Lufta/ Kievi: Samiti i Paqes në Kombet e Bashkuara shkon deri në fund të shkurtit! Putin emëron Medvedev si zëvendësin e tij

26 Dhjetor 2022, 07:40| Përditesimi: 26 Dhjetor 2022, 22:58

  • Share

Qeveria e Ukrainës synon të ketë një samit paqeje në fund të shkurtit, në Kombet e Bashkuara dhe të ketë Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres si ndërmjetës të mundshëm. Presidenti rus Vladimir Putin ka emëruar ish-kryeministrin Dmitri Medvedev si zëvendës të tij.

Tre ushtarë rusë u vranë u vranë këtë të hënë kur rrënojat e një droni ukrainas u rrëzuan teksa po sulmonte një bazë ajrore në Engels, në rajonin e Saratovit, lajmi është bërë i ditur nga agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë. Ky është sulmi i dytë në bazë këtë muaj.

“Më 26 dhjetor, rreth orës 1:35 me orën e Moskës, një avion ukrainas pa pilot u rrëzua në lartësi të ulët, ndërsa po afrohej në aeroportin ushtarak Engels në rajonin e Saratovit”, tha Ministria e Mbrojtjes ruse. “Si pasojë e rënies së rrënojave të dronit, tre ushtarakë rusë nga stafi teknik që ndodheshin në aeroport u plagosën për vdekje”, ministria shtoi se pajisjet e aviacionit nuk u dëmtuan.

Rusia është gati të rihapë tubacionin e gazit Yamal për në Evropë. Kështu deklaroi në një intervistë për Tass, zëvendëskryeministri rus Alexander Novak, duke shtuar se pavarësisht luftës, tregu evropian mbetet "i hapur" për LNG-në ruse (referuar gazit rus) dhe se në 11 muajt e vitit 2022 furnizimet me gaz natyror të lëngshëm u rritën në 19.4 miliardë metra kub, një parashikim prej 21 miliardë lekësh deri në fund të vitit.

Pak orë pas fjalimit të Vladimir Putinit, i cili e përkufizon Rusinë si të gatshme për negociata, Medvedev po bën edhe një herë të dëgjohet. Rusia do të bëjë "çdo përpjekje" për të siguruar që "regjimi i Kievit të pushojë së ekzistuari". Kështu u shpreh Dmitry Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, në një fjalim të gjatë të publikuar nga “Rossiyskaya Gazeta”.

"Sot, askush përveç nesh nuk mund ta bëjë këtë. Fillimi i operacionit special ishte një vendim i vështirë, por i domosdoshëm, sepse nuk kishte të bënte vetëm me mbrojtjen e republikave vëllazërore të Donbasit, por edhe me garantimin e sigurisë dhe sovranitetit të vetë Rusisë", thekson ish-presidenti rus.

Ora 21:17
SHBA mbështet Ukrainën në luftën kundër Rusisë, Putin heq Biden nga lista e urimeve për Vitin e Ri: Jemi në armiqësi të thellë

1671524642_gdgdfg.jpg

Presidenti rus Vladimir Putin ka hequr presidentin amerikan nga lista e urimeve të tij për Vitin e Ri, duke theksuar që të dyja palët janë në armiqësi të thellë pasi SHBA mbështet Ukrainën në luftë.

“Aktualisht jemi aq të thellë në armiqësi të ndërsjellë sa që sigurisht nuk do të ketë urime”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax, Peskov nuk ka shpjeguar asgjë më tepër për vendimin e Putin në lidhje me shtetet e tjera që mbështesin Ukrainën, nëse janë apo jo pjesë e listës së tij të urimee për Vitin e Ri.

Sipas Kremlinit, presidenti rus pritet të zhvillojë bisedime me homologun e tij kinez Xi Jinping para ndryshimit të kohës.

Ora 19:28
Rusi/ Putin emëron ish-kryeministrin Medvedevin si zëvendësin e tij në komisionin ushtarak

Presidenti rus Vladimir Putin ka emëruar ish-kryeministrin Dmitri Medvedev si zëvendës të tij në komisionin ushtarak-industrial, sipas dekretit përkatës presidencial. 

Zyrtarisht, Medvedev merr postin e nënkryetarit të parë të Komisionit: ai ka të drejtën të mbajë takime të kompleksit ushtarak-industrial në emër të Putinit dhe gjithashtu ka të drejtë të krijojë grupe pune në fushat e veprimtarisë të Komisionit, të shqyrtojë çështjet në kompetencë të tij dhe të përgatisë propozime për zgjidhjen e tyre.

Medvedev tashmë është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, sërish në rolin e zëvendësit të Presidentit Putin.

