Lufta në Ukrainë, Rama: Thelbësore që mos ta shohim si video-lojë, por si katastrofë që duhet ta shmangim

26 Shtator 2023, 09:34| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 10:21

  • Share

  

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë takimit të ministrave të Ekonomisë së BE-së dhe Ballkanit në Tiranë, në kuadër të Procesit të Berlinit tha se sot lufta në Ukrainë është në dyert tona. Kreu i qeverisë u shpreh se nuk duhet ta shohim si një video-lojë, por si katastrofë.

‘Dua të citoj pa leje mikun e dashur francez që kemi këtu, që dje më kujtoi diçka thelbësore që nuk duhet të harrohet por mbështetet në shembuj, si ai franko-gjerman. Më tha se gjyshërit e tij e kanë parë me sytë e tyre dhe pikërisht nga pamjet e tmerrshme, nga kujtesat e tmerrshme nga ajo që lufta nënkuptoi për Francën e Gjermaninë, Franca vendosi ti shtrijë dorën e bashkëpunimit Gjermanisë, ishte gjest i guximshëm në atë kohë, kjo i hapi rrugës Evropës që kemi. Sot që lufta është në dyert tona, në Ukrainë, është e rëndësishme mos ta shohim luftën si video-lojë, por si katastrofë që duhet ta shmangim me çdo mjet, kudo, në çdo lloj forme, edhe përmes konflikteve më të vogla që nga historia e rajonit mjafton për të ndezur një luftë Ballkanike, por edhe një luftë evropiane e botërore. ‘- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Forumi i biznesit, Rama: Presim mbështetje me vepra nga BE! Lufta në Ukrainë, jo lojë, të kemi kujdes Kosovën! KE: Plani i investimeve, do zhvillojë Ballkanin Perëndimor


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?