Sergei Shoigu dhe Vladimir Putin

Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO

12 Maj, 16:45| Përditesimi: 12 Maj, 22:31

  • Share

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar një ndryshim shumë të rëndësishëm në qeveri.

Andrei Belousov do të zëvendësojë Sergei Shoigu si ministër i Mbrojtjes, ndërsa Sergei Lavrov do të mbetet në detyrë si ministër i Jashtëm.

Shoigu është emëruar nga presidenti Putin në një tjetër detyrë të rëndësishme Sipas mediave të huaja, ai është emëruar si sekretar i Këshillit të Sigurimit Rus, post që më parë mbahej nga Nikolai Patrushev, i cili pritet të ngarkohet me një tjetër detyrë nga lideri rus.

“Sulmi brutal terrorist i sotëm i regjimit të Kievit kundër lagjeve paqësore të Belgorod shkaktoi dhjetëra viktima. Ai u krye me përdorimin e armëve të furnizuara nga vendet e NATO-s”,- ka denoncuar misioni i Rusisë, në OSBE përmes një mesazhi në platformën “Telegram”.

“Ne i bëjmë thirrje udhëheqjes së OSBE-së, para së gjithash Presidencës aktuale të Maltës, që të denoncojë aktin kriminal sa më ashpër që të jetë e mundur, është e papranueshme të injorohen në mënyrë flagrante viktimat civile mes rusëve, qoftë në Belgorod, Donbass apo gjetkë”,-thuhet ndër të tjera në mesazh.

Lajmi në përditësim...

 

Ora 21:48
U shkarkua si ministër i Mbrojtjes, ja çfarë e emëroi Putin të besuarin e tij

1715543443_yuioty8ot78ot7o.JPG

Vladimir Putin dhe Serghei Shoigu

Serghei Shoigu, i cili u shkarkua ditën e sotme si ministër i Mbrojtjes i Rusisë, është emëruar nga presidenti Vladimir Putin në një tjetër detyrë të rëndësishme

Sipas mediave të huaja, ai është emëruar si sekretar i Këshillit të Sigurimit Rus, post që më parë mbahej nga Nikolai Patrushev, i cili pritet të ngarkohet me një tjetër detyrë nga lideri rus.

Ora 21:38
Putin ndryshime në qeveri, shkarkon ministrin e Mbrojtjes

1715542727_y8ot7tt8.JPG

Sergei Shoigu dhe Vladimir Putin 

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar një ndryshim shumë të rëndësishëm në qeveri.

Andrei Belousov do të zëvendësojë Sergei Shoigu si ministër i Mbrojtjes, ndërsa Sergei Lavrov do të mbetet në detyrë si ministër i Jashtëm.

Ora 16:51
Guvernatori i Belgorodit: Dy të vdekur dhe 19 të plagosur nga sulmi i Ukrainës

1715525588_qwd.JPG

Vyacheslav Gladkov

Dy persona të vdekur janë nxjerrë nga rrënojat, po punohet për zbardhjen e identitetit të tyre.

Kjo është ajo çfarë ka shkruar guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, në një mesazh në platformën “Telegram”, pas shembjes së një ndërtese 10-katëshe, e cila sipas autoriteteve ruse është goditur nga një raketë ukrainase.

"Dimë që ka njerëz nën rrënoja. Ekipet e shpëtimit po bëjnë gjithçka që munden për të shpëtuar jetën e tyre”,- shtoi ai.

Sulmi plagosi të paktën 19 persona, duke përfshirë 2 fëmijë.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?