Shkatërrime nga lufta në Ukrainë

Lufta në Ukrainë/ SHBA akuzon Rusinë për përdorimin e armëve kimike, Moska e mohon

2 Maj, 08:47| Përditesimi: 2 Maj, 08:50

  • Share

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Rusinë se ka përdorur armë kimike në luftën ndaj Ukrainës, konkretisht përdorimin e agjentit kimik kloropicrinë, në kundërshtim me Konventën e Armëve Kimike.

Sipas një deklarate të Departamentit të Shtetit, Rusia po përdor agjentët e kontrollit të trazirave si një ‘metodë lufte në Ukrainë, në kundërshtim me konventën’.

Ndërkohë Rusia i është përgjigjur kësaj deklarate duke e cilësuar si ‘të neveritshme dhe të pabaza’.

Kështu raporton ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov. Sakaq, duke komentuar sanksionet ndaj Rusisë të shpallura nga SHBA, ai shton: 'Është sikur Uashingtoni nuk e kupton se Rusia dhe rusët nuk mund të frikësohen nga vendimet e tyre’.

Ai akuzon SHBA për frikësimin e partnerëve rusë dhe për shënjestrimin e kompanive kombëtare të teknologjisë së lartë, transportit dhe të energjisë, me synim eliminimin e konkurrencës nga tregu.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?