Përplasja Moskë-Kiev/ Refugjatët afganë në Shëngjin: Kemi frikë se konflikti do të na vonojë vizat drejt SHBA! E ndiejmë dhimbjen e ukrainasve

8 Mars 2022, 12:23| Përditesimi: 8 Mars 2022, 13:29

  • Share

LEZHË- Të vendosur prej shtatorit të vitit që lamë pas në zonën turistike të Shëngjinit, refugjatët Afgan janë në panik dhe të frikësuar nga lufta në Ukrainë. Ata thonë se konflikti Rusi-Ukrainë po trazon të gjithë botën dhe i druhen faktit se diçka e tillë do t'ju sjell vonesa në pajisjen me viza me qëllim që të largohen sa më parë nga Shqipëria, ashtu siç iu është premtuar.

"Prej 6 muajsh jam larguar nga vendlindja, që nga momenti që Talebanët morën kryeqytetin, e Afganistanit, Kabulin. Ndihemi shumë mirë këtu në Shëngjin, por problemi ynë është se sa kohë do të marrin procedurat për të përfituar vizën për në Kanada, pasi lufta po e bllokon lëvizjen. Ky konflikt mes Ukrainës dhe Rusisë do të ndikojë shumë, siç po ndikon në situatën në të gjithë botën. Ndihem shumë keq për refugjatët që po presin të largohen për në vende te tjera pasi kjo i bën procedurat edhe më të gjata se sa normalisht dhe e paralizon ketë gjë", tha një prej tyre.

"U benë 7 muaj që jam këtu në Shqipëri dhe ndihem shumë mirë që jam këtu. Jemi larguar në momentet e para që kryeqyteti ynë u mor nën sundim të Talebanëve, por e ardhmja jonë nuk është këtu në Shqipëri. Qëllimi ynë është të largohemi nga SHBA, por lufta në Ukrainë ka frikësuar shumë. Ky konflikt po sjell probleme në të gjithë boten dhe sigurisht që dhe procedurat që ne të pajisemi me vizë do të zgjasin", tha një tjetër.

"Jam shumë i nevrikosur më luftën në Ukrainë pasi siç e dimë dhe e kemi parë dhe vetë lufta është shume e rrezikshme, për të gjithë njerëzit në të gjithë boten. Kam parë fëmijë dhe familje që u vranë nga ushtria Ruse dhe kjo është mundësia më e mirë për t'ju thënë ju dhe gjithë botes që lufta vret gra, fëmijë dhe burra", u shpreh afgani i strehuar në vendin tonë.

"Unë jam prej 7 muajsh i vendosur në Shqipëri dhe ndihem mjaft mire. Shqiptaret janë njerëz miqësor dhe në e falënderojmë dhe qeverinë shqiptare. Kam pare lajmet mbi luftën në Ukrainë dhe dua të them që në ikëm nga lufta dhe nuk ka asnjë të mire nga lufta. I kam shumë të freskëta kujtimet që kemi përjetuar në Kabul. Janë vrarë pa mëshire gra e fëmijë, e po ashtu ne që u larguam kemi shpëtuar për mrekulli. Na vjen shume keq për Ukrainasit dhe ne e ndjejmë dhimbjen e tyre jemi me ta . Unë akoma kam babin mamanë dhe vëllanë në Afganistan dhe shpresoj të largohen sa me shpejt nga aty", tha një tjetër.

Refugjatët afgan i kanë ende të freskëta kujtimet e luftës në vendin e tyre dhe mendojnë se përplasjet mes Ukrainës e Rusisë mund të zgjasin për një kohë të gjatë.

"Ne e kemi provuar në vendin tonë dhe lufta është një fenomen shumë i keq. Në Ukrainë po ndodh e njëjta situatë si në Afganistan. Rusia dhe Ukraina janë përplasur shumë keq me njëra-tjetrën dhe mund të them që do të jetë një proces dhe një periudhë shumë e vështirë" , u shpreh qytetari afgan.

Në fillim të muajit shtator të vitit që lamë pas në zonën turistike të Shëngjinit u strehuan përkohësisht rreth 2 mijë shtetas afganë të cilët u larguan për t'i shpëtuar luftës në vendin e tyre. Sipas të dhënave zyrtare deri tani janë larguar nga Shëngjini rreth 500 refugjatë, pasi kanë përfituar vizë dhe shkuar në shtete të tjera e të tjerë janë në pritje për t'u larguar.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 08/03/2022 12:35

    Kta kane hallin e vet o lla

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?