ndaj infrastrukturave energjetike në Ukrainë, duke përdorur raketa precize për të shkatërruar termocentralet në rajone më pak të mbrojtura se Kievi.

Disa prej tyre nuk mund të riparohen plotësisht në kohë për dimrin e ardhshëm, shkruan Financial Times duke cituar zyrtarë ukrainas. Sipas zyrtarëve, dëmi i shkaktuar nga Moska është më i rëndë krahasuar me ato të shkaktuara në dimrin e 2022-2023.

Qëllimi i dukshëm aktual është që të çojnë termocentralet jashtë funksionit përgjithmonë. Rusia ka shënjestruar shtatë centrale energjike nga data 22 deri më 29 mars, të gjitha në rajone të ndryshme nga ato të kryeqytetit i cili ka disa nga mbrojtjet ajrore më të mira në vend.

Raketat e Moskës kanë goditur gjithashtu edhe dy hidrocentrale, shton FT.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?