Lufta/ Bien raketa në territorin e Bjellorusisë, Minsku akuzon Ukrainën, Moska thërret ambasadorin e tyre në shenjë proteste! Shpërthime të fuqishme në Kiev

29 Dhjetor 2022, 07:50| Përditesimi: 29 Dhjetor 2022, 21:02

  • Share

UKRAINË- Gati 60 raketa ruse kanë goditur mëngjesin e sotëm zona të ndryshme të Ukrainës. Kievi u zgjua ditën e sotme me bombardime në hapësirën ajrore në disa zona ndërsa shtuan se mbrojtja kundërajrore po funksionon.

Por duket se arena e luftës nuk është vetëm Ukraina. Një raketë e hedhur në territorin e Bjellorusisë ka nxitur edhe me tepër tensionet. Minsku ka akuzuar drejtpërdrejt Ukrainën për sulmin e ndërsa në korrelacion me ta dhe në shenjë proteste, Moska ka thirrur ambasadorin e Bjellorusisë për bisedime, si shenjë paralajmëruese për pragun e një konflikti të pashmangshëm nëse nuk merren masa.

Sa u përket negociatave, Kremlini këmbëngul se nuk do të ketë paqe pa rajonet e aneksuara ndërsa ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ritheksoi sërish se nuk do të negociojë kurrë në bazë të “formulës së Zelensky-t”.

Rusët kanë intensifikuar granatimet e Khersonit, duke detyruar shumë banorë të largohen. Pothuajse 90 për qind e banorëve të qytetit Bakhmut në rajonin Donetskut , ose më shumë se 70,000 njerëz, janë larguar nga zona, ndërsa 8,700 njerëz vazhdojnë të jetojnë nën bombardime, tha kryebashkiaku Bakhmut Oleksii Reva.

Lajmi do të përditësohet... 

Ora 21:16
Burgim të përjetshëm për sabotuesit e Rusisë, Putin nënshkruan ligjin, shton nene në Kodin Penal

1672321971_Putin.png

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që dënon deri në burgim të përjetshëm ata që kryejnë, organizojnë, financojnë ose promovojnë aktivitete sabotuese.

Ligji shton tre nene të reja në Kodin Penal: “Nxitja e veprimtarive sabotuese”, “Trajnimi për kryerjen e veprimtarive sabotuese” dhe “Organizimi i komunitetit sabotues dhe pjesëmarrja në të”.

Sipas Vasily Piskarev , kryetar i Komitetit të Sigurisë së Dumës midis autorëve të ligjit, nevoja për ndryshime të tilla është për shkak të një rritje të numrit të sabotimeve.

Ora 20:30
Ukraina rrëzoi 54 nga 69 raketa lundrimi të lëshuara nga Rusia, 2 civilë të vrarë dhe 12 të plagosur

Mbrojtja kundërajrore e Ukrainës ka rrëzuar 54 nga 69 raketat e lundrimit të lëshuara nga rusët këtë mëngjes. Lajmi është bërë i ditur nga komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, Valeriy Zaluzhny .

"Këtë mëngjes sulmuesi gjuajti raketa lundrimi ajror dhe detar, raketa të drejtuara kundër avionëve dhe raketa S -300 tokë- ajër në infrastrukturën energjetike të vendit tonë. Sipas të dhënave paraprake, gjithsej 69 raketa forcat dhe asetet e mbrojtjes ukrainase shkatërruan 54 raketat e lundrimit të armikut ”, tha ai.

Ndërkohë, lajmërohet se dy civilë u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën në Ukrainë gjatë sulmeve të djeshme ruse.

Ora 20:09
Raketa ukrainase ra në territorin e Bjellorusisë, Minsk thërret ambasadorin në Kiev

1671979507_Screenshot7.jpg

Qeveria bjelloruse ka thirrur ambasadorin ukrainas në Minsk për të protestuar kundër raketës që ra në tokën bjelloruse. Raketa, e lëshuar nga një sistem i mbrojtjes kundërajrore S-300 dhe "e ardhur nga territori ukrainas" nuk shkaktoi asnjë viktimë.

"Ne i kemi kërkuar Ukrainës që të kryejë një hetim të thelluar për të gjitha rrethanat që lidhen me lëshimin e raketës," shpjeguan burime të ministrisë së jashtme të cituara nga Guardian .

Raketa ukrainase që ra në Bjellorusi u rrëzua nga njësia e mbrojtjes së Minskut rreth orës 10:00 me orën lokale të Bjellorusisë. Pjesët e raketës u gjetën në një fushë të kultivuar në afërsi të fshatit Gorbakha, rrethi Ivanovo, rajoni i Brest.

"Të nxjerrim përgjegjësit para drejtësisë dhe të marrim masa gjithëpërfshirëse për të parandaluar që incidente të ngjashme të përsëriten në të ardhmen, të cilat mund të çojnë në pasoja katastrofike për të gjithë”, deklaroi Ministria e Jashtme

Ora 14:51
Rusi/ Putin njofton ndërtimin e katër nëndetëseve bërthamore

Rusia do të ndërtojë edhe katër nëndetëse të reja bërthamore që do të garantojnë sigurinë për dekadat e ardhshme. Kështu deklaroi presidenti Vladimir Putin, i cili mori pjesë, nëpërmjet video-lidhjes, në ceremoninë e ngritjes së flamurit të anijeve të reja në marinë dhe nëndetëses bërthamore "Generalissimo".

"Dëshiroj të vërej se katër nëndetëse të tjera të këtij lloji do të ndërtohen sipas programit aktual të riarmatimit shtetëror. Kjo do të sigurojë sigurinë e Rusisë për dekadat e ardhshme. Nëndetëset 'Generalissimo Suvorov' dhe 'Perandori Alexander III' janë të afta të mbajnë 16 raketa balistike ndërkontinentale Bulava. ", tha Putin.