 

Ora 18:32
Kievi bën thirrje për përjashtimin e Rusisë nga OKB, Ministia e Punëve të Jashtme: Hiqini statusin si anëtare e përhershme e Këshillit të SIgurimit të OKB-së

Ukraina nuk ndalet përsa i përket thirrjeve ndaj ndërkombëtarëvë duke i kërkuar kësaj herë Kombeve të Bashkuara largimin e Rusisë nga anëtarësimi.

Ukraina ka bërë thirrje për përjashtimin e Rusisë nga Kombet e Bashkuara, ku Moska mund të vërë veton ndaj çdo rezolute si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit.

"Ukraina u bën thirrje shteteve anëtare të OKB-së... që t'i heqin Federatës Ruse statusin e saj si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ta përjashtojnë atë nga OKB-ja në tërësi",  tha Ministria e Punëvë të Jashtme

Ora 16:53
Ministri i Jashtëm rus: Zelensky nuk dëshiron të bëjë kompromise për luftën, vendimi i tij 'shtyn' paqen e dy vendeve

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe "shefat e tij" nuk janë të gatshëm të bëjnë kompromise që do t'i jepnin fund luftës në Ukrainë.

Sa i përket kompromiseve, Zelensky tha gjatë vizitës së tij në SHBA se një paqe e drejtë do të thotë pa kompromise. Kjo është pikërisht linja e mendimeve dhe sugjerimeve të tij. 

“Pikërisht për këtë është e nevojshme që ata të mundin Rusinë jo vetëm në fushën e betejës, siç pretendojnë ata, por edhe duke shkaktuar një disfatë strategjike, në mënyrë që të dekurajojnë të gjithë të tjerët. Ky është thelbi i situatës aktuale. Shumica dërrmuese e vendeve në botë e shohin qartë këtë”, shtoi Lavrov.

Ora 16:36
U tejkalua konsumi i energjisë elektrike, Kiev njofton marrjen e masave emergjente

1671464084_Screenshot1.jpg

Disa rajone në Ukrainë kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të tejkalimit të kufijve të konsumit të tepërt.

Operatori i rrjetit elektrik të Ukrainës, ka njoftuar ndërprerje emergjente në disa rajone të vendit.

"Aktualisht, për shkak të tejkalimit të kufijve të konsumit, ndërprerjet emergjente kanë ndodhur në rajonet e Dnipropetrovsk, Zaporizhzhia, Kharkiv, Lviv dhe Kiev", njofton operatori.

Gjithashtu është specifikuar se janë duke u zhvilluar riparime në impiantet e dëmtuara nga sulmet ruse, por këto punime sipas operatorit,  kërkojnë shumë kohë për shkak se dëmi i shkaktuar është i madh.

Ora 16:05
Rusia: Vramë në kufi katër diversantë ukrainas

1671888247_ukr.JPG

Një grup prej katër diversantësh ukrainas u vranë në një shuarje zjarri në kufi në rajonin rus të Bryansk. Kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse.

"Katër sabotatorë që përpiqeshin të hynin në rajonin e Bryansk nga Ukraina u eliminuan në një konfrontim të armatosur më 25 dhjetor 2022," njoftoi Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse.

Në njoftim thuhet se diversantët ishin të armatosur me armë zjarri të huaja, duke përfshirë automatikë SIG. Sauer dhe municione të prodhimit gjerman, pajisje komunikimi dhe navigimi, si dhe pajisje për kryerjen e akteve të sabotimit dhe terrorizmit, duke përfshirë katër mjete shpërthyese të improvizuara të barazvlefshme në total me rreth 40 kilogramë TNT

Ora 14:42
Lufta në Ukrainë, Kievi u kërkon banorëve të Khersonit të evakuohen

Autoritetet u kanë kërkuar banorëve të Khersonit që të evakuohen pasi bombardimet ruse intensifikohen. Kështu thuhet në Telegram nga Ministria e Riintegrimit të territoreve të pushtuara përkohësisht, cituar nga Ukrinform .

“Granatimet e vazhdueshme të armikut të Khersonit të çliruar po bëhen më të shpeshta dhe në shkallë të gjerë. Situata e sigurisë ka qenë shumë e tensionuar ditët e fundit”, theksoi ministria.

Në sulmin rus në Kherson më 24 dhjetor, 16 civilë u vranë dhe 64 u plagosën.

Ora 14:39
Zelensky: Do ta kalojmë dimrin, sepse e dimë se për çfarë po luftojmë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është i bindur se ukrainasit do të mbijetojnë këtë dimër ashtu siç kanë duruar sulmet me raketa, kërcënimet bërthamore dhe shantazhet, sepse ata e dinë se për çfarë po luftojnë.

