Foto nga Ukraina

Lufta në Ukrainë, Kievi: Ofensiva ruse do të përfundojë në fillim të pranverës

31 Janar, 11:12| Përditesimi: 31 Janar, 11:16

  • Share

Ofensiva aktuale ruse në Ukrainë nuk ka bërë përparim të rëndësishëm që nga fillimi i saj në nëntorin e kaluar dhe do të përfundojë në fillim të pranverës.

Kështu deklaroi kreu i Drejtorisë së Inteligjencës Ushtarake, Kyrylo Budanov, në një intervistë që dha për një televizion kombëtar, raporton Kyiv Independent.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, trupat ruse po përpiqen të avancojnë në sektorët Kupiansk, Lyman, Bakhmut dhe Avdiivka në lindje të vendit, raporton Reuters.

Budanov pranoi se rusët kanë bërë disa përparime pranë Avdiivka, ku Moska po pëson humbje të mëdha në një përpjekje për të rrethuar qytetin e vijës së parë vetëm disa kilometra larg nga rajoni i pushtuar Donetsk.

“Por kjo nuk është ajo që ata prisnin, as nga distanca. Deri në pranverën e hershme, ofensiva (e Rusisë) do të jetë shteruar plotësisht. Ne bëjmë një lëvizje, armiku bën një lëvizje. Tani është radha e armikut. Do të përfundojë dhe pastaj do të fillojë e jona”, tha ai.

Sipas Budanov, Rusia i ka vendosur vetes synimin që të arrijë kufijtë administrativë të rajoneve Donetsk dhe Lugansk, duke arritur në lumin Chornyi Zherebets.

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 31/01/2024 11:30

    Ofensiva ruse do ket te njeten fat si ofensiva ukrainase Mjer nenat per bijt e tyre qe po shkojn per dhjam qeni Sepse paqja e kerkuar vjen vetem ne tavolin Ruset do marrin ato qe kan pushuar dhe ukrainasit do kenaqen me ato qe do ngelen dhe do u duhet nja 50 vjet qe te regullohen Po i dha akoma ndihm amerika dhe europa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?