Qeveria ruse ka ndarë mbi 970 milionë rubla (17 milionë dollarë) për shpërndarjen e flamujve dhe simboleve kombëtare në mijëra shkolla rurale, si pjesë e presionit për një edukim më 'patriotik' ndërkohë që pushtimi i Ukrainës është duke u zhvilluar, raporton Moscow Times.
Flamujt e rinj do të dërgohen në 11,000 shkolla rurale të 31 nga 85 entitetet që përbëjnë Federatën Ruse. Shkollat e tjera do t'i marrin ato deri në vitin 2024, tha sot qeveria.
Në prill, ministri i arsimit Sergei Kravtsov kishte njoftuar tashmë se duke filluar nga 1 shtatori, kur fillon viti i ri shkollor, çdo të hënë nxënësit do të marrin pjesë në ngritjen e flamurit duke kënduar himnin kombëtar.
Ceremonia i ngjan recitimit të betimit të besnikërisë ndaj flamurit amerikan të recituar në shkollat e Shteteve të Bashkuara. Moscow Times vëren se një shumë e tillë është caktuar për flamuj, pavarësisht faktit se 5,500 shkolla rurale nuk kanë higjienike.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Von der Leyen viziton Kievin: Ukraina është në rrugën e duhur për anëtarësimin në BE-së! Zelensky: Duhet një paketë e shtatë sanksionesh kundër Rusisë
G.MO/ReportTv.al