Lufta në Ukrainë/ Presidenti kinez i paraqet Scholz-it “katër parimet” për paqen! Zelenskyy thirrje aleatëve: Dëshmoni për Ukrainën unitetin që treguat për Izraelin

16 Prill, 12:37| Përditesimi: 16 Prill, 16:44

  • Share

“Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë” Kështu tha presidenti amerikan Joe Biden në mesazhin e tij një minutë e gjysmë, me rastin e takimit dypalësh me kryeministrin e Republikës Çeke Petr Fiala.

Ndërsa samiti midis kancelarit gjerman Scholz dhe presidentit kinez Xi Jinping po zhvillohet në Pekin, Televizioni kinez njoftoi se Xi i prezantoi homologut të tij gjerman katër pikat e planit për paqen në Ukrainë: duke i dhënë përparësi ruajtjes së paqes dhe stabilitetit mbi "fitimet egoiste".

Plani ka të bëjë me synimin për të shmangur hedhjen e benzinës zjarrit për të krijuar kushte për të rivendosur paqen dhe për të ndaluar përshkallëzimin e tensioneve. Së fundi, reduktimi i mëtejshëm i "ndikimit negativ në ekonominë botërore".

Ndërkohë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u bëri të hënën thirrje aleatëve që të shfaqin të njëjtin "unitet" ndaj Ukrainës siç bënë ndaj Izraelit kur penguan sulmet ajrore iraniane ndaj Izraelit gjatë fundjavës.
“Duke mbrojtur Izraelin, bota e lirë ka treguar se një unitet i tillë jo vetëm që është i mundur, por është 100 për qind efektiv”, tha Presidenti Zelenskyy.

Ndiqni lajmet në zhvillim

 

Ora 16:41
 Zelensky nënshkruan ligjin për mobilizimin e ushtrisë

 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nënshkruar një projektligj për mobilizimin e ushtrisë, i cili ka si qëllim që të rishikojë rregullat për mobilizimin e ushtrisë.

Ligji, pritet të hyjë në fuqi një muaj pasi ai është publikuar.

Sipas tij burrat duhet që të përditësojnë patjetër të dhënat e tyre ushtarake me autoritetet, ndërsa pritet që të ketë një rritje page për të gjithë ata që dalin vullnetarë për t'u regjistruar.

Më tej në ligj thuhet se do të ketë rritje dënimi për personat që i shmangen ushtrisë.

 

Ora 12:54
Zelensky kritikon aleatët: Izraeli ka aleatë në 'qiell', ne kemi aleatë në letër

Presidenti ukrainas Voldymyr Zelensky ka debatuar me aleatët e tij duke krahasuar efikasitetin e armëve kundërajrore të vendosura në mbrojtje të Izraelit me mungesën e raketave në Kiev.

“Është vërtet një demonstrim i asaj që janë aleatët, jo në letër, por në qiell”, tha Zelensky, duke shtuar se Ukraina mbron qiejt e vetme.

“Aleatët i japin Ukrainës armë dhe mbrojtje, por "ne kemi mungesë. Unë do t'ju jap një shembull shumë të thjeshtë: në termocentralin Trypilska ne shkatërruam 7 raketat e para ruse, por 4 i shkatërruam, sepse ne kemi shteruar të gjitha raketat që mbronin termocentralin", shton ai.

Ora 12:50
Ministri i jashtëm britanik: Vendosja e avionëve perëndimor për të mbrojtur Ukrainën do të çonte në përshkallëzim

 

Ministri i jashtëm britanik David Cameron tha për radio LBC se vendosja  e avionëve luftarakë perëndimorë për të mbrojtur Ukrainën nga sulmet me raketa do të çonte në një "përshkallëzim të rrezikshëm".

Më tej ai shtoi se Forcat Ajrore Mbretërore kanë rrëzuar "një numër dronësh" mbi hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë.

Megjithëse ata nuk mund të mbrojnë hapësirën ajrore të Ukrainës në të njëjtën mënyrë si në Lindjen e Mesme. "E vetmja gjë" që duhet shmangur është "përfshirja e drejtpërdrejtë në luftime e trupave të NATO-s me trupat ruse".

 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?