Lufta në Ukrainë shkakton krizë ndërkombëtare, çmimi i energjisë rrit inflacionin në Spanjë, niveli më i lartë në 37 vite! Gjermania paralajmëron qytetarët: Do jemi më të varfër

31 Mars 2022, 16:52| Përditesimi: 31 Mars 2022, 16:54

  • Share

Lufta në Ukrainë ka krijuar një krizë ndërkombëtare ku rritja e çmimeve dhe goditjet që po marrin ekonomitë e vendeve janë të mëdha. Pjesë e vendeve të goditura është edhe Gjermania, që është dhe vendi me ekonominë më të fuqishme në Europë.

Ministri gjerman i ekonomisë Robert Habeck ka paralajmëruar qytetarët gjermanë se efektet e luftës në Ukrainë do të ndikojnë në ekonominë e tyre duke i bërë ata më të varfër, por shton se ky çmim është tepër i vogël krahasuar me atë që po përjeton Ukraina.

“Nuk është e mundur që kjo të përfundojë pa kosto për shoqërinë gjermane, është e paimagjinueshme. Besoj se ne jemi gati të paguajmë këtë çmim që është mjaft i vogël në krahasim me vuajtjet në Ukrainë. Ne jemi një parti lufte, një parti lufte ekonomike. Ne po paguajmë një çmim të lartë, një çmim që nuk është i krahasueshëm me çmimin që po paguajnë ukrainasit. Ata po vdesin, po zhvendosen, po bombardohen, ne kemi një inflacion të lartë”, tha ai.

Edhe Spanja ka shfaqur shenjat e krizën dhe rritjes së çmimeve për shkak të luftës në Ukrainë. Inflacioni atje ka arritur në nivelin më të lartë në 37 vitet e fundit. Më 30 mars inflacioni ishte 9.8 % në panjë nga 7.6 % që ishte në shkurt, ndërsa kjo ka ndodhur për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Kjo është një shifër e keqe që prek ekonominë tonë, veçmas grupet më të ndjeshme për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë”, tha Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.

E gjithë bota po përballe me çmime të larta të energjisë, rritje të çmimit të naftës dhe të mallrave të shportës për shkak të luftës në Ukrainë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?