Lufta në Ukrainë, Majko: Vriten dy ushtarë me origjinë shqiptare! Në ceremoninë mortore u mbuluan edhe me flamurin kuq e zi

23 Tetor 2023, 11:34| Përditesimi: 23 Tetor 2023, 11:41

  • Share

Ukraina, nga sot, ka edhe dy djem, nga rradhët e diasporës shqiptare të cilët kanë rënë në luftë.Ata ishin ushtarë në ushtrinë e Ukrainës, për të cilën luftuan dhe dhanë jetën në krye të detyrës.

Ky lajm është bërë i ditur nga deputeti socialist, Pandeli Majko, i cili përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka njoftuar se dy ushtarë me origjinë shqiptare, të cilët luftuan në radhët e ushtrisë Ukrainase janë vrarë.

Dy ushtarët e rënë janë Dermentli Anatoly dhe Haydarzhy Danylo.

Anatoly nga fshati shqiptar i Karakurtit (në rajonin e Odesës), lindi më 3 shtator 1980. Ai u mobilizua në Brigadën e mekanizuar Nr.118 në rajonin e Zaporozhias dhe në 15 tetor, humbi jetën në një mision luftimi.

Ndërsa ushtari tjetër me origjinë shqiptare, u lind në një familje shqiptare në 26 janar 2002 në fshatin Georgivka (rajoni i Zaporozhias). Ai ishte fëmija i dytë në familjen e tij, e cila aktualisht, jeton ende në zonën e okupuar nga trupat ruse. Kur filloi lufta ai ishte në Poloni. Në verën e 2022, ai shkoi vullnetarisht për tu mobilizuar, por por u refuzua (për shkak të moshës). Në vitin 2023 pas ditëlindjes së 21-të ai aplikoi sërish dhe shërbeu vullnetarisht në Forcat e Armatosura të Ukrainës. Ai shërbeu në njësinë ushtarake A290 dhe dha jetën në zonën e luftimeve në fshatin Liman, pranë qytetit Kupiansk, në rajonin e Kharkivit.

Dje janë zhvilluar në qytetin e Zaporozhias ceremonistë funerale të dy djemve shqiptarë, të cilët edhe nga fotot personale duket që nuk kanë harruar origjinën e tyre.

Në ceremoninë e varrimit pranë flamurit të Ukrainës është vendosur edhe flamuri kombëtar shqiptar.

1698053456_dermentlianatoly.jpg

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?