“Ne i rezistuam fillimit të luftës, duruam sulme, kërcënime, shantazhe bërthamore, terror, sulme me raketa. Do të durojmë këtë dimër. Sepse ne e dimë se për çfarë po luftojmë”, shkroi presidenti ukrainas në Telegram. Duke shtuar:

“Po kalojmë nëpër gunga drejt yjeve, duke ditur se çfarë na pret në fund të rrugës. Ne besojmë se lotët do të zëvendësohen nga gëzimi, dëshpërimi do të pasohet nga shpresa dhe vdekja do të mposhtet nga jeta".

Ora 12:24
VIDEO/ Komandanti rus rreh brutalisht me shkop ushtarët e tij: Kushdo që do të lëvizë do të qëllohet

Dhunë në mesin e ushtrisë së Rusisë. Në një video, e cila po qarkulluar në rrjete sociale pretendohet se një komandant tus po rreh brutalisht disa ushtarë, si dënim se ata janë larguar nga pozicionet e tyre.

Komandanti dëgjohej duke thënë se kushdo që do të lëvizë do të qëllohet menjëherë.

Kjo nuk është hera e parë që ushtarët rusë kanë përplasje me njëri-tjetri, pasi dhe më parë kanë qarkulluar video ku ata shihen se dhunojnë njëri-tjetrin, kanë qenë të dehur, madje ka kanë dhunuar dhe civilë.

Ora 10:27
Kievi: Moska nuk ka të drejtë të qëndrojë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Ukraina synon të kërkojë largimin e Rusisë si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Këtë e raportoi ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba, duke shpjeguar se, sipas Kievit, Moska nuk ka të drejtë të qëndrojë në Këshillin e Sigurimit dhe në përgjithësi në Kombet e Bashkuara.

"Këto çështje nuk janë diskutuar ende në publik nga udhëheqësit e shtetit dhe qeverisë, por në një nivel më të ulët, njerëzit tashmë po i bëjnë vetes pyetjen se çfarë duhet të bëhet Rusia në mënyrë që të mos përbëjë një kërcënim për paqen dhe sigurinë.”, tha kreu i diplomacisë ukrainase.

Ora 08:44
Medvedev: Qëllimi i Rusisë është shkatërrimi i regjimit të Kievit

 

Pas fjalimit të presidentit rus Vladimir Putinit, i cili e përkufizon Rusinë si të gatshme për negociata, nënkryetari i Këshillimit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev pati një deklaratë, në të cilën tha se Rusia do të bëjë çdo përpjekje për të siguruar që regjimi i Kievit të pushojë të ekzistuari.

“Rusia do të bëjë çdo përpjekje për të siguruar që regjimi i Kievit të pushojë së ekzistuari. Sot, askush përveç nesh nuk mund ta bëjë këtë. Fillimi i operacionit special ishte një vendim i vështirë, por i domosdoshëm, sepse nuk kishte të bënte vetëm me mbrojtjen e republikave vëllazërore të Donbasit, por edhe me garantimin e sigurisë dhe sovranitetit të vetë Rusisë", tha Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, në një fjalim të gjatë të publikuar nga Rossiyskaya Gazeta.

Ora 08:30
Droni ukrainas godet bazën ajrore të Rusisë, 3 ushtarakë rusë humbin jetën

Një dron ukrainas ka sulmuar bazën ajrore ruse Engels, në rajonin e Saratovit, të Rusisë. Kur pjesët e dronit po rrëzoheshin, 3 ushtarë rusë u plagosën rëndë dhe për pasojë humbën jetën. Lajmi është bërë i ditur nga agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes ruse.

 “Më 26 dhjetor, rreth orës 1:35 me orën e Moskës, një avion ukrainas pa pilot u rrëzua në lartësi të ulët, ndërsa po afrohej në aeroportin ushtarak Engels në rajonin e Saratovit. Si pasojë e rënies së rrënojave të dronit, tre ushtarakë rusë nga stafi teknik që ndodheshin në aeroport u plagosën për vdekje”, tha Ministria e Mbrojtjes ruse, e cila shtoi se pajisjet e aviacionit nuk u dëmtuan

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fukarai: 26/12/2022 19:00

    Keta Ukrainasit nese nuk duan bisedime mos te na cajne trapin pastaj jo andej e ketej se nga ajo lufte jemi katandisur per buken e gojes , edhe dhi e zgjebosur ju dhe bishtin perpjete uluni dhe gjeni nje gjuhe te perbashket por mos degjoni ameriken se do tju mar lumi o te mjere

    Përgjigju
  • Pjeter: 26/12/2022 09:06

    Tashme e kuptuan te gjithe hilene,po doli Putin me ndonje ide te uljes se tensionit,si psh bisedime me Zeleskin,del ky tjetri e behet i keqi,ose pas ketij,del Peskov,i rrimerr fjalet e Putin. Te njejten taktike perdorte Vuçiç e Daçic,Vuçic - Vulin,e tani Vuçic-Bernabiç,bejne hera heres te mirin,hera heres te keqin!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?