Zëvëndëskryeministri italian Antonio Tajani

Lufta në Ukrainë/ Italia: Përjashtohet dërgimi i trupave italiane në Kiev, Tajani: Nuk duam t’i bëjmë luftë Rusisë

15 Mars, 09:57| Përditesimi: 15 Mars, 14:52

  • Share

Deklarata e presidentit francez Emmanuel Macron se mund të dërgohen trupa ushtarake në ndihmë të Ukrainës hapi mjaft debat në vendet perëndimore.

Disa prej liderëve e panë me mjaft skepticizëm diçka të tillë, ndërkohë që në vende të tjera ka filluar armatimi ushtarak dhe rritja e shpenzimeve për mbrojtjen. Por së fundmi, ka reaguar edhe zëvëndëskryeministri i Italisë dhe njëherësh ministri i Jashtëm, Antonio Tajani.

‘E përjashtoi dërgimin e trupave në Ukrainë, sepse duam paqe që të ketë një negociatë, por nuk duam t’i bëjmë luftë Rusisë. Edhe kolegu im i mbrojtjes e përsëriti, ne as që mendojmë të dërgojmë trupa për të luftuar. Ajo që duhet të bëjmë ne është të ndihmojmë Ukrainën të mbrohet’, tha Tajani.

Sakaq, në një deklaratë më të hershme, ministri i Jashtëm u shpreh se vendet e BE-së duhet të kenë një ushtri të vetën, që të krijohet ajo që ai e quajti Ushtria e BE-së. Tashmë kanë kaluar dy vite nga pushtimi rus në territorin e Ukrainës.

Tensionet së fundmi kanë qenë mjaft të larta dhe ka pasur mjaft indicie së fundmi për një përplasje të Rusië me forcat e NATO-s. Ditën e sotme do të ketë një takim të rëndësishëm të tre liderëve Olaf Scholz, Emmanuel Macron dhe Donald Tusk.

Një ditë më herët, presidenti Macron u shpreh se nëse Rusia fiton luftën, besueshmëria tek Europa do të zerohej, duke shprehur nevojën që Moska të dalë e humbur nga ky konflikt.

Në Rusi, ndërkohë kanë filluar zgjedhjet presidenciale, që pritet të përfundojnë ditën e dielë.

Vladimir Putin me gjasë do të marrë një tjetër mandat në krye të Kremlinit dhe teksa iu drejtua popullit një ditë para zgjedhjeve ai bëri thirrje për mobilizim pasi pritet një kërcënim i mundshëm, sipas tij ndaj vendit.   

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?