Ora 14:27
Minsku: Një raketë kundërajrore ukrainase ra sot në Bjellorusi

Një raketë e lëshuar nga një sistem raketor ukrainas S-300 ra në territorin e Bjellorusisë midis orës 10 dhe 11 të ditës së sotme. Këtë e ka bërë të ditur agjencia bjelloruse Belta, duke deklaruar se mësohet nga autoritetet lokale. Presidenti Aleksandër Lukashenko u informua menjëherë për incidentin, sipas Belta.

Me udhëzimet e tij, një ekip punonjësish të Komitetit Hetimor dhe Ministrisë së Mbrojtjes po merren me hetimin e shkaqeve të rënies. Sipas informacionit të parë në dispozicion, raketa fluturoi në territorin bjellorusi në një mënyrë të ngjashme me atë që ra në Poloni, shkoi në rrugën e gabuar ose u rrëzua nga mbrojtja ajrore bjelloruse. Ministria e Mbrojtjes e Minskut tha se raketa nuk shkaktoi viktima.

Ora 11:25
Mbi 100 raketa ruse goditën sot Ukrainën, Kievi: Pas sulmit, 40% e banorëve në kryeqytet pa energji elektrike

Si pasojë e sulmit të ndodhur ditën e sotme në Ukrainë, ku mbi 100 raketa sulmuan vendin, në Kiev, 40 % e banorëve nuk kanë akses në energjinë elektrike.

“40% e konsumatorëve në kryeqytet janë pa energji elektrike pas sulmit me raketa, për shkak të masave të nevojshme të sigurisë të marra nga teknikët e energjisë elektrike gjatë sulmit ajror. Tani teknikët e energjisë elektrike po punojnë për të rikthyer energjinë” Rusi. Këtë e bën të ditur kryetari i bashkisë së qytetit Vitali Klitschko përmes Telegramit.

Ora 10:41
Mbi 100 raketa ruse goditën sot Ukrainën, shpërthime në Kiev! Lviv, Kharkiv dhe Odessa mbesin pa energji elektrike

Një sulm masiv me mbi 100 raketa ruse ndodhi mëngjesin e sotëm në Ukrainë. Shpërthime janë raportuar në shumë qytete nga guvernatorët dhe kryetarët e bashkive, përveç Kievit edhe në Lviv (në perëndim të Ukrainës), i cili është larg vijës së frontit, shpërthimet raportohen edhe në Kharkiv, (në lindje), Odessa (në jug), Sumy (në verilindje).

Autoritetet kanë njoftuar ndërprerje  të energjisë elektrike në rajonet Odessa , Dnipropetrovsk dhe Kryvyi Rih, konkretisht në qytetet Lviv, Kharkiv, Odessa.

Ora 08:32
Mbi 100 raketa ruse godasin Ukrainën, shpërthime në Kiev

Shpërthime në disa lagje të Kievit po raportohen minutat e fundit nga banorët e kryeqytetit, sipas mediave ukrainase.

Këshilltari presidencial Oleksiy Arestovych shkroi në Facebook se mbi 100 raketa po arrinin në disa valë. Administrata ushtarake e Kievit paralajmëroi qytetarët në Telegram se mbrojtja kundërajrore po funksionon. Guvernatori i Zhytomyr, Vitaliy Bunechko tha se raketat ruse po “binin shi” në rajon.

Ora 08:13
Kievi vë në pikëpyetje statusin e Rusisë si anëtare e OKB-së

Kievi zyrtar ka nisur një iniciativë me të cilën vë në dyshim legjitimitetin e Rusisë si anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe e të gjitha organeve të OKB-së.

Sipas Ministrisë së Jashtme në Kiev, anëtarësia e Moskës në OKB ose në Këshillin e Sigurimit nuk është e rregulluar sipas së drejtës ndërkombëtare, njoftoi Ukrajinska Pravda. Sipas Kievit zyrtar Rusia e konsideron "gabimisht" veten anëtare të OKB-së që nga dhjetori i vitit 1991.

Sipas Kievit në kartën e OKB-së nuk figuron emri "Federata Ruse" dhe Rusia nuk ka kaluar nëpër procedurën e nevojshme të pranimit si anëtare e kësaj organizate, si p.sh. në rastin e Republikës Çeke dhe Sllovakisë pas shpërbërjes së Çekosllovakisë. Edhe ish-republikave përbërëse të Jugosllavisë u duhej të ribënin kërkesë për anëtarësim në OKB pas shpërbërjes së shtetit shumëkombësh.

Rusia e konsideron veten pasardhëse legjitime të Bashkimit Sovjetik, i cili ishte një prej anëtarëve themelues të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në dhjetor të vitit 1991, presidenti i atëhershëm rus Boris Jelcin, thjesht informoi OKB-në se Rusia, me mbështetjen e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, do të vazhdojë të jetë anëtare e OKB-së dhe e të gjitha organeve të  saj.

Këshilli i Sigurimit, organi më i fuqishëm i OKB-së, përbëhet nga 15 anëtarë. Detyra e tij është të merret me zgjidhjen e krizave globale, përmes vendosjes së sanksioneve, miratimit të aksioneve ushtarake dhe miratimit të amendamenteve të Kartës së OKB-së. Përveç Rusisë, anëtarë të përhershëm me të drejtë vetoje janë SHBA-ja, Kina, Franca dhe Britania e Madhe./DW

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatmir Gaxhi Kulluf Çafaj: 30/12/2022 16:37

    Po mir o Ukrain ti po ja rëzon të gjith raketat e gjith goditjet e Rusis po i neutralizon. Po kush ta ka bër Ukrainën përshesh Sali Bajga ? ? ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?